Filozofia e Mësimdhënies Si specialiste e gjuhës angleze, - TopicsExpress



          

Filozofia e Mësimdhënies Si specialiste e gjuhës angleze, Erida Prifti i përket asaj rryme arsimtarësh të cilët kanë bindjen se mësimdhënia nuk është thjesht një profesion. Unë kam bindjen që mësimdhënia është art, në të cilin mësuesi, me pasionin e vet për dijen, me integritetin dhe me përgatitjen e thellë për çdo orë mësimi, arrin t’i ngrejë studentët në standarte më të larta, duke u mësuar atyre teknikat dhe rrugën drejt këtyre standardeve. Unë kam bindjen që nuk është thjesht aftësia për t’i mësuar njerëzit, por është aftësia për t’i frymëzuar njerëzit sekreti që përbën ndryshimin midis një mësuesi të zakonshëm dhe një mësuesi të shkëlqyer. Mësuesi në klasë nuk duhet të kufizohet vetëm me njohurinë mbi subjektin, të cilën studenti e gjen edhe nëpër libra, por, përveç kësaj, mësuesi duhet të ofrojë edhe atë çfarë përbën personin e tij/saj, bankën e përvojës personale, tërësinë e vlerave dhe cilësinë e karakterit të tij/saj. Unë kam bindjen që mësimdhënia e mirë ka për kusht domosdoshmërinë për të pasur një komunikim të hapur e të lirshëm midis profesorit/es dhe studentit, një marrëdhënie të bazuar në respekt të sinqertë e të ndërsjellë, duke krijuar një ambjent në klasë, në të cilin studenti nuk do të ketë ndrojë të shprehë opinione ashtu siç i mendon, të bëjë pyetje, të sqarojë paqartësira, si dhe të ofrojë nga ana e tij/saj, sa herë që të mundet, plotësime e risi në dijet në fjalë, duke u ndjerë i mirëpritur, i pranuar dhe i vlerësuar nga profesori/profesorja. Është çështje sedre profesionale dhe një interes parësor për mua që studentët e mi të kuptojnë tërësisht çfarë u shpjegoj në klasë, si dhe të jenë pjesë aktive e procesit të mësimdhënies. Unë punoj me bindjen se nuk ka asnjë gjë që është tepër e vështirë për t’u shpjeguar dhe nuk ka asnjë gjë që është tepër e vështirë për t’u kuptuar. Synimi im si akademike është që studenti ta kuptojë shpjegimin që në klasë, duke e dëgjuar prej meje, në mënyrë që në shtëpi të mos i mbetet veçse të thellojë njohuritë me ushtrime praktike dhe informacione suplementare, me të cilat studenti do të pajiset në fund të çdo ore mësimi. Unë besoj në integritet moral dhe profesional. Unë kam bindjen që është cështje dinjiteti për një arsimtar të ruajë ndershmërinë, drejtësinë në gjykim dhe vlerësimin në bazë merite. Unë mendoj që mësimdhënia dhe studimi janë aktivitete idealiste dhe jo materialiste; në këtë këndvështrim, studenti nuk duhet të vijë në në trainim thjesht për të marrë një certifikatë, por për të marrë arsimim. Unë kam bindjen që mësuesi duhet të jetë një studiues gjatë gjithë jetës së tij dhe mendoj që, nga momenti në të cilin një mësues pushon së marri informacion, apo pushon së lexuari material plus që e tejkalon detyrimin e vet të orës së mësimit, ai/ajo pushon së dhëni atë substancë të freskët, të padëgjuar më parë, të vërtetë, bashkëkohore, realisht të dobishme e të këndshme për mendjen e një studenti, që është dija e vërtetë. Unë kam bindjen që teknologjia dhe ndihma që ajo ofron në mjete për lehtësimin e punës në arsim janë thelbësore për të pasuruar studentin me dije dhe eksperiencë intelektuale. Unë besoj që mësuesi duhet të luajë një rol aktiv në përdorimin e mjeteve teknologjike në mësimdhënie, si dhe në nxitjen e studentëve për punë të pavarur dhe drejtimin e tyre tek burimet e duhura teknologjike në ndihmë të studimit. Qëllimi im në mësimdhënie është i trefishtë: t’u transmetoj studentëve njohuri të sakta, të plota, bashkëkohore e të mirëinformuara, t’u transmetoj atyre vlerat bazë të moralit e të karakterit dhe pasionin për dijen, si dhe t’i frymëzoj ata që t’i çojnë përpara këto vlera në çfarëdo profesioni të ndodhen në jetën e tyre. Ju uroj suksese në studimet tuaja. Erida Prifti
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 01:31:06 +0000

Trending Topics



ass="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Fes-te voluntari Gran Recapte 2013 Per cinquè any consecutiu,

Recently Viewed Topics




© 2015