Euro U-21 është sërish i Spanjës Futbolli spanjoll në - TopicsExpress



          

Euro U-21 është sërish i Spanjës Futbolli spanjoll në këtë moment është i një tjetër kategorie, dominon skenën europiane dhe atë botërore e jo vetëm me kombëtaren e Del Boskes por dhe më përfaqësueset e të rinjve. Kombëtarja e 21 vjecarëve është sërish kampione e Europës, pasi mbrojti titullin e fituar dy vjet më parë në Danimarkë duke fituar 4-2 ndaj Italisë në finalen e Europianit të zhvilluar në Jeruzalem. Iluzioni për të Kaltërit zgjati pak, shumë pak, Spanja është e një tjetër niveli dhe e demonstroi duke e shndërruar finalen e një Europiani në një ndeshje pa shumë histori dhe me vetëm një skuadër që dominon. Tiago Alkantara me një tregolësh u shfaq si një marsian, Isko një fenomen, por skuadra e Lopetegui nuk ndalet vetëm te këta, i ka të gjithë shumë të aftë, të përfshirë në një një lojë që e luajnë me sytë mbyllur prej shumë kohësh, ashtu si vëllezërit më të mëdhenj në Ukrainë e Poloni bënë bis në Europian, ashtu si ata mposhtën në finale Italinë, duke i shënuar katër gola. Për Italinë mbetet vetëm ngushëllimi se është në rrugën e duhur për të ngushtuar diferencat. Në një finale me skenarin e parashkruar Spanja filloi shumë shpejt të propozojë tiki-takan e saj, pasime perfekte, precize, dehës për kundërshtarin dhe një zotërim topi impresionues, pas gjashtë minutash ishin në avantazh me një goditje të Tiago Alkantaras që ishte i vetëm në zonë pas një krosi të Moratas. Gjithsesi Italia nuk u dorëzua kaq shpejt pasi një pasim i gjatë i Bianketit, peshkoi Imobilen që barazoi rezultatin në 1-1. Iluzioni i italianëve se po fillonte një ndeshje tjetrër ishte i kotë pasi Spanja u rinis si cdi të bëjë vetëm ajo. Në minutën e 31 Kaldirola nuk ja doli të eleminonte krosin e Kokes dhe Tiago Alkantara pranë tij, uli topin me gjoks për të goditur topin e golit të dytë. Pak minuta më vonë erdhi dhe penalltia paksa bujare për ndërhyrjen e Donatit ndaj Tejps. Nga pika e bardhë ishte sërish Tiago që transformoi 11 metërshin në golin e tij të tretë personal, 3-1 për Spanjën. Edhe pjesa e dytë ishte në duart e spanjollëve, italianët spatën kohë të merrnin veten pasi Montoja hyri në zonë, dribloi Rexhinin që e rrëzoi me një ndërhyrje të parregullt, sërish penalltti që këtë herë u shndërrua në gol nga Isko, talenti që e kërkojnë klubet më të mëdha të Europës. Gjithsesi për Italinë, Borini e bëri më pak të hidhur dhimbjen me golin e dytë. Të kaltërit të paktën nuk u mposhtën me diferencën e kombëtareve të mëdha në Euro 2012, por përballë Spanjës së talenteve dominuese të skenës së futbollit europian, as në Jeruzalem nuk ia dolën të realizonin një mekulli.
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 22:28:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015