Estetika e Nocionit Ekonomik, paraqet: Kater Leksione nga Kriza - TopicsExpress



          

Estetika e Nocionit Ekonomik, paraqet: Kater Leksione nga Kriza Globale qe duhet te nxjerrim ne shqiptaret – nga Pol Milo vazhdim… Mbi ceshtjen e pare “Ne Shqiperi Kriza nuk prek Bursen por Konsumin” u diskutua mbi renien e konsumit. Kjo renie ndikoi ne dy drejtime, ne renien e shitjeve dhe ne rritjen e borxheve. Ky ngerc likuiditeti qe u krijua u pasqyrua direkt tek Kredite Bankare. Ceshtja II - Mesimi i Dyte 2. Ne mungese te Burses, Kriza ne Shqiperi reflektohet tek Kredite Bankare Duke qene se mungon aktiviteti i burses dhe i tregut te organizuar te shkembimeve te titujve aksionere dhe te borxhit, kete rrol e luan tregu i brendshem i kredive. Kredite jane kontratat me te shumta si ne numer dhe ne volum, perfaqesuese te detyrimeve te zakonshme dhe mjaft te perhapura. Shitblerja e kredive nuk eshte bere akoma masive, por eshte nje process ne shqyrtim. Kjo gje nuk e ka perzier me tej ngatarresen e borxheve, por gjendia aktuale e izoluar ne mardheniet Kredimarres-Kredidhenes e pasqyron mjaft mire situaten financiare. Rrolin e kredidhenesit e luajne me se shumti bankat dhe institucionet financiare aktive te kredidhenies apo dhe leasing te qerase financiare. Po te hyet ne brendesi dhe te analizohet situata e kredive, mund te merren informacione e te krijohet nje panorame e qarte mbi gjendien reale aktuale te financimeve te borxhit si publik ashtu edhe privat. Ceshtja 3 - Mesimi i Trete 3. Kriza ne Shqiperi u reflektua “pothuajse” pas 3 vjetesh Kriza vonon por nuk harron. Nga kulmi i saj ne vitin 2008, u rreflektua “pothuajse” pas 3 vjetesh ne Shqiperi. Perse them “pothuajse”? Per dy arsye: E para, pasi ne sektore dhe ne produkte te ndryshme ajo u reflektua ne kohe dhe ne permasa te ndryshme. E dyta, them “Pothuajse” pasi i referohem Shtatorit te vitit 2008. Kreditimi ne Shqiperi ka nje rritje te njetratshme pergjate viteve 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2011. Ne vitin 2012 ka nje frenim te dukshem te ketij kreditimi. Kjo u shoqerua nga ana tjeter me rritje te kredive te keqija ne vonese dhe gjithashtu rritje te borxhit publik. Rritja e borxhit publik kur frenohet konsumi ka qene gjithmone teme e debateve me te diskutuara, herazi apo edhe se fundmi. Ne postimin e publikuar para pak kohesh ”A e meriton nje qeverisje, heqjen e limitit te borxhit publik” preka ceshtjen e limitit te borxhit publik ne lidhje me mjedisin e nxehte te borxheve ne Eurozone, me rendesine e analizimit te eficiences se ketij borxhi, me trasparencen e parashikimit te rritjes ekonomike, percaktimin e PBB-se, parashikimin e papunesise, mjedisin etiko-social, shperndarjen e te ardhurave etj. vazhdon… ©Estetika e Nocionit Ekonomik
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 16:21:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015