Femrat ne horoskop Luani&Virgjeresha Luani Femer Femra e - TopicsExpress



          

Femrat ne horoskop Luani&Virgjeresha Luani Femer Femra e lindur ne kete shenje eshte luftarake por fatkeqesisht gabon nga ciltersia. Ajo karakterizohet nga nje ndjenje e lindur tek ajo, nga besimi tek njerzit dhe situatat, qe e shtyn te beje gabime te pariparueshme. Ne marrjen e mendimeve niset gjithmone nga ndjenja dhe pak nga arsyeja. Ajo eshte shume zemergjere dhe edhe pse ne thelb besnike nuk e fsheh nevojen per te vepruar gjithmone ne kohe te vet dhe nevojen qe ka per liri. Duket sikur gjithmone mendon `sidoqofte vete e kam fajin`. Veshtire qe femra e luanit te mos mbaje fjalen e dhene, pervec rasteve kur mund te kushtezohet nga rethanat; ajo eshte mbeshtetje e sigurt sepse ndjenja e detyres, qe nuk e braktis kurre, eshte thelle tek ajo. Tek femra e luanit bie ne sy ndjenja estetike, asaj i pelqejne te rrethohet nga gjera te bukura dhe te kujdeset per veten. Nga jashte mund te duket e ftohte, ne te vertete eshte e rrembyer dhe prirur te reagoje vrullshem nese ndihet e fyer ose e lenduar . Femra luan do ta dalloni menjëherë. Duket të mbretërojë dhe të jetë magnet për të gjithë burrat. Shigjeton gjithandej me dinamizmin e saj. Ju duket se është një grua misterioze. Por më misteriozja është se nuk ka asgjë misterioze. Është e kthjellët si qielli blu. Kjo grua është e vetme. Do të ndjeni se ka lindur për të mbretëruar. Prika që ka marrë nga natyra është e madhe. Është e zgjuar, tërheqëse, e mbushur me jetë dhe gëzim, por njëkohësisht bukuria dhe dashamirësia e saj i çmend meshkujt. Truri i saj dhe energjitizmi i saj nuk do të rreshtin së bëri përshtypje dhe surprizojnë. I pëlqen të rrijë me njerëz dhe ka gjithmonë përshtypjen se është nder për të tjerët që rrinë me të. Por kjo nuk do të thotë se nuk interesohet për të tjerët. Përkundrazi është shumë e përzemërt dhe miqësore dhe kënaqet nëse mund ti ndihmojë ata. Ndoshta do duhet të ngarkoheni me dhurata të shtrenjta për këtë grua, aq sa të ngjani me Tre Magjistarët. Uroj t’ua mbajë xhepi. Do të shikoni se menjëherë do të ngriheni në vlerësimin e saj. Çojeni të ndjekë një shfaqje në teatër pasi keni siguruar më parë vendet më të mira. Vendet e tjera janë per gratë e tjera , jo për luaneshën. Është shumë krenare. Mos u trembni. Po të luani me kartat e sakta do ta fitoni. Jepini përshtypjen se ajo zgjodhi qe ju të jeni i preferuari i zemrës së saj. Luksi e shoqëron gjithandej, edhe në dashuri. Do të ndjeheni mrekullueshëm kur të bëni dashuri në një kabinë luksoze anije kruaziere ndërkohë qe udhëtoni për të njohur Mesdheun. Do të harmonizoni ritmin e anijes me atë të dashurisë. Propozoheni për martesë në darkë , në kuvertën e anijes kur ta gjykoni sa më romantik ambientin. Po t’ju thotë po do të ndjeheni mrekullueshëm. Gruaja luan do t’ju ndihmojë me mendimet e saj qe të bëheni më krijues. Do të qëndrojë pranë jush qe të suksedoni profesionalisht. Por edhe ajo nuk do të lerë karieren e saj. Punët shtëpiake nuk janë për të. Do të ndihet e lirë dhe e pavarur ekonomikisht sado para të keni ju. Është dorëlëshuar; do t’ju kalojë në këtë pikë. Nevoja për luks është një arsye më tepër. Luanesha pëlqen çdo gje prej floriri, që është dhe metali i saj. Është xheloze. Vetë nuk flirton si rregull por i pëlqen të flirtohet. Jo se e kërkon, por admirimi i tonizon egon. Ju mund të mos humbni rastin për të parë këmbët e një bukurosheje, por nëse e tradhtoni do t’ju paguajë me të njëjtën monedhë. Luanesha i do fëmijët dhe do ti mesojë të vetëkontrollohen kur të nevojitet. Kujdes të mos i mësoni shpejt me luksin. Mund të jetoni të lumtur. Mund ta lini të udhëheqë ; në fund të fundit nuk është ndonjë gjë. Ka kaq shumë për t’ju dhënë! Virgjeresha, femra Deshira me e madhe: Te doni dhe t’ju duan. Gruaja virgjëreshë do t’ju bëjë për vete me trupin e saj të derdhur, me zërin e saj të paanashkalueshëm por edhe me mirësjelljen e saj. Është një grua e butë, plot me dashamirësi. Të jep përshtypjen se është fraxhile, por mirë do të ishte të mos ngeleni në këtë përshtypje. Është shumë më e fortë nga sa e pandehni. Do t’ju lodhë me shpirtin e saj praktik. Analizon dhe jep vlerësimin e saj për gjithçka. Në rast se jeni tip i lirë apo i paqëndrueshëm nuk do t’ju pëlqejë fare kjo. Ajo është e përmbajtur. Do të studiojë të gjitha mundësitë përpara se të marri një vendim. Kujdes mos vonoheni në takimet me të se i jep shumë rëndësi përpikmërisë. Kur vonoheni mos filloni justifikimet. Është e sinqertë dhe gënjeshtrat nuk i duron dot. Më mirë shfajsohuni me të vërtetën dhe me një tufë lule. Ka një mendje shumë të shkathët dhe do t’ju ndihmojë në punën tuaj profesionale me këshillat dhe shpirtin e saj praktik. Ka aftësinë të përzgjedhë saktë bashkëpuntorët tuaj . Është veçanërisht parashikuese. Virgjëresha është nga gratë që i japin rëndësi të madhe hollësisë. Prandaj nqs vendosni të lidheni me të jeni veshur mirë ,i pastër, i rruar, kolonjë dhe këpucë të llustruara. Në dashuri mund të shkoni nqs i lini të lira qëniet tuaja. Virgjëresha është një grua shumë e dashur, vetëm se do të hiqni të zezat sa t’jua zbulojë. I pëlqen të provojë gjithçka. Në dashuri do t’ju hedhi në erë. Vdes për perversitete, por nuk do qe t’ja thoni. Nuk e keni problem besoj. Mjaft ti bëni! Do t’ju jetë besnike , mjaft të dijë se dhe ju jeni. Mos u përpiqni tja hidhni. Nuk e duron kritikën. Është shtëpiake shumë e mirë. Është puntore me një dobësi për pastërtinë. Do të kujdeset për ju dhe do të gatuajë gjellët tuaja të preferuara. Virgjëresha do ti japi dashuri fëmijëve tuaj kur ju i jepni asaj. Përndryshe do të ndjejë shumë pasiguri. Gjëja e parë që do t’ju mësojë janë mënyrat e mira. Do të jetë e rreptë vetëm kur nevojitet. Fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të pastër dhe të rregullt. Për të jetuar gjatë me një virgjëreshë duhet të skontoni nga mënyrat e sjelljes dhe personaliteti juaj. Femra e Virgjëreshës është padyshim një krijesë praktike, aktive, inteligjente me gjithë këto dhunti ajo arrin me vështirësi t’i largojë nga mendja shqetësimet, dyshimet që shoqërojnë që në moshë të re. Si mashkulli, edhe ajo zakonisht e përdor gjykimin për të peshuar instiktet dhe për t’i mbajtur nën kontroll; ajo e analizon dhe e shushit gjithçka me merak dhe duke vënë në punë arsyen. Sigurisht se femra e Virgjëreshës është ambicioze por ajo ka këtë veti të posaçme – është e prirur që t’i fshehë këto ambicie sikur të jenë ndonjë minus i madh. Shpesh herë ajo shpreh fjalët “por” dhe “nëqoftëse”. Ajo në përgjithësi është një grua e sjellshme, e ekuilibruar, edhe pse paksa e ftohtë është e gatshme gjithmonë për të dhënë ndihmë dhe sa herë del nevoja. Në përgjjithësi gratë janë të hijshme dhe të pajisura me elegancë natyrale.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 09:01:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015