Granit Xhaka, së bashku me pesë futbollistët tjerë shqiptarë: - TopicsExpress



          

Granit Xhaka, së bashku me pesë futbollistët tjerë shqiptarë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, do të zbresin në fushë të premten mbrëma në stadiumin ‘Qemal Stafa’, për t’u përballur kundër vendit të tyre. Në fakt, këta gjashtë futbollistë e përfaqësojnë Zvicrën dhe do të jenë kundërshtarë të bashkëkombësve të tyre. Mesfushori i Borussia Monchengladbachut është i vetëdijshëm se në Tiranë mund të vërshëllehet nga tifozët shqiptarë, një pjesë e së cilëve e quan atë tradhtar, së bashku me shokët tjerë shqiptarë që e përfaqësojnë vendin helvetik. “Kjo është ndoshta ndeshja më emocionuese e karrierës sime. Jam i sigurt se do të ketë vërshëllima kundër meje dhe lojtarëve tjerë me origjinë shqiptare. Shumë shqiptarë janë të mllefosur në ne, na thërrasin tradhtarë. Por, disa të tjerë janë krenarë me ne”, ka thënë Xhaka për tabloidin gjerman, Bild. Edhe babai i futbollistit të Borussia Monchengladbachut, Ragip Xhaka, mezi e pret ndeshjen e së premtes në kryeqytetin shqiptar. “Po babai? Në këtë ndeshje, atij do t’i rrahin sigurisht dy zemra. Por, mendoj se 70 për qind do të jetë me mua”, ka shtuar ish futbollisti i Baselit. Ndërkohë, vëllai i Granitit, Taulant Xhaka është bërë së fundmi pjesë e Kombëtares shqiptare, edhe pse nuk do të jetë në fushë në përballjen ndaj Helvetikëve.
Posted on: Thu, 10 Oct 2013 07:31:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015