Faruk TASHOLLI KOMEDIA ZGJEDHORE Nuk na duhen më - TopicsExpress



          

Faruk TASHOLLI KOMEDIA ZGJEDHORE Nuk na duhen më aktorët Dramaturgët, regjisorët, As krijues të komedisë Në Kosovë pas pavarësisë. Këto zgjedhje komunale Për aktorë: prognozë fatale! Po tu jepte zoti flatër - Skanë pse shkojnë më në teatër. Si na mëson vetë tradita Lind Kosova djem petrita, Hiq pa shkollë, akademi Bëjnë teatër në parti. Kush ska shkollë ka bërryla Gjen suksesin nëpër krryla, Si gjahtari në pusi E pret rastin për parti. Tash partitë janë zemërgjera Nuk të pyesin dot për vlera, Veç a çon si duhet gisht Kush me derë nuk të zë bisht. Se partia ka shumë zemra Nëpër degë e nëpër rrema, Tgjitha punët i merr n dorë Në Kosovë e ndiasporë. 2. Sa ka shkolla e gjithë bota Ne dyfish ia shkojmë me oda, Oda tvogla, oda tmëdha Veç për burra,veç për gra. Se sall burrat në këtë vend Pas traditës paskan mend, Mos ta vërejë kush këtë mur Fusin gra sa për strukturë Por jo gra që i don vendi Se bijnë burrat nga kuvendi, Gra që fjalën se kthejnë kurrë Për punë pozash, për uçkur. Mos ma hiqni nëpër mend Odën tonë atë parlament, Vatër drite – Universitet Qe se ka kund asnjë shtet. Odat tona me zemra trime Ku veç burrat bijnë vendime, Ku veç burrave u bëhet ndera Me tepsi deri te dera. Hajde tash dalim nga oda Në parti mirë na sheh bota, Ne tribunat me traktora Çohet zëri tundet dora. Burra tfortë e burra tshpresës Dalë prej odës vend i besës, Tash nuk flasin më pas shpinës I lëshojnë rrenat trup lëndinës. Fluturojnë rrenë e fjalë Nëpër qiell e nëpër valë, Naplauze shkrep lavdia: „Rroftë partia, rroftë partia!“ Me zmadhues e me bërtima Mbushet qielli bubullima, Nuk bie borë as nuk bie shi Rigojnë rrenë për mrekulli. Rrenë andej e rrenë këndej Ksh siu thotë:“Mosni hej!“ Shpreson populli me duar nbel Mos nga rrena diçka del! 3. Përpos rrenave ka dhe namë. Në mitingje sall piskamë. Skënderbeu ndal revan: „Jam nKosovë a nGazimestan?!“ Del me haz kandidati Nem votues prej së larti: „Mos më dhashi mua votë, Juve zoti ju marroftë!“ Që tu shkojnë tubimet mbarë Shtrenjtë paguhen këngëtarë, Burrat tanë në politikë - Mbulojnë rrenat me muzikë. Nga tribuna në sheshet tona Shprazen rrenë me kilotona, Ju flet goja apo zuza - Se merr vesh as Heset Quza. Kot djersitet Fadil Hysaj Shtatë herë nditë shfaqje jep Shtimja, Pa skenar, damaturgji - Nskenë të hapur pa regji. Kah rrejnë trimat ndër tribuna Hadi Shehu thotë:“E pat puna! Tkisha pasë këso diksioni Smë kish ndalë as Vashingtoni!“ Sa ikë nata në ferk të ditës Me turr trimat e opozitës, Pak më larg e qesin hapin „Njëhërë vjedhim, pastaj japim!“ Kush do tjetë nesër i zgjedhur Kush me rrena e ka dredhur, Prite zërin nga kutitë: „Rrofshin rrenat dhe partitë!“ Nuk e rrokë as mendja ime Ku do tdalin këto premtime, Veç nu bëfshin diku ngat Krejt komunat – Lazarat! (Vazhdimin do ta lexoni vitin tjeter ne zgjedhjet nacionale)
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 13:02:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015