Fernando Alonso nuk eshte i tunduar per tiu bashkuar Red Bull - TopicsExpress



          

Fernando Alonso nuk eshte i tunduar per tiu bashkuar Red Bull sezonin e ardhshem dhe eshte plotesisht i perkushtuar ne te ardhmen e tij te Ferrari, tha menaxheri i tij Flavio Briatore. "Fernando ka nje kontrate dhe kontrata duhet respektuar," tha Briatore. Kur u pyet nese Alonso ishte tunduar per te shtyre per te kaluar te Red Bull vitin e ardhshem, Briatore u pergjigj: "Jo, nuk ka asnje lloj tundimi." "Eshte normale per nje pilot qe te kerkoje nje makine me te forte dhe skuadra duhet te punoje shume qe ti jape pilotit ate qe ai deshiron." "Alonso kurre nuk ka thene se do te largohet. Ferrari-Alonso eshte nje dyshe fituese." "Ju duhet te kujtoni se Alonso e ka humbur titullin 2 here ne garen e fundit dhe vitin e kaluar ne Brazil u perfshi edhe fati. Pas nje rrotullimi si ai i Vettel, motorri duhet te mos punoje me, por ja qe ai vazhdoi te punonte." Briatore mendon se Alonso eshte gati te perballet me nje shok skuadre me te forte nese Ferrari zevendeson Massen. "Fernando nuk ka pasur probleme per te garuar me askend. Ai eshte si Senna. Ayrton do te thoshte "vendosni ke te doni prane meje". Keshtu jane pilotet e forte." "Problemet ne vitin 2007 ndodhen per shkak se McLaren ben gjithcka per te krijuar konfuzion. Nje skuader e atij niveli duhet te dije ti menaxhoje dy pilote te forte." "Ai duhet te kete ne dispozicion nje makine qe do te kualifikohet ne dy vijat e para ne start. Ne e dinim se do te ishte e veshtire ne Hungari, ashtu sic e dinim kur ishim te Renault. Ata duhet te reagojne ne Maranello."
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 16:05:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015