Gafa e UEFA-s; Benfica-Zenit, finalja e Champions Eshtë rrugë e - TopicsExpress



          

Gafa e UEFA-s; Benfica-Zenit, finalja e Champions Eshtë rrugë e gjatë dhe në fakt ende nuk ka nisur. Por në finalen e Champions League më 24 Maj të vitit të ardhshëm do të jenë të zotët e shtëpisë, nëse do ta quajmë kështu Benfican, që do të përballet me rusët e Zenitit. Nuk është parashikim i oktapodit Poli, as i papagallit Mani apo ndonjë orakulli tjetër. Në të vërtetë bëhet fjalë për një gafë në faqen zyrtare të UEFA-s në gjuhën portugeze, që nxirrte si finalistë Benfican dhe Zenitin në kompeticionin më elitar futbollistik për klube në Europë. Deri në finalen që do të luhet në Estádio da Luz të Lisbonës mbeten edhe 9 muaj dhe deri atëherë ka mjaftueshëm kohë për të parë nëse fati do të cojë pikërisht këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës. Nëse do të ndodhë kështu, të jetë vërtet fat?
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 21:36:01 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015