HISTORI DASHURIE NGA VAJZA E NATES Ishte data 30.04.2012 kur u - TopicsExpress



          

HISTORI DASHURIE NGA VAJZA E NATES Ishte data 30.04.2012 kur u takova për herë të parë me një femër që ndjen si unë. U njohëm rastesisht në facebook, më bëri kërkesë miqësie. Me aq sa pash në foto më pëlqeu, ishte tepër e mirë. Kisha kohë që prisja të njihesha me ndonjë vajzë dhe ja, fati më erdhi dhe mua në derë. E pranova ftesën dhe filluam të flisnim gjatë në inbox derisa më kërkoi numrin e celularit. Sapo ia dhashë numrin më telefonoi, më bëri për vete ai zë. Flisnim gjatë në telefon, shkëmbenim mendime nga më të ndryshmet, pak nga pak po dashurohesha me atë njeri. Vendosëm të takoheshim. Meqënëse jemi nga qytete të ndryshëm vendosëm të takoheshim në Durrës, gjysëm rruge unë, gjysëm ajo. Ajo kishte makinën e saj dhe arriti para meje. Si për inat furgoni me të cilin po udhëtoja u prish rrugës dhe unë u vonova që në takimin e parë. Ishte pak me nerva por kaloi... Kur u takuam më filluan të dridhurat, fillova të kisha emocione që nuk i kisha provuar më parë. Hipa në makinën e saj dhe shkuam diku për kafe. U ulëm në një lokal në breg të detit e filluam të flisnim më shumë për jetët tona e për lidhjet që kemi patur. Nuk ngopesha duke e parë, ishte aq e mirë... Pasi mbaruam kafen u ngritëm për të gjetur ndonjë vend ku të kishim më shumë privatësi. Ndaluam në mes të pyllit të Golemit, ajo shtriu sediljen dhe unë u ula në prehërin e saj. Po dridhesha nga emocionet, i afrohem dhe i puth ëmbël buzët. Më pa, qeshi dhe filloi të më prekte të gjithë trupin e të putheshim me epsh. Hera e parë që puthja një femër ashtu, e ndjeja shumë, nuk ngopesha... Aty u lidhëm dhe më premtoi që nuk do më linte për askënd e për asgjë, e të them të drejtën e mbajti fjalën. Gjithë këto muaj i kemi kaluar bashkë, kemi fjetur e kemi bërë pushimet bashkë. Me pak fjalë lidhja jonë vazhdon edhe sot e kësaj dite, jemi pak larg por bëjmë të pamundurën që të takohemi sa më shpesh. Gjithë kjo pritje ka vlejtur pasi unë në tetor filloj shkollën në Tiranë dhe do bashkëjetojmë të dyja. Eshtë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë, e kam jetën time e të uroj mos ndahemi asnjëherë!
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 12:28:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015