Gjeni më poshtë horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale, - TopicsExpress



          

Gjeni më poshtë horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale, për ditën e Martë, 3 Dhjetor 2013. Dashi Do e shfrytëzoni ne maksimum këtë dite dhe do qëndroni me pranë partnerit se kurrë me pare. Edhe ndjenjat do i shprehni pa pushim. Beqarët nuk do e dineë as vete ta përshkruajnë atë që do ndiejnë dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qenë të sigurte. Në planin financiar do bëni çfarë te mundeni për ta përmirësuar sa me shpejt situatën. Do ja dilni mbanë! Demi Ditë mjaft harmonike dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka që keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni mjaft mire. Buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë çast. Beqarëve do ju duhet ende të presin për të gjetur dashurinë e madhe. Financat do jenë paksa delikate, por fale këmbënguljes suaj situata do filloje të stabilizohet dalëngadalë. Binjakët Më në fund do mbarojnë debatet dhe mosmarrëveshjet në jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do fillojë të ngrohet. Që në mëngjes do keni surpriza nga partneri. Beqarët do takojnë persona mjaft interesante me të cilët ja vlen të krijohet një lidhje. Në planin financiar do i zgjidhni një nga një të gjitha problemet që keni pasur dhe do mundoheni ta konsolidoni situatën. Gaforrja Venusi do jetë planeti që do favorizojë jetën tuaj në çift sot. Komunikimi do jetë i mirë dhe debate nuk do ketë aspak. Shfrytëzojeni ditën për të folur për çfarëdo lloj teme. Beqarët do jenë në kërkim të një lidhjeje te qëndrueshme, ndërsa sot mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë sepse situata do jetë e paqëndrueshme. Luani Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe më tepër gjate kësaj dite. Do i harroni mosmarrëveshjet dhe do dini të kërkoni falje për gabimet që keni bërë. Beqarët nuk duhet t’i gjykojnë personat qe do i joshin, thjesht le t’iu qëndrojnë larg nëse ju duken të papërshtatshëm. Plutoni do ju nxitë të shpenzoni kuturu dhe do keni probleme financiare. Virgjëresha Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj në çift. Kriza që ju kishte pushtuar do marre fund dhe tashme do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin sa me shumë ato që ndjejnë sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet të tregoheni shumë të matur. Peshorja Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Do kaloni momente të paharruara pranë partnerit tuaj dhe do doni qe dita të mos ketë një fund. Edhe beqaret me ne fund do ndihen te lumtur fale një takime mbresëlënës qe do kenë. Me financat duhet te bëni shume kujdes nëse doni qe situata te mos përkeqësohet. Shpenzoni me kursim. Akrepi Do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do kërkoni në çdo moment ta surprizoni partnerin. Ai do ndihet mjaft mirë në krahët tuaja dhe do ju bëjë edhe disa deklarata të forta. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do gjejnë një person me te cilin do ja vleje te krijohet një lidhje. Financat nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa kohe me pare. Shigjetari Nëse nuk doni të keni debate dhe mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni paksa me tolerantë me partnerin dhe të mos e teproni me kritikat. Beqarët do fillojnë te njihen me një person të thjeshte, por që ka mjaft vlera. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë do ishte të mos investoni shuma te mëdha për objekte të panevojshme për momentin. Bricjapi Priten ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite për jetën tuaj në çift. Do flisni me hapur me partnerin dhe do i sqaroni njëherë e përgjithmonë pengjet qe ju kishin mbetur. Beqarët ka gjasa të njihen me disa persona në ambientet e punës. Gjithsesi nuk duhet të nxitohen për asgjë. Ne planin financiar duhet të merreni më tepër me menaxhimin e të ardhurave. Ujori Mos hezitoni të bëni deklarata dashurie gjatë kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do vazhdoje të jetë e ngrohtë. Beqarët do kenë shumë fat dhe do e gjejnë personin për të cilin kanë ëndërruar aq shumë. Në planin financiar do i keni idetë shume të qarta dhe situata do vijë duke u përmirësuar. Edhe shpenzimet do i kryeni me maturi. Peshqit Sektori i dashurisë do jetë mjaft i trazuar për ju që jeni në një lidhje. Do keni shpesh debate të forta me partnerin dhe nuk do dini nga t’ia mbani. As për beqaret nuk është dita e favorshme për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. Financat do jene ne një gjendje te qëndrueshme edhe pse nuk do kujdeseni aq sa duhet për to.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 15:46:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015