Fitorja 2-0 me Metalurh Donetsk, në takimin e parë të turit të - TopicsExpress



          

Fitorja 2-0 me Metalurh Donetsk, në takimin e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League ka bërë jehonë edhe te UEFA. Institucioni i futbollit europian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë në sajtin e tij suksesit të nënkampionëve të Shqipërisë, që në këtë fazë të kompeticionit kishin koefiçientin më të vogël në renditjen e 58 skuadrave pjesëmarrëse. “Kukësi I përulur vazhdon të gjëmojë për Shqipërinë”: kështu titullohet shkrimi që përshkruan mbrëmjen magjike të skuadrës verilndore kundër ukrainasve të Donetsk, që kurrsesi nuk e kishin menduar që do të largoheshin nga Shqipëria me një rezultat negativ që kompromenton edhe kualifikimin. UEFA citon edhe trajnerin Armando Cungu, sipas të cilit “Kukësi po bën historinë.” Ndërsa më pas kujton se Kukësi është skuadra e vetme shqiptare që nuk ka humbur asnjë nga 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe që ka regjisturar ecurinë më të mirë në kompeticionet europiane. Në rast kualifkimi ndaj Metalurh Donetsk, ëndrra do të vijojë në fazën play-off, përballë kundërshtarëve të tillë si Tottenham Hotspur, Dynamo Kiev, apo Fiorentina. Fati I Kukësit në Europa Leagu tashmë ka pak rëndësi, sepse nënkampionët e Shqipërisë treguan se bukuria e futbollit qëndron në faktin se në përplasjet me eliminin direkt, renditja dhe koefiçientët nuk do të thonë asgjë
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 15:25:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015