GRUPI ARMIQËSOR I KORÇËS I VITIT 1946 QË KËRKONTE PËRMBYSJEN - TopicsExpress



          

GRUPI ARMIQËSOR I KORÇËS I VITIT 1946 QË KËRKONTE PËRMBYSJEN E PUSHTETIT POPULLOR DHE LIDHJEN ME ANGLO-AMERIKANËT REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRIS Vdekje Fashizmit GJYKATA USHTARAKE E KORÇËS Liri Popullit! Nr. i Akrtit 461-497 Nr. Vendimi: 146 AKT-GJYKIM N’EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Korçës i përbërë prej: Kapiten i I-rë Koço Prifti Kryetar Kapiten i II-të Lazi Polena Anëtar Kapiten i III-të Luto Pashaj Anëtar Duke qenë gati Prokurori i Gjykatës Ushtarake Kapiten i I-rë Misto Bllaci, t’astistuar prej Sekretarit Thanas Stratoberdha, sot më datë 24/6/46 ditën e Hënë dhe ora 6 mbas mesdite, u mblodhë në sallën e gjykimeve në “Pallatin e Prefekturës” dhe mbasi u suall të pandehurit nga burgu dhe u vunë në vendin e tyre të posaçëm, në seancë me dyer të mbyllura dekllaroi këtë: VENDIM Në proçedimin penal t’apur prej Prokuroris së Gjykatës Ushtarake me aktakuzën 12/6/46. KONDRA 1)N/Toger Islam Xhemali, 2) N/Toger Qamil Ismail Agaj, 3) Kapter i I-rë Zarif Et-hem Dangllia, 4) Kapter Rasim Hajdini, 5) Rreshter Murat Qazimi, 6) Rreshter Gaxho Dervishi, 7) Rreshter Bashkim Kaleci, 8) Banushe Laho, 9) Rreshter Sokol Male, 10) Ushtar Bexhet Çerçizi, 11) Ushtar Skënder Ali, 12) Ushtar Zeqir Baftjari, 13) Ushtar Hasan Gedaj, 14) Ushtar Zylyftar Muka, 15) Ushtar Bajram Abedini, 16) Ushtar Bexhet Ajazi, 17) Ushtar Ded Pashku, 18) Ushtar Rexhep Voci, 19) Ushtar Nevruz Kulla, 20) Ushtar Tosun Zenuni, 21) Ushtar Mark Doda, 22) Ushtar Kalem Derxho, 23) Ushtar Eqerem Kallaixhit, 24) Ushtar Ali Musa që të gjithë efektivë të Komandës Divizjonit të II-të Kan. dhe civilave: 25) Ferit Koblara, 26) Sami Koprencka, 27) Xhemal Shkurti, 28) Ervehe Panariti, 29) Mimtas Cenko, 30) Sulo Sako, 31) Emror Kaleci, 32) Riza Bejko, 33) Islam Zervaska, 34) Nuri Udunishti, 35) Tomorr Kaleci, 36) Servet Jahja Kaleci dhe 37) Çaush Isufi. T’ AKUZUAR Simbas aktakuzës së Prokurorit të Gjykatës Ushtarake të Korçës sepse që të gjithë së bashku me njëri-tjetrin kanë bërë takime dhe mbledhje të ndryshme me qëllim për të përmbysur Pushtetin Popullor me Violencë, të kryenin atentate kondra njerëzve të Qeveris, të zmadhonin radhët e grupit terrorist, të lidheshin me reaksjonin e jashtëm, të bënin momerandume për Anglo-Amerikanët që ndodheshin në Greqi, me qëllim që t’jau paraqitnin gjendjen e brendëshme të Republikës Popullore të turbullt dhe me terror, momerandume, të cilat i kishin pregatitur, etj. Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Korçës Mbasi dëgjoi apollogjin e të pandehurve; Mbasi dëgjoi pretencën e Prokurorit të Gjykatës Ushtarake. Mbasi dëgjoi fjalën e fundit të pandehurve; Mbasi hetoi çështjen kryesisht për seicilin nga të pandehurit; Mbasi studjoj proçesverbalin e rrjedhimit të gjykimit si dhe gjith aktet e tjera të ndodhura në dosjen; KONSTOTON SE Pothuajse të gjithë të pandehurit gjatë oekupasjonit e deri në çlirimin e Atdheut, kanë qenë pjesëtarë t’ organizatës së B. K., të Legalitetit, në shërbim të gjendarmëris, të Milicis, t’ administratës kuislinge dhe si të tillë me përgjegjësira të ndryshme i kanë shërbyer okupatorit dhe e kanë lëftuar L. NÇ. ÇL. me pjesëmarrje n’ operacjone, luftime, sabotime në mënyra të ndryshme gjithë farë aktiviteti kondra popullit. U provua gjatë zhvillimit të gjykimit se përgjithësisht grupi i të pandehurve, kur jen hedhur në radhët e ushtëris NÇ. ÇL. pak ditë para ose kapitullimit t’ armikut she organizatës tradhëtare, këta nuk u shkëputën nga e kaluara, por i ndenjën besnik luftës kondra popullit e Pushtetit dhe t’ udhëhequr nga nisjativa e tyre dhe nga lidhjet e tjera të reaksjonit të brendëshëm dhe jashtëm, aktivizohen menjëherë në radhët e ushtëris, krijojnë një grup terrorist-sabotator, dhe veprojnë duke tradhëtuar atdheun, Republikën Popullore; për përmbysjen e Pushtetit me violencë, për të kryer atentate kundra personave t’ ushtëris dhe të Pushtetit, bëjnë lidhje me reaksjonin e jashtëm, dosfatizmë në radhët e ushtëris, dezertime dhe prapagandë armiqësore në radhët e saj e të popullit, si dhe veprime në mënyrë të ndryshme sabotimi kondra fitoreve të luftës NÇ. ÇL., organizojnë mbledhje dhe konferenca të fshehta; të gjitha këto q’ u inseruan i vënë në zbatim pjesërisht dhe nga shkake të pamvartuna nga vullneti i tyre nuk munden t’ ja mbrrinin qëllimit përfundimtat (përmbysja e Pushtetit me violencë) dhe pothuaj të gjithë duke vepruar bashkërisht ose vetmas, janë përgjegjësa sipas gradës së fajësis së sejcilit. Inisjatorët, organizatorët, inspiratorët dhe me aktivistët e këtij grupi, si Murat Braholli, Qamil Agaj, Bexhet Ajazi, Bashkim Kaleci, Nuri Udunishti, Ferit Koblara, Islam Xhemali, Eqerem Kallaxhiu, Sami Koprencka, Rexhep Voci etj. të ndihmuar në veprimet dhe kryerjen e pllanevet nga Xhemal Shkurti, Banush Laho, Emror Kaleci, Riza Bejko, Rasim Hajdini, Bexhet Çerçizi etj. mundën të bënin me vehte dhe një pjesë ushtarësh si Zarif Et-hemi, Mimtas Hyseni, Sulo Sako, Ervehe Panariti, Zeqir Baftjari etj., të cilët si anëtarë të këtij grupi kanë qenë në dijeni, aprovuar pllanet dhe se nuk kanë vënë në dijeni Pushtetin rreth këtij aktiviteti terrorist-sabotator. Duke marrë parasysh se gjatë zhvillimit të gjykimit rezultoj në mënyrë të qartë dhe të pakontestuar se të pandehurit Qamil Agaj, Islam Xhemali, Bexhet Ajazi, Bashkim Kaleci, Murat Braholli, Rexhep Voci, Banush Laho dhe Eqerem Kallaxhiu, qysh në muajin Maj të vitit 1945 t’ udhëhequr nga inisjativa e tyre dhe të shpirtit reaksjonar, duke patur që të ndjekin gjurmat e Fashizmit dhe të tradhëtis, në fillim të veçuar dhe më von të lidhur njëri me tjetrin në bashkëpunim të ngushtë kanë organizuar grupe, duke pasur për qëllim rrëzimin e Pushtetit. Për të mundur të grumbullonin rreth këtij grupi terrorist ja kanë filluar menjëherë aktivitetit të tyre, duke biseduar me njerës të kategoris së tyre, si ish-oficer kuisling, ata që me koshiencë kanë qenë në P. K. Legaliteti, gjendarmërin kuislinge e në shërbime të ndryshme; të pakënaqurit, që prekeshin nga reformat e Pushtetit, i kanë bërë me vehte dhe kështu kanë parashtruar pllane në mbledhjet e zhvilluara prej tyre herëpashere, qe për të mundur t’i mbrrijnë qëllimit të tyre, të fillonin të bënin aksjone, atentate kundra udhëheqësve dhe përgjegjësave më të lartë, të dezertonin, të lidheshin me reaksjonin e jashtëm dhe veçanërisht mbasi të kryenin të gjitha këto, me anën e një momerandumi t’jau parashtronin Anglo-Amerikanve gjendjen e brendëshme të Shtetit si të turbull dhe me terror, e më von të këtheheshin dhe të fillonin goditje me çeta më të gjera kondra Pushtetit. Më në fund për ta zgjeruar këtë grup terrorist me ndërmjetësinë e të pandehurve Bashkim Kaleci, kanë mundur të bijën në lidhje me Ferit Koblarën në Korçë dhe Nuri Udunishtin në Pogradec, të cilët siç u provua gjatë zhvillimit të gjykimit përfaqësonin grupin tradhëtar të civilave në vendet e tyre. Kanë bërë mbledheje në shtëpin e Ferit Koblarës, Nuri Udunishtit e gjetkë, duke qenë prezent Bashkim Kaleci, Murat Braholli, Bexhet Ajazi, Xhemal Shkurti, ku kanë biseduar mi planet e sipërme dhe vënejen në zbatim të tyre. I pandehuri Ferit Koblara në marrëveshje me të pandehurin Sami Koprencka kanë redaktuar momerandumin në gjuhë Shqipe, të cilin e ka shkrojtur e pandehura Ervehe Panariti në shtëpin e saj ku ishin mbledhur apostafat për këtë qëllim. M’andej i pandehuri Ferit KOblara me momerandumin në fjalë mbasi e ka përkëthyer në gjuhën fërngjihst, duke e shkrojtur vet gërmë për gërmë, ja ka dhënë të pandehurit Bexhet Ajazit, i cili pranoj ta daktilografonte dhe t’i vinte vulën e regjimentit. I pandehuri Xhemal Shkurti, i cili do të niseshe disa dit më parë se të dezertonte tërë grupi, ish ngarkuar nga ky grup për të shpënë momerandumin pranë misjonit Anglo-Amerikan në Greqi e njëkohësisht të lajmëronte atje për ardhëjen e grupit e kur të këtheheshe të t’akonte dhe udhëhiqte grupin nga Gramozi. Nga të pandehurit Murat Braholli, ishte ngarkuar dhe kishte marrë përsipër që ditën e dezertimit të bënte atentate kondra Shtabit të Bataljonit duke hedhur disa bomba në çadrën ku rrinte Shtabi si dhe Komandën e dezertusave si ndihmës i Qamil Agajt. Ka dhënë udhëzime dhe në çdo mbledhje merr pjesë dhe drejton punën kudo. Ka bashkëpunuar me shokët e tij të këtij grupi terrorist për të shtuar radhët dhe për të bërë shokë sa më shumë për të dezertuar. I pandehuri Nuri Udunishti, i mësuar në tradhëti si oficer-kuisling dhe i lidhur me Legalitetin, ka lëftuar kondra partizanëve, ka rekrutuar njerës për në radhët e Legalitetit, ka bërë takime me Bazë Canin dhe si i pakënaqur nga reformat e Pushtetit Demokratik, ka ardhur në lidhje dhe ka nxitur ushtarakët që të dezertonin nga radhët e ushtëris, ku dhe ky i pandehur do të shkonte së bashku me këta për në Greqi. Ka pranuar dhe ka bërë mbledhje në shtëpin e tij, me ushtarakë si Sokol Malen, Rexhep Vocin etj. Ka qenë i lidhur me të pandehurin Bashkim Kalecin, të cilët i ka shtytur të bënin pregtitjet e dezertimit dhe do t’ju tregonte datën e ikjes. Ka qenë gjithmonë në lidhje të ngushta me Rexhep Vocin, i cili e vinte në dijeni mi rezultatin e mbledhjeve që bënin ushtarakët e këtij grupi dhe ju jepte direktiva ndërlidhësve ushtarake për të përmbysur me violencë Pushtetin. Rezulton gjithashtu se i pandehuri N/Toger Qamil Agaj, sikundër u – theksua më sipër, ka qenë një nga organizatorët dhe nisjatorët e formimit të këtij grupi dhe në bashkëpunim me të pandehurit Islam Bozhigradin dhe Murat Brahollin, në mbledhje të mfshehta që ka zhvilluar meta, kanë parashtruar pllanet dhe mënyrën si do të kryenin atentate kondra Shtabit të Bataljonit, veprim të cilin ja ngarkuan dhe e pranoj që t’a kryente i pandehuri Murat Braholli, të mbanin sa të ish e mundur fshehtësinë dhe t’ju jepnin lidhje të sigurta shokve të grupit dhe nga ana tjetër të mos kishin mbesim n’ ata që nuk kishin lidhje. Që të tre këta të pandehur kanë parashtruar mënyrën më të volitëshme për të tërhequr armë dhe municjon nga depoja ushtarake dhe në kohën e arratisjes i pandehuri Qamil do të merrte komandën e ushtëris dezertonjëse. Në mbledhjet e bëra prej tyre kanë folur gjithmonë dhe prapaganduar në masën e ushtarve dhe popullit kondra reformavet të pushtetit dhe nga këta N/Toger Islami me qëllim përçarje midis elementave ka akuzuar gjyqet e popullit se gjoja dënimet e dhëna janë të padrejta. Ka propangaduar kondra qeveris dhe si informator i Bataljonit ju ka vënë në dukje mi sa kishin biseduar në një mbledhje ku ishin prezent të gjithë ofiserat e Garnizonit. Kanë patur për qëllim të bëjnë trakte, të cilat do t’i shtypte Bexhet Ajazi dhe Eqerem Kallaxhiu duke qëndruar ilegalë në një shtëpi që mund të gjenin apostafat për këtë qëllim. Duke marrë parasysh se gjatë zhvillimit të gjykimit del në shesh se i pandehuri Bashkim Koleci një nga më aktivët dhe nisjatorët e këtij grupi, ësht eksponenti i punës, direktivave, mbledhjeve të këtij grupi dhe ndërlidhës i grupit terrorist t’ ushtarakve të Korçës me grupin e civilave të Ferit Koblarës dhe Nuri Udunishtit, ësht munduar që të gjejë sa më shumë elementa të pakënaqur për të shtuar radhët e këtij grupi tradhëtar, ka zbatuar vendimet dhe pllanet e caktuara dhe më në fund për t’a zgjeruar edhe më, ka rënë në lidhje me të pandehurin Ferit Koblarën, ku në shtëpin e këtij të fundit kanë bërë edhe mbledhje të fshehta dhe ka marrë pjesë Bashkim Koleci, Xhemal Shkurti, Murat Bozhigradi, Emror Kaleci, Bexhet Ajazi etj., dhe kanë përfunduar mbi pregatitjen, pllanin, organizimin, paisjen dhe datën e ikjes si dhe për momerandumin për Anglo-Amerikanët për në Greqi ku për këtë të fundit u ngarkua Ferit Koblara, i cili e bëri së bashku me Sami Koprenckën. Kanë caktuar si ditë dezertimi datën 19/5/46, duke u bashkuar në malin Gramoz me Xhemal Shkurtin dhe Emror Kalecin, të cilët do të niseshin nga Kolonja me disa civila; Murat Braholli do të merrte me vehte 17 shokë ushtarakë, Bashkimi disa të tjerë Bexheti të tijt gjithashtu dhe Rexhep Voci e gjithësej 60-70 veta. Shtëpija e Feritit në Korçë dhe e Nuri Udunishtit në Poradec, kanë qenë çerdhja e këtij grupi ato ditë ndjehejshe një lëvizje e madhe prej civilash dhe ushtarakësh, të cilët hynin dhe delnin për të marrë udhëzime nga të pandehurit Ferit dhe Nuri q’ ua jepnin vetë ose me anën e Bashkimit, Bexhetit dhe Rexhep Vocit. Unë, Feriti, na kanë caktuar që mbasi të dezertonin për në Greqi, Ferit Koblara dhe Xhemal Shkurti, të cilët od të përfaqësonin ushtarakët do të ktheheshin rishtas në Shqipëri për të mbajtur lidhje me Tiranën dhe për të vazhduar aktivitetin e tyre. Në memorandum Emror Kaleci ishte shënuar me gradën Kapiten kurse Murat Braholli me gradën Toger. Gjatë zhvillimit të gjykimit rezulton se i pandehuri Emror Kaleci ka qenë për dy vjet rresht në B. K. Sh. n’ operacjone kundra L. NÇ. ÇL., i lidhur me këtë grup tradhëtar dhe në kohë kur ësht çregjistruar nga ushtërija dhe ka erdhur në Korçë, ka marrë lidhje menjëherë me Ferit Koblarën e Bashkim Kalecin duke organizuar mbledhjet dhe se dëshira e tij ka qenë të dezertonte bashkë me dy civila Tiranas; me vaturë angazhe, mbasi më parë ësht këshilluar me Xhemal Shkurtin me qëllim që të mbahet në lidhje për ditën e dezertimit e për pregatitjen e momerandumit ka erdhur në Korçë nga Kolonja dhe ësht takuar me Ferit Koblarën, Bashkim Kolecin etj., me të cilët ka bërë mbledhje. Duke marrë parasysh se gjatë zhvillimit të gjykimit rezulton se i pandehuri Islam Zervaska si i pakënaqur nga reformat e Pushtetit ka propaganduar gjithmonë kondra qeveris dhe ka erdhur në takime me t’ arratisusrin Dule Alarupi, të cilin dhe ka mjekuar. Ka erdhur në lidhje me të pandehurin Rexhep Voci dhe një natë që e ka mbajtur dhe e ka pasur në shtëpin e tij i ka kërkuar informata mi gjendjen e ushtëris, ku kanë diskutuar se populli ësht i pakënaqur dhe ushtërija e mërzitur dhe më në fund e ka drejtuar ne i pandehuri Nuri Udunishti, i cili do t’a trajtonte dhe t’i jepte lidhje në baza më të forta. Gjatë zhvillimit të gjykimit u provua gjithashtu se i pandehuri Riza Bejko si pjesëtar i këtij grupi ka pranuar për disa herë të bëjë mbledhje në shtëpin e tij ku kanë marrë pjesë Bashkim Kaleci, N/Toger Qamil Agaj etj. dhe kanë parashtruar pllane kundra Pushtetit për të bërë shokë sa më shumë dhe përfundimisht mbasi t’ organizoheshin të dezertonin. Duke marrë parasysh se i pandehuri Rasim Hajdini i mësuar me rrugën e tradhëtis, si shërben deri në fund të xhandërmaris, pasi hyri n’ ushtëri NÇ. ÇL. dhe kur u transferua në Poradec në vendin e të pandehurit Islam, ka erdhur në lidhje menjëherë N/Toger Qamilin dhe ja ka filluar aktivitetit të tij me koshiencë duke pregatitur pllane për t’a bërë të mundun që veprat antipopullore të grupit të shkonin sa më mirë. Ka bërë mbledhje me të pandehurit e tjerë që kanë qenë të një mendimi. I pandehuri Halim Musa Rraho i stërvitur me ndjenjat e xhandërmaris kuislinge ka tradhëtuar detyrën e tij si informator Bataljoni dhe ka vënë në dijeni Bashkim Kalecin, që ka qenë shoku i tij i grupit, që të quheshe mbasi ësht raportuar si element i dyshimtë. I pnadehuri Banush Laho ka marrë pjesë në këto grupe terrorist dhe ka bashkëpunuar me Bashkim Kalecin dhe Bexhet Ajazin, me të cilët ka bërë mbledhje dhe kanë rënë dakort për të bashkëpunuar kondra qeveris dhe mbasi të bënin trakte, u – ngarkua ky i fundit pandehur që t’i shpërndante dhe t’i hithte nëpër gazermat, gjë të cilën e pranoi dhe ësht munduar për të gjetur shtëpi dhe mjetet për t’i shtypur traktet? Në lidhje me shokët e tjerë të këtij grupi ka vënë në zbatim pllanin e tij dhe ësht treguar aktiv në punët e tij, duke ekzekutuar me koshiencë urdhrat që merrte dhe nisjativat e veta dhe veçanërisht ka marrë përsipër për të mbledhur të holla nga tregëtarët. I pandehuri Eqerem Kallaxhiu ka qenë i lidhur ngushtë qysh në fillim me këtë grup tradhëtar duke patur lidhje me Bashkim Kalecin, Murat Brahollin, Bexhet Ajazin, Rexhep Vocin etj., me të cilët ka bërë mbledhje të ndryshme dhe sidomos në shtëpin e të pandehurit Riza Bejko ka propozuar që të bënte trakte të cilat do t’i shtypte në zyrë dhe i ka treguar Rizait se si ky vet ashtu dhe shokët e tij janë të vendosur rreth asaj tradhëtije. Ka marrë pjesë në mbledhjet që bëheshin në shtëpin e Ferit Koblarës, ku janë parashtruar pllanet më me rëndësi të këtij grupi terrorist. Ka mbajtur lidhje të ngushta me të pandehurin Bexhet Ajazi, të cilit i jepte reparte pune dhe mbante korrespondencë të rregulltë dhe veheshin në korent të gjendjes së veprimit dhe merrte prej tij udhëzime mbi veprimet dhe kryente këto me koshiencë. I pandehuri Bexhet Ajazi i udhëhequr nga fryma e rinis balliste, në të cilën ka marrë pjesë aktive në Vlorë, kur hyn n’ ushtërin NÇ. ÇL., vazhdon aktivitetin e tij antipopullor dhe mbasi bie në lidhje me Bashkim Kalecin, që të dy së bashku ja fillojnë aktivitetit të tyre të tradhëtis dhe mbasi caktojnë pllanet duke bërë mbledhje të ndryshme në Poradec, Korçë, si në shtëpin e Ferit Koblarës e gjetkë, i pandehuri si një nga aktivët e këtij grupi terrorist, merr përsipër të shtypë trakte, të qëndrojë ilegal për këtë qëllim të shtypë momerandumin në zyrë dhe e regjimentit dhe t’i vërë vulën. Mban konferenca në favor të këtij grupi duke bredhur posht e lart për të bërë shokë sa më shumë, të cilët i frymëzon në tradhëti. I shtyn dhe i inspiron këta që të bëjnë aksjone kundra personave të Pushtetit dhe t’ ushtëris. Ka propangaduar me fjalë elmatonjëse dhe duke mbajtur lidhje të ngushta me shokët e tij të këtij grupi terrorist-sabotator, si Bashkim Kalecin, Murat Brahollin, Xhemal Shkurtin, Ferit Koblarën, etj. i ka udhëzuar në veprime dhe me këtë të fundit kanë rënë në bisedim për organizatën Bashkimi Shqipëtar, që Feriti kishte lishje me një person nga të kësaj organizate. I pandehuri Bexhet Ajazi, për të humbur gjurmat se mos dektoheshe dhe të vazhdonte aktivitetin e tij më von në radhët e U. K., pse ish caktuar ky të qëndronte për ndërlidhjen e punën e mëvonëshme n’ ushtëri, mbasi udhëzoi dhe pregatiti çdo gjë për dezertim etj., kërkoi leje nga Regjimenti pak ditë më parë nga data e ikjes për në Greqi (19/5/46), që të shkonte Vlorë. Në mbledhje me kta kanë rrahur probleme të ndryshme dhe kanë përcaktuar pllane me qëllim për të përmbysur Pushtetin me violencë. I pandehuri Çaush Sharka i lidhur dhe ky me këtë grup terrorist-sabotator, ka mbajtur lidhje të ngushta me të pandehurin Qamil Agaj, Islam Xhemalin, Bashkim Kalecin etj., me të cilët ka marrë pjesë në mbledhje dhe ka çfaqur mendimin se ësht kundra qeveris, ka pranuar të vërë në ekzekutim pllanet e këtij grupi dhe veçanërisht ka punuar me koshiencë duke mbajtur lidhje me civila të rretheve të tjera. Sikundër u provua gjatë zhvillimit të gjykimit i pandehuri Rexhep Voci, i frymëzuar me ndjenja reaksjonare, ja fillon aktivitetit të tij me prapaganda helmatonjëse duke erdhur në kontakt me të pandehurin Nuri Udunishti, qysh në vjetin e kaluar dhe në kohën që ky i fundit ndodheshe i burgosur politikisht për shtatë muaj, i pandehuri Rexhep Voci i ka çfaqur këtij pakënaqësi për Qeverin e sotme Demokratike Popullore. Më von dhe gjithmonë duke gjurmuar personat e pakënaqur ka erdhur në lidhje me të pandehurin Bashkim Kalecin, ku kanë parashtruar pllanet e grupit terrorist, dhe ky i fundit i ka dhënë lidhje me shokët e tij të tjerë si Bexhet Ajazi, Murat Braholli, ku në mbledhje të ndryshme që zhvillonin kanë biseduar për atentate kondra Udhëheqësve t’ Ushtëris dhe të Pushtetit. Ësht përpjekur për të bërë shokë të tjerë në këtë grup dhe ka qenë ky i pandehur dhe mbante lidhje me shokët e këtij grupi që ndodheshin Korçë, ku për të marrë direktiva me Nuri Udunishtin dhe në Korçë me pretelse të ndryshme dhe mbasi merrte lidhje ekzekutonte me koshiencë vendimet q’ ishin marrë. Me Nuri Udunishtin kishte takime të shpeshta dhe e vinte në lidhje mbi gjendjen e grupit terrorist brenda n’ ushtëri dhe njëkohësisht merrte nga ky direktiva dhe udhëzime mbi të gjitha duhesh të vepronin në lidhje me këtë grup. Duke marrë parasysh se të pandehurit Ali Braho, Gaxho Dervishi, Zeqir Baftjari, Zylyftar Muka, Tomorr Kaleci, Mimtas Hyseni, Hasan Gedaj, Nevruz Kulla, Bajram Nurka, Servet Jahja, Sulo Sako, Tosun Zenuni, duke rënë në lidhje t’ ekzistencës të këtij grupi terrorist, jo vetëm që nuk kanë vënë në dijeni eprorët e tyre për zbulimin e saj, porse nga ana tjetër kanë pranuar propozimet që u janë bërë nga udhëheqësit e këtij grupi dhe duke e mbajtur gjithmonë të fshehur, disa prej tyre kanë treguar aktivitet në përhapjen e parullave helmatonjëse, duke vënë në këtë rast në zbatim disa nga pllanet e ngritura nga ky grup. Për të pandehurit Kalem Derxho dhe Ded Pashku nuk rezultojnë prova për fajësinë e tyre. Duke marrë parasysh se fajet e të pandehurvet, të cilësuar si më sipër u provuan para gjyqit me pohimin e tyre, me atribuimet që i bëjnë njëri-tjetrit si dhe nga gjithë aktet e tjera të ndodhura në dosjen. Duke marrë parasysh rrethanat lojtëse dhe rëndësore të seicilit të pandehur dhe nga ana tjetër të kaluarën dhe t’ ardhmen e tyre. Duke marrë parasysh se fajet dhe gradën e fajësis te sejcili të pandehur, përsa u përket ushtarakve parashëkohen prej nenit 17 të lidjes mbi organizimin dhe funksjonimin e Gjykatave Ushtarake dhe përsa u përket civilave në bazë të nenit 1 të ligjës Nr. 21 mbi sabotatorët e luftës dhe të Pushtetit. Për këtë arësye Mbasi pa nenet 2, 6, 12, 14, 15, 16; 17; 19, e 26 të ligjës mbi organizimin dhe funksjonimin e gjykatave ushtarake. Gjykata Ushtarake Me vota unanime, konformë dhe kërkimit të Prokurorit të Gjykatës Ushtarake, VENDOSI Fajtorin e të pandehurve: 1) Ferit Koblara, 2) Ervehe Panariti, 3) Sami Koprencka, 4) Xhemal Shkurti, 5) Sulo Sako, 6) Emror Kaleci, 7) Servet Jahja, 8) Mimtas Hyseni, 9) Tomorr Kaleci, 10) Riza Bejko, 11) Nuri Udunishti, 12) Islam Hyskallari, 13) Çaush Isufi, 14) Islam Xhemali, 15) Qamil Agaj, 16) Bexhet Ajazi, 17) Murat Braholli, 18) Bashkim Kaleci, 19) Zylyftar Muka, 20) Banush Laho, 21) Rexhep Voci, 22) Eqerem Kallaxhiu, 23) Gaxho Dervishi, 24) Sokol Male, 25) Skënder Floqi, 26) Zeqir Baftjari, 27) Bajram Nurka, 28) Nevruz Kulla, 29) Bexhet Çerçizi, 30) Mark Dedaj, 31) Hasan Gedaj, 32) Zarif Hetemi, 33) Rasim Mersini, 34) Ali Braho, dhe 35) Tosun Zenuni, dhe në mbështetje të nenit 18 të ligjës mbi organizimin dhe funksjonimin e gjykatave ushtarake e nenit 1 të ligjës NR. 21 mbi sabotatorët e luftës dhe të Pushtetit, pjesërisht me kundërshtimin me kërkimin e Prokurorit të Gjykatës Ushtarake. VENDIMI E fajtorve: 1) Ferit Koblara, 2) Nuri Udunishti, 3) Qamil Agaj, 4) Bexhet Ajazi, 5) Murat Braholli, 6) Bashkim Koleci me VDEKJE dhe konfiskimin e pasuris të lujtëshme dhe të palujtëshme. – 7) Sami Koprecka, 8) Xhemal Shkurti, 9) Emror Kaleci, 10) Riza Bejko, 11) Islam Hyskallari, 12) Islam Xhemali, 13) Banush Laho, 14) Rexhep Voci, 15) Eqerem Kallaxhiu, 16) Rasim Hajdini, me burgim të përjetëshëm. – 17) Bexhet Çerçizi 20 vjet burgim. – 18) Servet Jahja me dhjetë vjet burgim dhe mbasi ju llogaritën edhe të pesë vjetët kondisjonel dënuar prej Gjyqit Ushtarak, ndëshkimi i tij përfundimtar për t’u vojtur ësht pesëmbëdhjetë vjet. – 19) Mimtas Hyseni, 20) Çaush Isufi, 21) Zarif Ethemi me nga dhjetë vjet burgim. – Për të gjithë ushtarakët e sipërmë, bjerja e nderit Ushatark. – 22) Sokol Male, 23) Sulo Sako me nga pesë vjet burgim. – Për të gjithë të dënuarit e sipërmë, konfiskimi i pasuris tyre të luejtëshme dhe të palujtëshme, humbja e të drejtave civile dhe pune të detyruar baras me kohën e ndëshkimit. – 24) Ervehe Panariti, 25) Skënder Floqi, 26) Zeqir Baftjari, 27) Mark Dedaj me nga katër vjet burgim. – 28) Tomorr Kaleci, 29) Zylyftar Muka, 30) Gaxho Dervishi, 31) Ali Braho me nga tre vjet burgim. – 32) Bajram Nurka, 33) Nevruz Kulla, 34) Hasan Gedaj me nga 2 vjet burgim. Për të gjithë të dënuarit e fundit punë të detyruar dhe humbja e të drejtave civile baras me kohën e ndëshkimit. 35) Tosun Zenuni me vrejtje t’ ashpër. – Pafajësinë e Ded Pashkut dhe Kalem Derxho nga mungesa e provave. Urdhënohet lirimi i të tre të pandehurve të fundit në rast se nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. – Për të gjithë të dënuarit me grada vendoset degradimi i tyre me ceremoni para repartit. – Ky vendim përsa u përket të dënuarve me VDEKJE dhe degradimit t’ oficerave, në bazë të nenit 31 të ligjës mbi organizimin dhe funksjonimin e Gjykatave Ushtarake, i dërgohet për aprovim Gjykatës së Naltë Ushtarake, ndërsa për të dënuarit e tjerë ësht me forcë të prerë. Korçë, më 24/6/46 Sekretari Kryetari (Thanas Stratoberdha) Kapiten i I-rë (Koço Brifto) ORDANACË Në bazë të nenit 51 të Ligjës Nr. 302, datë 24/XII/1946 dënimi 1) Sami Koprencka, 2) Xhemal Shkurti, 3) Emror Koleci; 4) Riza Bejko, 5) Islam Hyskallari, 6) Islam Xhemali, 7) Banush Laho, 8) Rexhep Voci, 9) Eqerem Kallaxhiu, 10) Rasim Hajdini me burgim të përjetshëm ju këthehet me privim lirije përjetë dhe me punë të detyruar. 11) Bexhet Çerçizi dënuar me 20 vjet burgim i këthehet me 20 vjet privim lirije dhe me punë të detyruar. 12) Servet Jahja dënuar me 15 vjet burgim i kthehen me 15 vjet privim lirije dhe me punë të detyruar. 13) Mimtas Hyseni, 14) Çaush Isufi, 15) Zarif Et-hemi dënuar me nga 10 vjet burgim ju këthehet me nga 10 vjet privim lirije dhe me punë të detyruar. 16) Sokol Male e 17) Sulo Sokoli dënuar me nga 5 vjet burgim ju këthehen me 5 vjet privim lirije dhe me punë të detyruar. 18) Ervehe Panariti, 19) Skënder Floqi, 20) Beqir Baftjari e 21) Mark Dodaj dënuar me nga 4 vjet burgim ju këthehet me nga 4 vjet privim lirije dhe me punë të detyruar. 22) Tomorr Kaleci, 23) Zylyftar Muka, 24) Gaxho Dervishi, 25) Ali Braho dënuar me nga 3 vjet burgim ju këthehet me 3 vjet privim lirije dhe me punë të detyruar. 26) Bajram Nurka, 27) Nevruz Kulla, 28) Hasan Gedaj dënuar me nga dy vjet burgim ju këthehet me nga dy vjet privim lirije dhe me punë të detyruar. Korçë, më 26/II/1947. PROKURORI Shënim: Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë me vendimin e saj me Nr. 52, datë 8/7/1946 ka ligjëruar vendimin e kësaj Gjykate me Nr. 146, datë 24/VI/1946. – Vendimi është i forës së prerë. – Kryesekretari @ Nuk lejohet botimi i tij në media eletronike e të shkruara, riprodhimi i çfardo lloji i këtij proces-verbali. Të drejtat e autorit AFCES për një libër në proces botimi dhe Gazeta Atlantik – Faqja Zyrtare (botim i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike) @
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 05:58:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015