Futbollistët e Chelsea kanë shenuar fitore bindërse në xhiron - TopicsExpress



          

Futbollistët e Chelsea kanë shenuar fitore bindërse në xhiron e dytë, ndërsa trajneri Jose Mourinho ka thënë:' se me këtë fitore ekipi i tij ka shlyer të gjitha "papastërtitë" nga humbja e xhiros së parë dhe se kjo shërben si garanci për të plasuar në fazën tjetër. "Mendoj se do të kualifikohemi në fazën e dytë. Rezultati i ditës së sotshme ka qenë shumë i rëndësishëm pasi kemi pasë barrë të madhe mbi supet tona. Eshtë dashur ta pastrojmë humbjen e xhiros së parë dhe këtë ia kemi arritur" ka thënë Mourinho. "Që nga minuta e parë ka qenë gjithçka mirë pasi kemi kontrolluar lojën. Kemi luajtur me inteligjencë dhe me pjekuri dhe tani na mbetet të mposhtim Schalken dhe Bazelin dhe të kontrollojmë situatën në grup" ka shtuar ai. Chelsea në xhiron e ardhshme pret Schalken e cila ka dy fitore dhe 6 pikë.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 08:31:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015