HIMARE, QEPARO,DHERMI-MUNGESA E NJE TURIZMI “ARKAIK” -Duke - TopicsExpress



          

HIMARE, QEPARO,DHERMI-MUNGESA E NJE TURIZMI “ARKAIK” -Duke punuar ne dimer per turizmin veror- Pasi je larguar nga ishulli I Rodosit, ai I Santorinit apo edhe ai I Zakinthos nuk ka se si nder fotot e tua te mos mbizoterojne shtepi te vjetra dhe te kthyera ne minihotele, taverna, bare por edhe thjesht shtepi banimi, keshtjella te ruajtura me fanatizem( ku eshte e veshtire te ngulesh nje gozhde pa mare leje me njeqind firma), rrugica te kalldremta , reklama e menyre jetese arkaike, ngjyra tipike te perfshira ne imazhin e vete turizmit grek: bardh e blu… Le ta leme Greqine ne hallet e veta dhe te ngjitemi ne veri, ne jugun e turizmit bregdetar shqiptar. Kemi tre vende qe jane pak a shume me te njejtat karakteristike si edhe te ketyre vendeve turistike qe permenda. Himara-fshat, Qeparoi –fshat dhe Dhermiu –fshat. Turizmi ne Himare ka zbritur ne breg te detit me hotele e pallate shumekatesh qe nuk I kane sjelle asgje imazhit te Himares. Himara “e re” me Himaren e vjeter nuk kane asnje pike takimi. Ekzistojne te dyja me vete aq sa per te shkuar nga plazhi ne Himaren fshat te duket sikur do te kalosh ne nje zone tjeter banimi. Ka nje shkeputje organike midis tyre. Himara fshat ka shtepi te vjetra, ka rrugica te kalldremta, ka banesa te vjetra te rindertuara me deshiren e mire te individit ,per te qene perseri tek tradita e familjes , ka mure kalaje te degraduar, ka kisha te vjetra te menderosura, ka nje qytet te vjeter brenda kalase qe per fatin tone te keq eshte lene ne nje gjendje mjerane. Amjenti brenda kalase se Himares eshte nje vend perfekt per tengritur nje nga pikat me terheqese te turizmit shqiptar. Ajo cka mungon aty eshte… ne fakt aty mungojne te gjitha ato qe kerkon nje vizitor kur ve kemben ne Himaren e vjeter. Vetem nga kjo “harese” turizmi ne Himare ka humbje te pallogaritshme, tek e fundit edhe vete turizmi shqiptar, sepse humbet nje nga pikat me te rendesishme te tij. Po te njejtat gjera mund te themi edhe per Qeparoin e vjeter. Ai eshte lart ne mal dhe pervec klimes dhe peisazheve te mrekullueshme ,ofron dhe nje kulture te vjeter ndertimi qe mencurisht duhej ti pershtatej turizmit bregdetar. Qeparoi I ri qe I eshte ngjitur faqes shkembore te detit ,nga ana arkitekturore nuk ka asgje te vecante dhe aq me teper nuk ka asgje qe ta lidh me Qeparoin e bukur lart ne mal. Qeparoi I ri eshte nje qender fsahtare e pershtatur per turizem,por e ndertuar ne menyren me bastarde te mundshme. Imagjinoni qe, ajo, kultura e vjeter e Qeparoit lart ne Mal te kishte zbritur ne breg te detit…cfare mrekullie do te ishte. Me te drejte do te thoshe: po isha ne Qepoaro, kishte nje det te mrekullueshem ,por ishte dhe nje fshat fantastik. Ne te vertete nga Qeparoi largohesh as mish as peshk. Dhermiu po ashtu.Pervec dy tre hoteleve, vertet te mira, te tjerat jane investime me sy mbyllur. Parimi eshte te ndertojme dicka qe te na jape leke shpejt e shpejt ,por, per te tjerat ka kush mendon. Dhe ne nje kohe qe bregu I Dhermiut popullohet me hotele, pabe, restorante, etj etj Dhermiu I vjeter vazhdon te shkaterohet. Te gjithe qe shkelim ne te ,vit pas viti ,shohim se si gradualisht ai shkon drejt asgjesimit. Banesat qindravjecare shkaterohen per te ngritur vila komode por aspak ne vendin e vet ne ate fshat. Imagjinoni sikur ky shteti jone me largpamesi , vetem ne keto tre qendra banimi qe permenda, te kishte ngritur nje turizem “arkaik”. Do te ishte nje mrekulli. Turizmi do te kishte te tjera vlera dhe vete fjala Shqiperia turistike do te thoshte shume me teper.
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 09:48:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015