Erla Mëhilli: “Kjo Kryeministri, që ka pritur njerëz të - TopicsExpress



          

Erla Mëhilli: “Kjo Kryeministri, që ka pritur njerëz të mëdhenj të kësaj toke, si Xhorxh Bush e Hillary Clinton etj, e që u hap për qytetarët me 28 nëntor, duhej të rrënohej vetëm që dikush të mbushte xhepat që në ditët e para pa filluar mirë punën. Është e lehtë të rrëzosh një stemë republike, të shkulësh kangjellat, të grisesh perdet e sallës së mbledhjeve, apo të ndërrosh kolltuqet e zyrave për të mbushur xhepat. Por, si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç’procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithë kjo? Gjithçka jashtë çdo lloj procedure ligjore dhe pa transparencë, përveç përfitimit apo favoreve. Duke parë fotot që kishte publikuar kryeministri i fasadave, më erdhi në mend shprehja: “Mjerë shtëpia kush ka hyrë brenda”. Rama qimen e ndërron, por fasadat s’i harron!!”
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 21:18:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015