Fakulteti i Ekonomisë në UT është institucioni publik i cili - TopicsExpress



          

Fakulteti i Ekonomisë në UT është institucioni publik i cili është i rrethuar me 9-10 ndërtime pa leje. Ne jemi te tradhetuar nga Bashkia e Tiranes qe la per 1 muaj nje furgon te INU ngjitur me gardhin e qe nuk beri asgje. Ne jemi të tradhëtuar nga të gjitha qeveritë deri tani që nuk i kanë kushtuar aspak vëmendje territoreve universitare. Ne kemi 10 mijë studentë që duhet të qarkullojnë rrotull ndërtimeve pa leje për të gjetur hyrjen e fakultetit Nesër na duhet ndihma ndihma e të gjithëve që e duan fakultetin, arsimin, dhe interesin publik Nesër e në vazhdim, ne do arrijmë synimin tonë Nesër e në vazhdim, do kërkojmë të shoshiten të gjitha hapësirat ligjore dhe territori t’i takojë fakultetit, dhe i gjithë territori, nga të katër anët e tij PËR TJA DALË SË BASHKU, Ejani në protestë me një shok a shoqe me vete, Ejani në protestë me një një libër në dorë, Ejani në protestë me fleta A4 ku mund të shkruajmë mesazhe me lapustil, Ejani në protestë edhe nëse keni mbaruar fakultetit, merrni ndonjë vërtetim apo listë notash :p, Ejani në protestë edhe nëse jeni qytetar i angazhuar dhe dëshironi të protestoni ndaj ndërtimeve pa leje, Ejani në protestë që të ndërtojmë nga brenda e nga jashtë një institucion arsimor dinjitoz, dhe funksional VETEM EJANI :D ps: LIKE & SHARE
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 17:26:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015