Fëmijët: Si t’i edukosh për jetën Nëse i edukojmë të - TopicsExpress



          

Fëmijët: Si t’i edukosh për jetën Nëse i edukojmë të vegjlit që të ndjekin ëndrrat e tyre, nuk i lejojmë që të mbeten te nocionet e thjeshta nga të cilat rrethohen, nuk ka dyshim që shoqëria jonë ka një fije shprese për t’u përmirësuar Një fëmijë i edukuar për sëmbari, nuk thotë fjalë të pista, mëson shumë, i bën të gjitha detyrat që i jep mësuesja pa ndihmën e prindërve, nuk ankohet dhe nuk bën kapriçio. Bindet si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Kjo është meritë e prindërve, të cilët po rrisin një fëmijë që i korrespondon fjalës klasike “i edukuar”, një fëmijë që po mëson se deri në ç’pikë bota është një vend ku duhet të jetosh jo vetëm me rregulla, por edhe falë këtyre rregullave. Deri këtu gjithçka është perfekte, por problemi qëndron diku tjetër: a mjafton e gjitha kjo për të jetuar mirë në shoqërinë tonë? Për fat të keq jo. Fëmija në fjalë, i cili vazhdon të flejë natën me pellushin e tij të vogël e të preferuar, kur të rritet do të jetojë në një vend ku nëse nuk do të dëshirojë t’i nënshtrohen ligjit të më të fortit duhet të jetë më prepotent ose më i përgatitur për jetën. Për këtë arsye shkolla dhe mënyrat e mira janë të rëndësishme, por jo gjithçka, pra janë vetëm njëra anë e medaljes. Një nga kushtet kryesore që të vegjlit të jenë të parapërgatitur për t’u përballur me jetën është të njohin mirë vetveten, të kontrollojnë emocionet, të jenë të kthjellët dhe të bindur për gjërat që duan vërtet; ta dëgjojnë veten, të ndjekin ëndrrat dhe të presin për t’i realizuar. E njëjta kulturë nuk duhet dhe nuk mund të jetë një nocion i thjeshtë: duhet jetuar si diçka praktike, si një mjet për të mësuar që të bashkëpunosh në realitet, për të arritur në një fund që të shpërblehesh vetëm për mirë. Nuk do mend që kërkesat e mësipërme janë të vështira për një të rritur, e jo më për një fëmijë. Imazhi që të rriturit kanë përpara syve është ky: një djalë që kërkon një makinë duke qarë, ose një vajzë që përplas këmbët për t’i blerë një kukull të re. Pa këtë anë të dytë të medaljes, të rriturit e të nesërmes nuk do të jenë shumë ndryshe nga të rinjtë e sotëm, që gjithmonë përshkruhen si të pakënaqur dhe të humbur në një botë që po i përpin. Detyra e prindërve është të rrisin “fëmijë të qetë me shumë qetësi” (pra duke qenë prindërit vetë të qetë, edhe fëmijët do të rriten në të njëjtën mënyrë). Kjo është shpresa që mund të kontribuojmë për ta bërë të paktën një cep të planetit, një vend më të mirë. Nëse do t’ia arrinim qëllimit, kjo do të thotë shumë për ne, por kemi nevojë për gjithë ndihmat e mundshme: një përballje me një psikolog, krijimi i një skuadre me mësueset, mençurinë e gjyshërve, e përse jo edhe ndonjë libër për shembull “Si të edukojmë fëmijët”, që flet për këtë çështje. Natyrisht që çdo gjë kërkon kohën e vet, do kujdes dhe durim, por gjithmonë ia vlen të ndihmosh një fëmijë që të zbulojë dhe të ndjekë ëndrrat e tij, të cilat janë shumë herë më të mira se të tonat. Çfarë ëndërrojnë të vegjlit tanë? Cili është potenciali i tyre? Si t’ia bëjmë që t’i ndihmojmë për të mos humbur? Në jetën e përditshme mes videolojërave dhe orëve që kalojnë duke parë televizor, fëmijët mësojnë nocione të reja dhe argëtohen në një autonomi totale, edhe pse është shumë e rëndësishme që në disa momente t’i drejtojë një i rritur, jo vetëm për arsye sigurie, por edhe për t’u siguruar që të mësuarit të mos mbetet vetëm në një nivel të cekët. Fëmijët kanë nevojë që të jenë të shoqëruar vazhdimisht gjatë procesit të rritjes edhe për arsye se të rriturit duhet të kujdesen për dëshirat dhe emocionet e tyre. Të edukosh një fëmijë nuk do të thotë vetëm të përgjigjeni me “jo” ose të jeni të rreptë, por nënkupton se po rrisni ëndërrimtarët e së nesërmes. Në marrëdhënien prindër-fëmijë çështja e autoritetit është thelbësore. Në fakt është shumë e rëndësishme që roli i nënës dhe babait të mos ndryshojë, pra sjellja e tyre të jetë gjithnjë e duhura, në mënyrë që fëmija të mund të gjejë tek ata një pikë të qëndrueshme ku të mbështetet. Vetëm në këtë mënyrë mund të rritet i fortë dhe autonom. Ja pse pasi t’i keni vënë disa rregulla duhet që të dyja palët t’i zbatojnë: të mbyllni njërin sy, duke e lënë fëmijën të bëjë ç’të dojë prindërit i ulin autoritetin vetes. E njëjta gjë vlen edhe për prindërit që në fillim u bërtasin fëmijëve për një gabim, pastaj menjëherë ndryshojnë sjellje, duke mos u mbajtur qëndrim të vegjëlve.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 17:05:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015