Faik Konica letër Pal Lekajt! 2013-11-06 në orën - TopicsExpress



          

Faik Konica letër Pal Lekajt! 2013-11-06 në orën 12:25.MD Një titull pak i madh, e ndoshta pak i ekzagjeruar, për një provincë të vogël në skaj të botës. Mirëpo në Gjakovë qytetarët në balotazh do të vendosin nëse do ta kthejnë dinjitetin e dhunuar këto 15 vite, apo do ta ulin kokën e do të vazhdojnë të rrotullojnë qofte e qebapa në Prishtinë. E punëve të qytetit të tyre tu japin udhë harambashat.Faik Konica duke i shkruar një letër të hapur një ish miku të tij i shpjegon përse përmbajtja e kësaj letre është e ashpër. Dhe përse në fakt letrat e tij janë të ashpra. Nëse do të shkruaja me mirësjellje do të më merrej si frikë dhe mungesë guximi; nëse do të shkruaja me ironi dhe me cinizëm nuk do ta kuptonit. Prandaj rruga e vetme është që të shkruaj ashpër. Edhe 100 vjet me vonë i njëjti problem mbetet me shqiptarët. Nëse dëshiron që të të kuptojnë duhesh të shkruash sa më ashpër. Edhe sot e kësaj ditë butësia të merret për frikë. E cinizimi e ironia nuk hasin në asnjë vesh. Pra, Pal, meqë ra fjala të je një sundimtar, që përvec tjerash sigurisht se ke probleme elementare në drejtshkrim, prandaj edhe kur flet për mua ketë e bënë në formën më të lashtë të komunikimit të njerëzve, me gojë. Pal, meqë ra fjala, ndoshta pa qenë ti i vetëdijeshëm, unë po merrem shumë me Gjakovën, e me ty, jo pse ti e meriton ketë vëmendje, por pse ti aksidentalisht, sipas mendimit tim, je gjendur në një udhëkryq - e për të cilën gjë ti nuk ke njohuri. Pal, ti dhe Kosova gjendeni në të njëjtin udhëkryq. Në asnjë qytet tjetër nuk ekziston një dihotimi e tillë, sic ekziston në Gjakovë në ketë balotazh. Ti Pal dhe Mimoza e tregoni më së miri se si po shqyhet shoqëria jonë. Në njëtën anë primitivizmi dhe dhuna, ku ti Pal gjendesh si përfaqësuesi më emblematik, dhe në anën tjetër tendenca për normalitet, të cilën gjë e përfaqëson një femër pa muskuj dhe pa kallashnikova, sic është rasti me Mimozën, në ketë rast. Pra, Pal, arma jotë - po citoj tekstin e këngës që ia ke kushtuar vetës - më e forta nuk është fakulteti i mjekësisë, por është kallashnikovi dhe muskujt. Ndoshta ti nuk e mban atë personalisht në dorë, por pak ka rëndësi. Janë të tjerët rreth teje që e mbajnë atë dhe duke e mbajtur atë të mbajnë edhe ty në pushtet. Dhe duke të mbajtur ty në pushtet i ruajnë interesat e tyre. Mos u habit Pal se nuk po flasim për interesa ideoligjike, por për interesa financiare dhe atë të formës më kriminale të mundshme. Personalisht unë kam preferencat e mija edhe për qytetet e tjera, por askund kaq të thella sa për Gjakovën. Nëse do të pyetesha unë do ta zgjedhja Gazmend Muhaxherin, përpara Ali Berishës. Mirëpo, kjo preferencë e imja për Gazmendin përballë Aliut është për të tjera arsye se sa ato në Gjakovë. Për Ali Berishën madje e kam një simpati të vecant. Vazhdimisht më është dukur një kryetar modest dhe për aq sa e kanë lejuar rrethanat e tij edhe cilësor. Dallime ka edhe në mes të Shpend Ahmetit dhe Isa Mustafës. Por jo aq të thella sa në mes të Palit dhe të Mimozës. Në fakt po të isha votues i Prishtinës me hamendje do të nisesha në ditën e balotazhit drejt kutive të votimit. Nëse po ju mbetet merak pse nuk po bëj krahasime edhe në mes të dy kandidatëve, ku njëri është në PDK dhe tjetri në një subjekt tjetër, atëherë që po e them edhe një të tillë. Po të isha nga Lipjani do ta votoja Imri Ahmetin më përpara se Shukri Bujën. Dhe këtë preferencën e fundit e kam vec për një arsye: pse aq shumë është folur e përfolur për djemtë e bujajve dhe veturave të tyre të shtrenjta. Ky është dallimi. Pra në esencë jam kundër sundimtarëve. E me sundimtar nënkuptoj udhëheqës të caktuar, qoftë edhe komunal, që i mbajnë qytetarët nën sundin e tyre. Ata udhëheqës që e kombinojnë frikën dhe votën. Dhe kjo është tipike në komunën e Gjakovës. Pala e Palit ditëve të fundit është hedhur në fushatë për ta identifikuar Mimozën me Kazakstanin e Moskën a kushedi se cka tjetër do të pjellin ato mendje. Është fushatë zgjedhore dhe njerëzit mbrohen me ato mjete që i kanë në dispozicion. Është e vërtetë që Mimoza shef legal e ka Behgjet Pacollin. Sic është e vërtet se Pacolli ka biznese të tija anëkënd botës. Mirëpo cfarë lidhje ka kjo me qytetarin e zakonshëm të Gjakovës? Tek e fundit Pali hala pa dal prej derës së komunës së tij i takon katër pesë shefa që vendosin më shumë se sa ai vet. Deri sa të mbërrin në selinë e AAKsë në Prishtinë për ti dhënë llogari shefit të tij të vërtet, Ramushit, ai i ka dhënë llogari kushedi sa shefit legal të tokës dhe të nëntokës. Prandaj, Gjakovarët pas dy javësh do të përballën me dilemën më të madhe që ka hasur ndonjë komunë deri më sot. A do të votojnë civilizimin a primitivizmin? A do ta votojnë dhunën përball lirisë së tyre? A do ta votojnë për të qenë të sunduar a për të qenë të qeverisur? Përball kësaj dileme do të duhej të gjendeshin edhe të gjithë ata liderë partiak që në balotazhin në Gjakovë do të vendosnin se kujt ti jepnin përkrahje. Përball kësaj dileme do të duhej të gjendeshin edhe të gjitha ato kategori shoqërore, që dikush mund të luaj me ndjenjat e tyre edhe religjioze. Përball kësaj dileme do të duhej të gjendeshin të gjithë ata banorë të Gjakovës që kanë të drejt vote? Ata do të tregojnë në balotazh me votën e tyre nëse Gjakova do ta kthej dinjitetin e dhunuar që prej pasluftës, apo do ta ulin kokën e do të rrotullojnë qofte e qebapa anëkënd Kosovës...
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 15:08:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015