Garet Bejl, në rrezik 100 milionë eurot Reali i Madridit i - TopicsExpress



          

Garet Bejl, në rrezik 100 milionë eurot Reali i Madridit i Karlo Ançelotit po “lutet” për Garet Bejlin. Mesfushori, që i kushtoi 100 milionë euro ekipit kryeqytetas, mund të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë. Po dje klubi madrilen informoi të gjithë mbi dëmtimin e uellsianit. Madje, nëpërmjet një komunikate për shtyp, Reali i Madridit “akuzoi” “Marca”-n se ka harruar me tendencë që të bëjë publik një raport mjekësor që i është vënë në dispozicion nga stafi mjekësor i klubit në fjalë të përditshmes spanjolle. Mediat – Sipas “Marca”-s, Ronaldo vuan nga hernia diskale dhe, nëse do t’i nënshtrohet operacionit, do t’i duhet që të qëndrojë larg fushave për rreth 4 muaj. Mësohet se mjekët ia kanë diagnostikuar këtë problem uellsianit që në ditën kur kreu analizat mjekësore te klubi i Realit. Por, duke qenë se në atë kohë nuk kishte dhimbje, firma nuk u shty.
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 14:21:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015