Guardiola me dhembje koke, 5 yje të dëmtuar· pepppppBayern - TopicsExpress



          

Guardiola me dhembje koke, 5 yje të dëmtuar· pepppppBayern Munchen fitoi për herë të parë Superkupën e Europës, por finalja ndaj Chelsea u ka kushtuar shumë rekordmenëve gjermanë, pasi në atë ndeshje kanë mbetur të dëmtuar 3 lojtarë. Mario Gotze, Arjen Robben dhe Javi Martinez kanë hasur në probleme fizike në sfidën ndaj londinezëve, ndërsa Bastian Schweinsteiger, pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Fraiburgut, nuk do të luajë as me kombëtaren gjermane në dy ndeshjet e radhës. Diagnoza e Gotze është dëmtimi i kaviljes së djathtë dhe do mbetet dy javë nën kujdesin e ortopedëve. Ndërkohë, analizat mjekësore në klinikën e Bayern kanë evidentuar edhe një dëmtim në gjurin e majtë që do ta mbajë holandezin Robben disa ditë jashtë fushave. E njëjta situatë edhe për blerjen më të shtrenjtë të bavarezëve, spanjollin Javi Martinez, dhe nëse stafi teknik i shton mungesën e Thiago Alcantara, atëherë infiermieria kthehet në alarm për bavarezët. Nuk dihet ende nëse Bayern Munchen do bëjë përforcime të tjera në merkato edhe pse mungesa e disa prej futbollistëve kryesorë të dëmtuar nuk do të jetë e gjatë./
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 01:26:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015