Futbollisti i Manchester United Adnan Januzaj është tashmë në - TopicsExpress



          

Futbollisti i Manchester United Adnan Januzaj është tashmë në shënjestër të Barcelonës. Mediet spanjolle sot kanë shkruar se shqiptari Januzaj është shënjestra e parë e Barcelonës në afatin e parë të transferimeve. Edhe pse nuk i jepet shumë shansi të luaj, Adnani talentin e tij e ka treguar kundër Sunderland, ku me dy gola i ka dhuruar fitoren Unitedit. Nuk ka dyshim që Manchester United do ti ofroj sa më parë kontratë të re, pasi një numër i madh i klubeve është i interesuar për të. Këtë e ka vërtetuar edhe agjenti i tij Dir De Vrise i cili ka thënë se "Nuk dua të tregoj se cilat klube janë të interesuar për Januzaj, mirëpo mund të them se klubet e mëdha evropiane janë të interesuara ta blejnë" ka thënë Vrise.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 09:04:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015