Genc Prelvukaj është një këngëtar me prejardhje nga Mali i - TopicsExpress



          

Genc Prelvukaj është një këngëtar me prejardhje nga Mali i Zi, ai u shkollua në Prishtinë dhe gjithashtu filloj karrierën e këngëtarit këtu. Ai është i njohur për këngë mjaft të popullarizuara dhe për zbulimin e talenteve të rinj në botën e muzikës. Genc Prelvukaj ka themeluar dhe e udhëheq kompaninë “Gramafon Entertainment”. Ka realizuar një varg videoklipesh, sikurse: “E shtunë” , “Metropolet” , “Albanian” , “Nanny” , “All night” dhe së fundi “Le për mu mama”. Kënga më e popullarizuar deri më tash mbetet “Albanian”, ndërkaq që ka pasur edhe këngë, të cilat kanë qenë të ndaluara medialisht, sikurse këngët “Jovo” dhe “E shtunë”. Për ta kuptuar ndër të tjera se cili është opinioni i Gencit për ekstremistët fetarë dhe a po vazhdon të merret ai me muzikën lexoni intervistën e tij për “Zërin”. - Cili është personi më i rëndësishëm në botë për ju? - Nuk mund të mendohet ndonjë njeri tjetër para djalit. Ai është dhe mbetet personi më i rëndësishëm. - A është e vërtet që keni filluar të merreni me politikë? - Ka disa vite që unë jam i inkuadruar në politikë. Është pjesë e përditshmërisë sime qe një kohë dhe vazhdon të mbetet. - Cili është opinioni juaj për ekstremistët fetar që kanë filluar të marrin hovë në Kosovë? - Ekstremizmi është rrymë tejet negative në çfarëdo lloj sfere qe paraqitet. Është një tërësi e opinioneve dhe veprimeve që një popull e kthen mbrapa dhe nuk ka asnjë shembull të mirë, në asnjë vend ku ekstremizmi ka rregulluar diçka që më pas populli t’i duartrokas. Në rastin e religjionit, teoritë e tepruara shfaqen si jashtëzakonisht te dëmshme dhe kamuflohen pas çështjeve shpirtërore për të ardhur deri te fuqia politike. Janë lëvizje qe ndryshojnë trajtë, përjashtojnë mendimin e kundërt dhe duke u nisur nga shembujt nëpër botë prodhojnë sisteme qeverisëse jo të nevojshme për njerëzimin. - Pasi që po merreni me politikë si ndikon kjo në imazhin e Kosovës? - Çdo lloj lëvizje ekstreme krijon pasqyrë negative për një vend të caktuar. Deri me sot nuk mendoj qe Republika e Kosovës është cenuar seriozisht nga rrymat ekstreme fetare meqenëse është vetëm një fraksion i dyshimtë, jashtëzakonisht i vogël që e pranon një sjellje të tillë. Populli ka një të kaluar të mirë në këtë çështje, një kulturë të trashëguar që respekton religjionin e kundërt. Konkretisht mendoj qe ekstremizmi është teori e mendimeve e importuar që nuk përket me mentalitetin popullor të shqiptarëve. - A jeni duke u marr akoma me muzikën? Çfarë të presim në të ardhmen nga Genci? - Pavarësisht angazhimeve në politikë, muzikën nuk e kam ndërprerë asnjëherë. Ka projekte që do të vijnë në të ardhmen e që i kemi planifikuar. - A ka ndonjë femër në jetën e Gencit? - Jo, nuk ka. - Cilët artist shqiptarë dhe të huaj preferoni? - Ka shumë artistë në listën time të preferencave megjithatë nuk kam ndonjë që qëndron mbi tjerët për ka rëndësia. - Çfarë hobi ka Genci, me çfarë merret në kohën e lirë? - Vështirë se gjej kohë të lirë ditëve të fundit. Sidoqoftë është “hiking”, mbledhja e gjërave të vjetra etj. - Cilat janë synimet e juaja në të ardhmen? - E kam vështirë t’i them sepse ambiciet i ndërtojë me kujdes dhe nuk i vë vetes detyra të largëta asnjëherë. - Çfarë roli ka dashuria në jetën e juaj? - Momentalisht nuk është pjesë te unë por një ditë sigurisht mund të ketë vend të rëndësishëm. - Që kur keni filluar të merreni me muzikë, sa mendoni që keni evoluar që atëherë? - Shumë. - Ku inspiroheni për tekstet e këngëve? - Janë rrethanat e ndryshme qe preken e takohen çdo ditë që krijojnë inspirimin. - Cili është mesazhi juaj për njerëzit që mendojnë të merren me muzikë? - Të punojnë vazhdimisht. - Cili është mesazhi juaj për fansat? - Të qëndrojnë përkrah nesh sepse kemi ende për të dhënë.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 09:01:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015