Fuqizohet PDK-ja në Istog – i bashkohen 300 anëtarë të - TopicsExpress



          

Fuqizohet PDK-ja në Istog – i bashkohen 300 anëtarë të rinj Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Istog dje i janë bashkuar rreth 300 të rinj. Me këtë rast, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci si dhe kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Shasivar Haxhijaj ua kanë shpërndarë librezat partiake anëtarëve të rinj. Edhe në ditët në vazhdim do të ketë edhe qindra qytetarë tjerë që do t’i bashkohen edhe zyrtarisht PDK-së në Istog. Të pranishëm në këtë tubim, kanë qenë edhe deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu dhe Ganimete Musliu, kandidati për Komunën e Pejës, Muhamet Haliti si dhe kanidati për kryetar të Komunës së Gjakovës, Hajdar Beqa. Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke iu drejtuar simpatizantëve të kësaj partie, ka thënë se Komunës së Istogut i duhet ndryshimi. Ndërsa, ka lavdëruar kandidatin për kryetar të kësaj komune, Shasivar Haxhijaj. Ai ka thënë se Haxhijaj ka potencial për ta udhëhequr Istogun dhe të për të ofruar një jetë më të dinjitetshme për qytetarët e kësaj komune. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe nënkryetari i PDK-së dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se nuk njeh qytetar nga Istogu që e do më shumë këtë vend, sesa Shasivar Haxhijaj. Mbështetje kandidatit të PDK-së për komunën e Istogut, i ka dhënë edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ai ka thënë se së bashku me Haxhijajn ka punuar shumë për këtë komunë. Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që të votojnë për Shasivar Haxhijaj. Ndërkaq, kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Shasivar Haxhijaj, ka thënë se një qytet i mirë shpesh matet edhe me kualitetin e jetës së njerëzve që jetojnë në të. “Istogu është një qytet me shumë potencial, me njerëz shumë të mirë e të edukuar. Por ky potencial dhe gati gjithçka tjetër e mirë në këtë qytet nuk është shfrytëzuar nga qeverisja komunale. Unë kam lindur në këtë qytet, jam rritur këtu, shkolluar, kam punuar dhe vazhdoj të jetoj. E kam parë nga afër se si ka funksionuar ky qytet, se si është qeverisur për vite me radhë. Me vjen keq ta them, por plot gjenerata kanë ikur nga këtu. Por të tjera po vijnë, dhe ajo tjetër çka duhet të vije është qeverisja e mirë për Istogun. Një qeverisje që ju ka juve në qendër të vëmendjes. Jam i nderuar shumë që si një qytetar i Istogut, të kem me vete njerëz si ju, plot energji, që duan ta ndryshojnë për të mirë komunën tonë”, ka thënë Haxhijaj. Ai ka thënë se është i nderuar po ashtu që “sot me ne për te na mbështetur janë strukturat më te larta të PDK”. Në emër të simpatizantëve të PDK-së në Istog, Haxhijaj ka falënderuar kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaçin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë komunës së Istogut edhe pse PDK në këtë komunë nuk ka qene në pushtet. Ndër të tjera, Haxhijaj ka thënë se Istogu ka nevojë për ndryshim. “Ne mbi të gjitha duhet të besojmë në ndryshimin. E di që sot ne nuk kemi ardhur vetëm për ceremoni, por kemi ardhur sepse besojmë në atë se sa i mirë mund të bëhet ky qytet dhe se ne bashkë mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Haxhijaj.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 09:48:41 +0000

Trending Topics



v>
style="min-height:30px;">
One day, well be able to appreciate the diversity in technology
Skuad Paranormal 2 9 sebentar tadi menjelajah ke arah Sungai
tbody" style="min-height:30px;">
viagra tallinna
In Conway - Per Sonya Leggett Ryburn - Mary Bentley - Patricia
Buy Cakewalk V-Studio 100 Portable Music Studio If you are

Recently Viewed Topics




© 2015