Gazi Sarin, ose GB, me formule (CH3)2CHO]CH3P(O)F eshte nje leng - TopicsExpress



          

Gazi Sarin, ose GB, me formule (CH3)2CHO]CH3P(O)F eshte nje leng pa ngjyre, pa ere qe perdoret si arme kimike fale fuqise se tij te madhe neuro-paralizuese. U klasifikuan si arme tё shkatёrrimit nё masё nё Rezolutёn 687 tё OKB-sё. Prodhimi dhe konfeksionimi nё predha e gazit sarin ndalohet nga Konventa kundёr Armёve Kimike, nё tё cilёn ka aderuar edhe Republika e Shqipёrisё. Madje gazi sarin klasifikohet si substancё e kategorisё sё parё pёrsa i pёrket rrezikshmёrisё sё saj.Sarin ёshtё vdekjeprurёs edhe nёse administrohet nё doza shumё tё ulta. Vdekja vjen vetёm njё minutё pasi ёshtё marrё pёr shkak tё paralizimit tё muskujve tё mushkёrive. formula e gazit sarinNёse merren menjёherё antidote si atropine ose biperideni dhe pralidoksima personi mund tё shpёtojё. Gazi sarin ёshtё vdekjeprurёs edhe nё doza minimale. Sarin ёshtё 26 herё me vdekjeprurёs sesa cianidi. Sarin u zbulua nё vitin 1938 nё Wuppertal-Elberfeld tё Gjermanisё nga shkencetarёt nё IG Farben nё pёrpjekje pёr tё krijuar pesticide mё tё forta. Ai ёshtё mё toksiku nga katёr seritё-G nerv paralizuesit e krijuar nga Gjermania.Gazi sarin ka aftёsinё tё ngjitet nё rroba dhe tё kontaminojё edhe pas disa ditёsh njerёzit qё bien nё kontakt me rrobat ose me njeriun qё i ka veshur ato. Gazi sarin shkatёrrohet vetёm nё temperaturё shumё tё lartё, nё 2700 gradё Celsius. Megjithate shkencetaret thone se agjente kimike te rrezikshem mund te shperndahen ne ajer pas djegies dhe te udhetojne per mijera milje duke venё nё rrezik jetёn e banorёve. s.c
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 12:39:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015