Guardiola: Dëshiroj më të mirën për Vilanovën Trajneri i - TopicsExpress



          

Guardiola: Dëshiroj më të mirën për Vilanovën Trajneri i Bayernit të Mynihut Pep Guardiola, pas fitores 4-0 të skuadrës së tij ndaj Hamburgut në turneun “Telekom”, foli edhe për situatën ku ndodhet ish-zëvendësi i tij të Barcelona Tito Vilanova. 42-vjecari tha se e kishte shumë të vështirë të fliste për problemet shëndetësore të mikut të tij Vilanova. E kam shumë të vështirë të flas për këtë çështje në gjuhën gjermane. Tito është miku im të cilin dua shumë. Dëshiroj më të mirën për të dhe familjen e tij. Këtë moment të vështirë shpresoj ta përballojë me forcë. Edhe për mua është shumë e vështirë.” Dorëheqja e Vilanovës erdhi disa ditë pas replikave në distancë mes tij dhe Guardiolës, që nisën me sulmet e trajnerit aktual të Bajernit në drejtim të presidencës katalanase. Akuza e Guardiolës se Sandro Rozell kishte përdorur sëmundjen e Vilanovës për ta dëmtuar u hodhën poshtë nga trajneri i sapodorëhqeur i Barcelonës. Por duket qartë që mosmarrëveshjet mes Guardiolës dhe Vilanovës janë hedhur një herë e mirë pas krahëve, pasi në plan të parë mbetet shëndeti i teknikut 44-vjeçar.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 16:13:54 +0000

Trending Topics




© 2015