Gabimet Gabimet janë natyrshmëri tokësore ngaqë jemi Bij të - TopicsExpress



          

Gabimet Gabimet janë natyrshmëri tokësore ngaqë jemi Bij të Gabimit Jetojmë me gabime, me njohje të gabuara, dashuri të gabuara, Udhë të gabuara, stacione të gabuar, shpikje të gabuara E shijojmë Gabimin, e ëndërrojmë Gabimin, jetojmë dhe vdesim si Gabim Gabim e quajme pushtimin, Gabim edhe Lirinë. Ngaqë jemi Bij të Gabimit, para Gabimit ulim kokën, Puthim duart, puthim tokën, shpikëm lutje për Qiellin Brenda vetes shpikëm një qiell të vogël me planete lotësh E pranojmë Gabimin dhe sërish gabojmë Në Katedralen e Pendesës Gabimit i vemë aureolën. Gabimet janë natyrshmëri njerëzore, gabimisht vrasim Gabimisht hapim luftra, vriten ushtarë dhe viktima Gjeneralë nuk vriten ngaqë janë strategë gabimesh në vrima. Kalojnë pak ditë: ca Gabime shtrihen në varreza... Gabimi ul flamujt në gjysmë shtizë Me shtizat e flamujve gdhendim paterica e proteza T’i kenë të gatshme Brezat.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 10:49:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015