Franz kafka--------- Buka dhe babai yne Mbi tavoline eshte nje - TopicsExpress



          

Franz kafka--------- Buka dhe babai yne Mbi tavoline eshte nje buke e madhe. Arrin babai yne me nje alamet thike ne dore,gati per ta ndare ne dy pjese. por megjithese thika ishte e forte dhe e mprehur mire dhe buka as shume e bute e as shume e forte, thika nuk po bente gje mbi te. Ne femijet ngritem syte, te çuditur, nga babai yne. Ai na tha: " Pse po hapni syte? A nuk eshte me e çuditeshme nje gje qe nuk behet se nje e tille qe behet?" Hajt shkoni e flini, nata eshte e gjate dhe ka mundesi qe ne fund te fundit te arrij ta pres". Ne shkuam ne krevat, por here pas here, kur na dilte gjumi, njeri nga ne ngrihej nga krevati dhe zgjaste kryet per te pare babain tone, i cili, ashtu i madh e i shendoshe siç ishte ai, me pallton e tij te gjate, mbeshtetur mire ne kemben e tij te djathte, akoma merrej me buken. Perpiqej me çdo kusht te ja fuste thiken me ne fund ne zemer bukes. Kur u zgjuam ne mengjes, vone, babi yne i dashur ishte duke leshuar thiken mbi tavoline i dermuar, ndersa na tha: " Po e shihni dhe ju se nuk arrita ta ndaj buken pergjysem, aq e veshtire eshte kjo pune". Ne deshem te benim figure te mire para tij, deshem te perpiqeshim dhe ne, nese ai na lejonte, por nuk mundem as te ngreme nga vendi thiken, doreza e te ciles te digjte doren aq e nxehte ishte akoma nga perdorimi i saj nga babai yne. Babai yne qeshi dhe na tha: " Mos u merni me te, tashme po dal njehere qytetit, sonte perseri do merrem une me buken, deri sa ta pres. Sigurisht nuk do ta le vehten te me munde nje cope buke. Ne fund te fundit do ta bind te me lere ta pres, tashme ajo eshte ne situate mbrojtje, dhe keshtu i duhet te beje detyren. Por ndersa, babai yne thoshte keto fjale, buka filloi te rrudhet e zvoglohet, siç ben goja e nje njeriu qe ka vendos te beje gjithçka, dhe tashme buka mbi tavoline dalngadale u shenderrua thjesht nje panine e vogel. Zgjodhi dhe perktheu petrit sulaj
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 15:14:35 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015