Gjate ketyre viteve, veshet me kane degjuar cdo absurditet, syte - TopicsExpress



          

Gjate ketyre viteve, veshet me kane degjuar cdo absurditet, syte me kane pare cdo paradoks te mundshem, arsyeja me eshte helmuar nga mijera ushqime qe me serviri politika shqiptare. Kam pare Berishen ti thote Nanos kriminel dhe mafiozi i shitur i Shqiperise, e neser ta ule ne tavoline, ta perqafoje dhe ta quaje njeriun e madh te tranzicionit shqiptar dhe te reformimit te partise, aleatin e tij te forte. Nano, bashke-skenaristi i 97-tes famekeqe, sot mban te njejtin qendrim vellazeror me mikun e tij, ish-armikun Berisha. Kam degjuar Meten ti thote Rames kjo funderrine e pashembullt e shoqerise shqiptare, qe mohoi atesine e te birit dhe eshte kryetar i spiuneve ..nderkohe qe sot e quan Ramen reformator dhe vizionar i madh, duke iu ulur ne preher gjithe dashuri. Kam degjuar Meten dikur ta quante Berishen diktatori i madh, krimineli i paskrupullt qe po vjedh e gllaberon cdo pasuri kombetare, Hitleri i Shqiperise qe duhet rrezuar nje here e me pare, fatkeqesia shqiptare ..e per cudine e gjithekujt, ishte pikerisht Meta qe pas zgjedhjeve e mbajti Berishen ne pushtet edhe 4 vjet, duke e quajtur Burre Shteti e politikanin e madh, kurse aleancen e bente per integrimin e Shqiperise gjasme! Kam pare Ramen te ngreje nje popull ne proteste kundra bllokut korruptiv te Metes, me 21 janar ..nderkohe sot jane ne qeverisje bashke. Kam pare Kastriot Islamin (kafka-thyesin e cdo demokrati, ministrin dhe mikun e Ramiz Alise) ne podiumin e Partise Demokratike, perkrah Berishes e Topallit, duke u kerkuar voten demokrateve, te persekutuarve, kafka-thyerve! Kam pare Ngjelat, Priftet, Xhuvelet, Kadelet, Ndokat etj etj ..te shanin dhe denonin njeren pale publikisht, e neser te beheshin aleate, tu benin apel popullit te votonin pikerisht per palen qe shane e demaskuan, duke lepire aty ku peshtyne.. Cnuk na kane degjuar veshet dhe pare syte! Mendova se pata fituar imunitet.. Ama, per dreq, kur me del kjo pilivese histerike, Berisha, Topalli, Basha, Mediu, Bregu dhe gjithe areola e koalicionit te djathte, ata qe vrane dhjetra ne Gerdec dhe shkaterruan qindra shtepi (pikerisht nga demontimi i armeve - kontrabanda kriminale e areoles pushtetare), ata qe shiten gjithe jugun Greqise vec per nje karrige pushteti 4-vjecar, qe firmosen importin e gjithe plehrave te Europes, qe falen naften e armet shqiptare Serbise (ata arme qe vrisnin shqiptaret tane ne Kosove), ata qe firmosen hapjen e centraleve berthamore ne Shkoder nderkohe qe gjithe bota po i mbyll pas tragjedise ne Japoni, ata qe vrane gjithe mjedisin shqiptar duke e shnderruar ne nje kantier ndertimi kanceroz, me fabrika vrasese e gerryerje masive, ata qe masakruan pyjet, malet, thane liqenet e gerryen lumenjte e betpnizuan bregdetin, qe lejonin popullin te lahej ne nje det ku derdheshin ujerat e zeza apo qe benin sikur nuk kuptonin arsyen pse vdesin mijera shqiptare ne vit nga kanceri, ata qe i vrisnin shqiptaret ne diten me diell mes bulevardit dhe drejtonin gishtin nga stilolapsat bajonete .. kur hap gojen dhe tani ben moral kjo kategori njerezish, sinqerisht qe nuk e perballoj dot neverine dhe ofendimin e inteligjences qe me shkaktojne! Pas vote-shporrjes qe moren ne 23 qershor, i besova kur deklaruan se e kane lexuar drejte verdiktin e shqiptareve te tmerruar nga qeverisja me e keqe ne histori! I besova kur thane se do nxirrnin leksione dhe do reflektonin fuqishem.. Shpresova kur thane se PD do reformohet dhe do shnderrohet nje parti e demokrateve (jo e familjes dhe monopol i nje grupi njerezish qe skane asnje lidhje me demokracine) me boshte dhe parime te verteta demokratike. Tani qe filluan me bojkote parlamenti (deja vu), me gjuhe alarmuese e percarese, me retorika e taktika Berishiane, me protesta para kryeministrie, me gjithcka per te cilen akuzuan palen tjeter per 8 vjet .. keq puna! Mjere ai qe bie peshk i delirit, paskrupullsise, amoralitetit dhe djallezise se pashoq qe udheheq keto njerez, qe duan te na udhe-heqin.. PS: Uroj qe kjo faqja e peticionit dhe sensibilizimit kundra importit te armeve kimike ..te mos jete nje vegel e opozites! Do doja shume te mos ishte e vertete, se ua copetuan besueshmerine deri ne grimcen e fundit, ketij populli te hallakatur dhe tashme teper skeptik ndaj kujtdo! Prandaj sbehen dot dy gure bashke ne Shqiperi. Kujt ti besoje shqiptari i shkrete (?!) Uroj te jete nje faqe e shoqerise civile, perndryshe, sado jam 100% perqafues i misionit te saj te drejte, nese aty kane gisht te larte-permendurit ..Im out immediately!
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 18:23:58 +0000

Trending Topics



EBOLA: ‘Ewedu is a cure’ – Professor Oshitelu, LUTH

Recently Viewed Topics




© 2015