Gjirokastra në 8 vjetorin e saj te përfshirjes në UNESCO si - TopicsExpress



          

Gjirokastra në 8 vjetorin e saj te përfshirjes në UNESCO si pasuri botërore celi serinë e aktiviteteve promovuese me interpretim festiv te bandës muzikore për të vijuar me përurimin e nisjes se punimeve te trotuareve te sheshit te Çercizit me një fond prej 1. 5 milone leke te sponsorizuara nga Raiffeisen Bank si dhe celjen e zyres turistike ne kete shesh .Në aktivitet promovuses të programuara gjatë gjithë 15 Korrikut deri ne orët e para të mëngjesit merrnin pjesë dhe deputetë të Gjirokastres Angjeli dhe Veliaj. Nje eveniment I rëndësishem ishte edhe celja e ekspozites “Rrëfenje Ballkanase “prezantuar nga Artan Shkreli e cila prezantonte arkitekturen ne periudhën otomane ne Ballkan Gjirokastra hyri ne listen e pasurive botërore ne Korrik te 2005 dhe prej atij viti eshte rritur ndjeshem numri I vizitorëve qe kërkojnë te njohin këtë qytet te cuditshem. E megjithate Gjirokastra gjendet ne nje faze lëngimi dhe ka nevojë per shume investime.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 17:04:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015