HORROR +18 Pershendetje! E di qe kjo qe do tregoj tani ndoshta - TopicsExpress



          

HORROR +18 Pershendetje! E di qe kjo qe do tregoj tani ndoshta nuk do ta besoni.... Kjo ngjarje me ka ndodhur ne Maj te ketij viti. Une jam studente dhe si e tilel kam qendruar ne konvikt. Ishte ora 8 e mengjesit dhe une gjendesha e shtrire ne krevat zgjuar. Nuk kisha mesim ate dite. Dy nga shoqet e dhomes sapo dolen nga dera per te shkuar ne shkolle. Ne jemi 4 vajza ne dhome, shoqja tjeter ishte para pasqyres dhe po behej gati per te ikur por theksoj nuk e kisha pare se cfar rrobash kishte veshur se nuk ja vura re. Une qendroja shtrire kthyer perball me te. U ktheve nga ana tjeter per tu ngritur per te marr tel siper mbi raftin qe kemi mbi krevat te varur ne mur. Ne momentin qe zgjata doren ndjeva qe doren ma ulen me force, ne ato momente mu mbyllen syte dhe me kthyen me fytyre nga tavani . Mendova per nje moment kur me zuri gjumi qe po shikoj enderr por jo, ne moment me shfaqet kjo shoqa me nje bluze Jeshile dhe xhisne me shfaqet para syve dhe me pas u be si hije dhe mu hodh siper duke me zene frymen. Ndjeja nje dore qe shtrengonte ne bark dhe nje tjeter me kishte kap doren. Doja te ngrihesha dhe nuk levizja dot po perpelitesha ne krevat, hapja gojen per te bertitur por nuk nxirrja dot ze.. Ne mendjen time kalova nje mendim duke thene - une nuk flas me per ju ( duke qene se me pelqente shume te degjoja gjera me shpirtra. dhe hije). . . Hija qe ishte mbi mua sapo mendova ate mendim me shtrengoj me teper sikur donte te me thoshte qe jo ti fol per ne qe njerzit te besojne se ne jemi ketu. Perseri me mendjen time thashe -Un besoj tek juve.. Ne ato momente degjova nje ze qe me tha -Ashtu te lumte, dhe menjehere me leshoj dhe u ngrita me shpejtesi nga krevati duke pare te dal nga dritarja nje hije te zeze. Sapo u ngrita po dridhesha dhe nisa te qaj. Shoqa e kish pare te gjithe skenen dhe me thote - Cfare ke, pse qan, te pashe qe kishe hap gojen dhe levizje koken sikur po bertisje. Por me e cuditshmja ishte se kur u ngrita dhe pashe kete shoqen kishte te njejtat rroba sic mu shfaq ne fillim ajo hija mua. Pra kishte marr pamjen e shoqes time ne fillim. Ne momentin kur pash shoqen time me ato rroba u tmerrova dhe me shume. Ne moment kam marr mamin ne tel dhe duke qare i tregova cme ndodhi. Qe nga ajo here nuk me eshte shfaqur me . Ju betohem ka qene mengjesi me i tmerrshem qe kam kaluar ndonjeher dhe ditet ne vazhdim kisha frike te rrija me vetem ne dhome.. #ola
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 21:45:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015