Gjëja më shqetësuese për t’u theksuar është fakti që ata - TopicsExpress



          

Gjëja më shqetësuese për t’u theksuar është fakti që ata janë duke u trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Janë marrë informacione nga autoritetet lokale rreth abuzimeve dhe keqtrajtimeve në kampe dhe burgje. Me këtë rast, ju bëj thirrje që me të gjitha mjetet në dispozicionin tuaj të bëni thirrje drejt autoriteteve Hungareze, si anëtare e Bashkimit Evropian, që të respektojnë detyrat e tyre ndërkombëtare ndaj emigrantëve nga Kosova, në lidhje me trajtimin e tyre dhe të drejtës së tyre për vlerësim të duhur të situatës. Në veçanti, unë do të insistoja fuqimisht që të tërheqim vëmendje eksplicite tek dispozitat e përfshira në Konventën e vitit 1984 kundër Dhunës, Trajtimit, dhe Ndëshkimeve Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese.
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 17:38:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015