Gazeta Telegraf, 26 Korrik 2013 Av. Idajet Beqiri JA ÇFARE - TopicsExpress



          

Gazeta Telegraf, 26 Korrik 2013 Av. Idajet Beqiri JA ÇFARE NDODHI KUR UNE DHE DHIMITER SHUTERIQI SOLLEM PER HERE TE PARE UÇK NE TIRANE Ishte muaj korrik i vitit 1998. UÇK-ja kishte kohë që kishte dal në dritë dhe vepronte në territorin e Kosovës. Politika zyrtare shqiptare, qeveria dhe opozita, ishin thuajse të një lionje në qëndrim, e anatemonin rëndë këtë formacion politiko-ushtarak, duke e konsideruar si mjaftë të dëmshme për zhvillimet politike në hapsirat shqiptare. Njeriu më gojë shthurur kundër UÇK-së ishte Berisha, i cili në atë kohë ishte në opozitë. Në deklarata të shumta ai e konsideronte UÇK-në si “dorë të zgjatur të Beogradit” dhe si “pjellë të Millosheviçit”. E vetmja forcë politike dhe i vetmi organ shtypi i kohës, të cilat qysh në shfaqjen e embrioneve të para të UÇK-së në mesin e viteve 1997 e në vazhdim, e përkrahu, e mbështeti, i bëntë të njohura gjithë veprimtaritë e aksionet e saj dhe e mbronte këtë formacion të rëndësishëm politiko-ushtarak që vepronte aktivisht në Kosovë, ishte Partia e Unitetit Kombëtar dhe Gazeta “KOMBI”. Ishte koha që Grupi i Kontaktit dhe pjesë të rëndësishme të politikës së BE, në vend që të ndalnin luftën barbare gjenocidiste të tre ushtrive serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, i bënin “thirrje” UÇK-së të dorëzonte armët! Tirana zyrtare heshtëte...dhe për të qënë “në sinkron” me faktorin ndërkombëtar, posaçërisht ata të Europës, hidhte akuza të rëndomta e të pabaza kundër UÇK-së. Nga ana tjetër ish- Shefi i Opozitës së athershme, me një vrazhdësi të patreguar dhe me fjalorin e tij tipik vulgar të rrugës, villte ç’të mundëte kundër UÇK-së. Kjo situatë dramatike ndodhëte pikërisht në kohën kur UÇK-ja kishte nevoj jetike për mbështetje prej atdheut “Amë”, Shqipërisë dhe të popullit të saj. Në Kuvendin e Intelektualëve Për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, të cilin e zhvilluam në nëntor 1995 në Stamboll të Turqisë, zgjodhëm si kryetar të kësaj Lëvizje Akademikun e shquar Prof.dr. Dhimitër Shuteriqi. Kjo Lëvizje, mua, Prof. Rexhep Meidanin, Akademik Idriz Ajeti, etju, n’a zgjodhi nënkryetar. Profesor Shuteriqi e kishte marrë aq shumë për zemër këtë detyrë, sa thuajse për ditë, me orë të tëra, bashkëbisedonim për hapat që duhet të hidhnim dhe veprimtaritë që duhet të kryenim për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Në datën 27 korrik 1998, pasi kishim parë te lajmet që jepte Euro Neës, i vetmi kanal televiziv nga i cili merrej vesh në atë kohë se ç’ndodhte në Kosovë, shumë skena rrenqethëse të krimeve që ushtria serbe bënte mbi popullsinë e pa mbrojtur të Kosovës, kam shkuar në shtëpinë e Profesor Shuteriqit dhe kemi biseduar gjatë për çka duhet të bënim në përkrahje të UÇK-së dhe të ndaljes së represionit serb mbi popullin e Kosovës. Ram dakort që t’a prezantonim legalisht UÇK në Tiranë. Njoftuam gjithë akademikët e Akademisë së Shkencave, një numur të konsiderueshëm politikanësh, mjaftë intelektualë më në zë të asaj kohe si dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, okupuam sallën e Konferencave të Muzeut Historik Kombëtar. Në datën 29 korrik 1998, në orën 10.00 organizuam konferencën me temë “UÇK-ja në Tiranë”! Së bashku me mikun tim dhe bashkëpunëtorin e afërt të UÇK-së. Dr. Refik Kucaj, siguruam pjesmarrjen në këtë konferencë të disa prej luftëtarëve të UÇK-së. Dy prej tyre, që kishin edhe funksione drejtuese, i morëm të plagosur, siç ishin, nga Spitali Ushtarak dhe i sollëm në sallën e Muzeut. Ata kishin sjellë me vete edhe Flamurin e UÇK-së, të cilin e ruanin si gjë të shenjtë dhe donin t’a shpalosnin para auditorit tepër të gjerë dhe kualitativ të kësaj konference, së bashku me thirrjen për ndihmë. Interesimi i masmediave të kohës ishte shumë i lartë. Fjalën e rastit në këtë konferencë e mbajta unë, me cilësinë e nënkryetarit të Lëvizjes Intelektuale. Përshëndeti konferencën në emër të Presidentit të Republikës Daut Gumeni, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së asaj kohe. Folën në konferencë edhe Nënkryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Luan Omari, dr. Moikom Zeqo e mjaftë të tjerë. Me një interesim të posaçëm u prit fjala e mënçur e me shumë peshë e Profesor Dhimitër Shuteriqit. Kur djemtë e UÇK-së dolën në podiumin e konferencës, shpalosën flamurin e këtij formacioni politiko-ushtarak dhe bënë thirrjen e tyre për ndihmë prej shtetit shqiptar dhe popullit në këtë gjysëm Shqipëri të lirë, salla shpërtheu në duartrokitje të furishme dhe në lotë të shumtë gjithashtu... Fjalimin e plotë të Prof. Dhimitër Shuteriqit në këtë Konferencë, pas transkiptimit, po e japim të plotë ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”: “ Në Kosovë,- e nisi fjalën e tij Profesor Shuteriqi,- bëhet një luftë e rëndë. Është një luftë e pa barabartë, s’ka dyshim, shumë e pa barabartë. Por është një luftë e shenjtë. Është një luftë që nuk ka ardhur agresivisht. Janë mbi 80 vjet që shqiptarët, si popull, vuajnë atje, duke pritur që një ditë atyre do t’u japin të drejtë, do t’u japin atë që Europa e bëri pa të drejtë, duke e ndarë Shqipërinë në katër, do t’u japi të drejtë. 80 vjet terror të të gjitha llojeve, duke nisur sigurisht, nga terrori psikologjik, shtypje nga të gjitha llojet, duke e lënë këtë popull analfabet, e duke i çelur vetëm nga një Medrese, domosdo, në një moment të caktuar do të arrinin në atë që më s’bëhet, do t’a ngrinin popullin për të kërkuar e mbrojtur të drejtat e tij. I duhet bërë ballë kësaj lufte. Jemi një komb, nuk jemi dy ne shqiptarët. Do t’i bëjmë ballë së bashku, ashtu sipas mundësive të sejcilit, ata në Kosovë, ne këtu në Shqipëri, ata në Diasporë. Po të bashkuar aman, se jemi të përçarë, ne këtu dhe ata në Kosovë. Dëgjova një lajm shumë të mirë mbrëmë. Ata në Kosovë janë bashkuar. I uroj fort. Duhet të punojmë fort ne këtu, se nuk jemi të bashkuar. Edhe Diasporën nuk e kemi të bashkuar. Në këtë situatë të keqe vepron armiku serb nën Millosheviçin, në tërë furinë e njohur, të stërnjohur, të mjeteve të tyre, që kanë 150 vjet do të thosha, 170 vjet do të thosha, që vazhdojnë të vrasin me egërsinë gjithmon në rritje, duke mos kyrsyer tanket, topat, flakhedhëset... Nuk i bëhet pa bashkim. Është fjala e parë dhe më e parë bashkimi ynë. Nuk i bëhet ball jo vetëm pa bashkimin e të gjithë shqiptarëve, por edhe pa një bashkim të fortë këtu brënda në Shqipëri. Shqipëria komb i lirë mundet dhe duhet t’a mbrojë fort çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pa qënë të bashkuar këtu, do e kemi shumë të vështirë t’a mbrojmë Kosovën. Me lindjen e UÇK-së ka lindur një fazë e re, shumë e re, krejt e re, për çështjen e Kosovës. Nuk u bë gjë në të tëra tentativat paqedashëse. Tentativat paqedashëse i ka edhe UÇK-ja, me gjithë se rrëmbeu armët. I pohon tentativat paqedashëse, i shpallë me forcë, por po mbron Kosovën, po mbron popullin e Kosovës nga terrori i tre ushtrive të armatosura gjerë në dhëmb të Serbisë. Dy duar për një kokë themi ne, dy duar për një kokë janë ata të UÇK-së. Ne gëzohemi fortë që kjo ushtri lufton me atë heroizëm të saj dhe kemi besimin se do të jetë kosekuente e pandalshme dhe e mënçur. E përsërisë, e mënçur, e luftës së vet të drejtë. E mënçur them, se ky armik kaq i egër dhe kaq i papërmbajtur, siç është bërë Serbia më në fund, është një armik kaq dinak, sa duhet luftuar me mënçuri të madhe. Me maturi, me mënçuri, siç po lufton tani kjo Ushtri. Çështja e Kosovës më në fund u ndërkombëtarizua aq fortë, sa që tani më, edhe kalamanët e rrugës e dinë se ka një çështje të tillë të madhe midis Europës. Me gjithë që Europa e ka zakon që Ballkanin shpesh nuk e sheh si midis saj, por e quan si në skaj të saj, me që gjeografikisht është në skajin e saj. Neve jemi jo në skajën e saj. Jemi këtu në Europë. Më në skaj nga neve mund të jetë Bullgaria, Maqedonia, Serbia vet, Greqia që është nën ne. Historia jonë e shqiptarëve këtu është pranë Vardarit, jemi të shtrirë në një kuotë, është historia e marëdhënijeve me Perëndimin, po edhe me Lindjen, por të parën me Perëndimin. Jemi pjesë e Europës. Nuk e them rastësisht, po e përsërisë këtë fjalë, Europa nuk është serioze në mendimet e saj në këtë kënd të saj. Qahet për luftrat në Ballkan. Por seriozisht duhet të marrë çështjen e luftës që bëhet tani në Ballkan, se janë bërë disa luftra në Ballkan, të cilat i kanë kushtuar Europës sa më s’ka. Lufta e Parë Botërore plasi në Sarajevë. Lufta e Dytë Botërore plasi në Durrës. Po, po, Lufta e Dytë Botërore plasi në Durrës në 7 prill 1939, jo në shtator kur ushtritë naziste sulmuan Poloninë. Ne që ishim jashtë Shqipërisë asokohe e ndjemë, nuk e parandjemë, e ndjemë se do plaste Lufta e Dytë Botërore. Dhe plasi. Është gjë e madhe që Lufta e UÇK-së e ndërkombëtarizojë çështjen shqiptare. Europa ka bërë shumë për ndërkombëtarizimin e kësaj lufte. Edhe ato pjesë të Europës që s’na e duan të mirën, nuk mund të mos flasin më për çështjen shqiptare, nuk mund të mos thonë që kosovarët po vriten nga serbët. Nuk mund të mos thonë, sepse janë tanket serbe atje që po vrasin shqiptarët. Dhe këto skena të përditshme i jep EURO NEËS në lajme çdo ditë, jep pamjet nga Kosova, të cilat i transmetojnë gazetarët trima që venë atje dhe vriten në llogore. Europa nuk shqetësohet shumë për luftën në Ballkan. Shqetësohet ende pak, ende shumë pak. Mund dhe po shqetësohet Amerika, por Europa shumë pak. Plotë 4 vjet priti Europa që të shuhej lufta në Bosnje. Sa vjet do të presi që të shuhet lufta e shpallur nga serbët, lufta shumë më gjenocide nga ajo e Bosnjes në Kosovë? Sa vjet mund të presi?! E pse duhet të presi?! Që të shkundet Ballkani, që të shkunden shqiptarët?! Pak jemi shkundur në këto 80 vjet ne shqiptarët. Serbinë nuk e gjenë gjë me këto masa gjysmake që merr Europa, të cilat nuk janë masa. E kemi parë mirë ne shqiptarët këtë gjë. I ka dërguar aq shumë naftë ky pushteti ynë këtu në Tiranë Serbisë për luftën që po bënë në Bosnje, sa më s’thuhet. Kanë kaluar dhe kalojnë mijra e mijra bote me naftë me lejen e pushtetit tonë për në Serbi, ndonëse Europa i ka vënë embargo! Dhe kjo kontrabandë në favor të Serbisë, kjo naftë nga Shqipëria ecën lumë në sy të ambasadorëve të Bashkimit Evropian. Asnjë herë nuk tha një fjalë Europa që po shkon naftë nga Shqipëria, nga Shkodra, në Serbi. Ka mbyllur sytë për 4 vjet me radhë ndaj këtij fenomeni Europa, me gjithë se bëhet luftë në Bosnje. Dhe ushqehej me naftë nga Tirana zyrtare Serbia, sepse e kishte shumë më shkurtë rrugën e marrjes së naftës nga Shqipëria. Prap do të mbyllë sytë Europa me luftën në Kosovë. Europa dhe Grupi i Kontaktit i këshillojnë ushtarët e UÇK-së që të dorëzojnë armët! Pse nuk i këshillon më mirë që të vetvriten?! Të vetvriten t’i këshillojë. Në mënyrë të kundërt i këshillon serbët. I vritni shqiptarët,-ju thonë,-sepse kanë kuptim këto fjalë që I thonë UÇK-së. Ata nuk i këshillojnë serbët drejtpërdrejtë që “i vritni”, por serbët kështu i kuptojnë këto fjalë, sepse një fjalë thonë ata, 14 fjalë me pushkë thonë serbët dhe i vrasin si pa gjë të keq shqiptarët. Kjo është një gjë e njohur. Psikologjia serbe ka 80 vjet që njihet në Europë. Një Jugosllavi të tërë ka torturuar Serbia gjatë këtyre 80 vjetëve. Torturoi Slloveninë, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, të cilës i torturonë gjysmën e saj, Maqedoninë, një pjesë të Hungarisë. Dhe kurr nuk provoi kjo Serbi që të ishte një shtet shumëkombësh, që t’i donte kombet e veta në përbërje të federatës, por Serbia i vriste dhe po i vret kombet e veta. Shqiptarët janë komb tamam, 2 milion janë tani në Kosovë, 4 deri 5 milion duhet të ishin. Më shumë se 2 milion kanë emigruar, sepse i vret Serbia. Gjysma e kombit tonë vajti në Jugosllavi, në atë palo shtet, me të cilin nuk e lidhte asgjë, asgjë nuk n’a bashkonte në etni, në kulturë, në miqësi, në gjuhë me ta. Ne kemi dhe jemi në tokën tonë në Kosovë. E dimë kur kemi ardhur aty. Që nga Dardanët jemi aty. Ata thonë se kemi ardhur më vonë! Por nuk n’a thonë dot se kemi ardhur më vonë se ata. Këtë nuk guxojnë të n’a i thonë dot. Ata dihet se kur kanë ardhur aty dhe u shtrinë në tokat tona. Në shekullin e 10-të kanë ardhur. Këtë e thotë historia.” Në fund të konferencës thelbi i kësaj fjale të Profesor Shuteriqit u shndërrua në një thirrje drejtuar gjithë popullit shqiptar, faktorit politik brënda vendit, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Këshillit të Ministrave të BE, OSBE-së dhe Grupit të Kontaktit. Av. Idajet Beqiri
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 16:59:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015