Gaforre, Prirjet Profesionale, Paraja dhe Shendeti Prirjet - TopicsExpress



          

Gaforre, Prirjet Profesionale, Paraja dhe Shendeti Prirjet profesionale të Gaforres Femra e kësaj shenje është shumë e zgjuar dhe ëndërruese, por është shumë intuitive dhe e ndjeshme, ja sepse aktivitetet që kërkonjnë do të kenë këto karakteristika; gjithçka ka të bëjë me muzikën ose me publikun. Duke qënë një natyrë e kthyer dhe e interesuar për të shkuarën, me një inteligjencë të përshtatshme për studimin e gjuhëve, mund të çimentohet në fushën e antikuariatit dhe në të gjithë ato profesione që kërkojnë njohjen e gjuhëve dhe të traditave. Femra e Gaforres do të kishte sukses si mësuese, madje dhe në nivele të larta, sepse është shumë e prirur ndaj fëmijëve e të rinjve, edhe është shumë altruiste dhe e lidhur me të afërmit. E shkëlqyer si psikologe ose mjeke. Mund të bëhen dhe gazetarë, shkrimtarë, infermierë dhe politikanë. Gaforrja duhet të shmangë ato profesione që kërkojnë shumë luftë dhe konkurrencë. Mashkulli i Gaforres është tepër romantik por pa kurajo për të luftuar sepse ka karakter shumë të mbyllur dhe pesimist, prandaj për të nuk janë të përshtatshme aktivitetet që kërkojnë këmbëngulje për të fituar dhe forcë për t’u ndeshur, për t’u atakuar. Instiktivisht ai priret ndaj arteve, letërsisë dhe do të bëhet një muzikant, piktor, arkitekt, gjuhëtar, mobilier i mirë sepse ka shumë fantazi sintetizuese. Për meshkujt Gaforre është e përshtatshme dhe karriera diplomatike. Në çdo iniciativë ai do të ndjejë nevojën e mbështetjes dhe nxitjes për të fituar ndaj ndjenjës së përhershme të pasigurisë që është në bazë të temperamentit të tij. Për mashkullin e lindur Gaforee është i përshtashëm edhe arti kulinar në nivel të lartë, ai e dashuron kuzhinën (Arturi, gastronomi i famshëm, ishte i shenjës së Gaforres). Një këshillë: kundrejt të papriturave të profesionit, duhet me qënë më indiferent, më të ftohtë dhe më pak të merakosur e të shqetësuar. Disa njerëz të Gaforres mund të bëhen dhe bisnesmen të mirë dhe meqë janë romantikë dhe duan natyrën mund të bëhen koleksionistë, antikuarë dhe kopshtarë, etj. Gaforrja dhe paratë Të lindurit e kësaj shenje qofshin meshkuj apo femra janë shumë nikoqirë dhe kursimtarë; megjithatë femra kur shpenzon, e bën këtë me shumë kënaqësi nëse është fjala për të blerë ndonjë shtëpi, bizhuteri apo veshje. Shumë praktikë në para dhe realistë, të lindurit e Gaforres dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë dhe bëjnë përpjekje ta shtojnë pasurinë e tyre, duke bërë ekonomi dhe duke mos rrezikuar më kot paratë në spekullime të dyshimta. Mashkulli i Gaforres shpenzon më lehtë për të blerë gjithçka e bën më të bukur dhe më të pëlqyeshme shtëpinë që e do shumë dhe e konsideron si një strehë mbrojtjeje. Si mashkulli edhe femra janë mjaft kursimtarë për të bërë dhurata edhe pse fëmijët e tyre janë gati të bëjnë sakrifica ekonomike për t’ua bërë më të mirë të tashmen dhe të ardhmen. Të gjitha shpenzimet për të udhëtuar janë të justifikuara. Mashkullin ndryshe nga femra parapëlqen të marrë ose të blejë rrobat më të zgjedhura, por i pëlqen më shumë kur ato i vijnë nga shoqja e tij. Në raportet e Gaforres me paratë ndikojnë pozicioni i Hënës dhe i Diellit, domethënë në çfarë sektori të horoskopit do të gjenden këto dy yje. Gaforrja dhe shëndeti Në përgjithësi të lindurit e Gaforres kanë një shëndet delikat (meshkujt edhe femrat). Ata e marrin veten me shumë vështirësi pas sëmundjeve. Pjesët më delikate të të lindurve në këtë shenjë janë: kafazi i kraharorit, stomaku, mushkëritë, mëlçia, shpretka dhe mukozat. Ata kanë tendencë dhe predispozicion të vuajnë nga anemia, gjëndrrat limfatike, obeziteti dhe ipotiroidizmi. Shqetësimet e tyre të shpeshta do të jenë nga dilatacionet e aparatit tretës, mbidjersitja nga emocionet e forta. Mund të kenë djersë të ftohta dhe forma kolapsi. Çefalia, astemia dhe lodhja muskulare janë shfaqje tipike të organizmit të lindurve të kësaj shenje. Humori i keq dhe trishtimi janë burim i sëmundjeve dhe shkaktarë të ulçerave dhe sëmundjeve të mëlçisë nga ato më të lehtat dhe deri tek ato më të rëndat siç është ceroza. Të lindurit Gaforre shpesh kanë mungesë kalciumi. Shpesh herë ata kanë probleme nervore. Për ta është e këshillueshme një dietë pa yndyrna dhe sheqerna të tepërt. Të gjitha llojet e zarzavateve bëjnë mirë por veçanërisht sallata jeshile, çikorja, spinaqi, lakrat, grosha e vogël, qepa, rrepka, kopra dhe radhiqet. Është e këshillueshme peshku ndërsa mishi të merret dy herë në javë. Si pije më të mirat janë qumështi për shkak të mungesës së kalciumit dhe të gjitha lëngjet e frutave por pa sheqer, duhet të përjashtohet alkoli i çdo lloj forme. Për të mbajtur peshën e duhur Gaforret duhet të lëvizin shumë. Janë të këshillueshëm noti, bicikleta, shëtitjet, vrapimi gjithmonë në breg të detit për të marrë jod, i cili është i nevojshëm për ta. Për femrat këshillohet dhe tenisi i cili aktivizon reflekset dhe përmirëson muskulaturën. Veç kësaj djersitja favorizon jashtëqitjen e toksinave. Kur tretja bëhet shumë e vështirë duhet të përdoret çaj trëndafili para gjumit. Për ekuilibrin psikologjik bën mirë dëgjimi i muzikës ose i leximit të cilat mbajnë zgjuar vëmendjen e zbavisin dhe e çlodhin. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 qershor – 1 korrik) Janë më të predispozuar për obesiet për anemi dhe intoksikacione si dhe mundësi për absese. Drejtohen nga Saturni dhe demostrojnë një ndrojtje shumë të madhe, pak kurajo! Seksualiteti është minimal. Saturnit i dedikohet dhe një formë pesimizmi, ndjenja e detyrës dhe lidhja me traditën. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 korrik) Kanë sistemin tretës më problematik për shkak të lëngjeve gastrikë si dhe mundësi për ulçera dhe reumatizma. Drejtohen nga Urani, janë origjinalë, të lehtë, të djallëzuar por me një ndjenjë të thellë të detyrës dhe aftësi të mira profesionale. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor) Janë të predispozuar ndaj idropizisë dhe ezaurimeve nervore. Tek ata ndikon Neptuni dhe kanë një dobësi psikike më të madhe, një fatalizëm të thellë, fantazi dhe mënyrë shumë romantike për të jetuar dashurinë, bëhen agresivë nëqoftëse kundërshtohen shumë.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 19:01:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015