Hasani i grave Zoti Kryeministër në ikje, nga anët e mia, - TopicsExpress



          

Hasani i grave Zoti Kryeministër në ikje, nga anët e mia, andej nga Mati thuhet një shprehje tallëse. Ja dëgjoja gjyshes në fshat kur ironizonte ndonjë komshi që e tepronte me llafe grash. “Është bërë si Hasani i grave” –thoshte gjyshja ime rahmet pastë. Nuk e pyeta kurrë se kush ishte e ç’kish bërë në jetë ky Hasani që emri i kish mbet ne histori si Hasani I grave dhe të shkretit turpi e tallja s’ju shqit as nën dhe. Një koleg në redaksi, sot ishte në dilemë nëse duhej të publikonte shënimin tënd të rradhës në FB. U ula dhe e lexova! Mu përvesh fytyra, gati më prishe gjakun sepse u shfaqe Ti. U shfaqe si dikur thashethemaxhi, tallës, fyes, vulgar (me keqardhje e them këtë epitet sepse mendoj që je njeri që i ke disa vlera për pluralizmin). Por ku mu kujtua Hasani i Grave, dhe qesha mjaftueshëm për të mos u trembur. Sepse të them të drejtën, ti ende tremb pak. Ndonjëherë duket sikur do kthehesh sërish, ose më keq akoma, s’do ikësh kurrë. Vazhdon të merresh me “piktorin”, kur 8 vite ishe vetë në pushtet. Si është e mundur që i gjithë ekipi qeveritar paska bërë namin nën hundën tënde? Në qoftë e vërtetë, jazëk ty. Do të kenë hutuar llafet e lagjes, kështu është kur nuk punon, e merresh me llafe lart e poshtë nëmbledhje të qeverisë dhe mbledhje të grupit. Nuk e paske bërë punën tënde mire. Ndaj more atë që meritove! Ekipi mund të jetë mediokër, mund të jetë i pasur dhe me vila.Unë si qytetare do lutesha të ishin të ngopur, sepse uria zakonisht ti errëson sytë. Ka qënë një reklame e viteve -90 tek Rai, “nuk shohin sytë, nga uria”. Në paçin vila ata, ti gëzojnë kryeministër sepse po te qe për të numëruar pasuritë do duhej të niste nga ju. Edhe nëvitin 2005, vajza juaj ishte një nga emrat që u listua tek të pasurit. Në atë kohë dole dhe the me krenari: C’prisnit smirëzinj që vajza ime, Gita, të ishte e varfër?! Pastaj vetë na ke mësuar në këto vitet e fundit që Shqipëria nuk është si Evropa, në krizë. Shqipëria është parajsëekonomike. Pse të ka hyrë sherrime pasurinë tani? Në shënimin e rradhës, më zuri syri një etiketim te stilit tënd. Përmendje të fejuarën e njërit prej ministrave më të rinj të kabinetit. Një vajzë re, e studiuar në Paris dhe që në asnjë çast nuk ka kundërmuar vulgaritet. E etiketoje pa ngurim,e sulmove pa mëshirë! Dhe të mendosh se mund të ishe gjyshi i asaj. Mu duk e rëndë, edhe pse ndoshta ata që janë në politikë janë regjur mirë më deklaratat etua, dhe kushedi nuk ju ngec supa në fyt në këto ditë pushimesh. Ndoshta kemi nisur një gabim tëri zoti Berisha, por është shumë e rëndësishme që gabimi i përsëritur, nuk je me ti. Kishe një shans që të largoheshe si njëeuropian nga zyra që tregove se e deshe si ballkanas. Por duket fushës, që këto gjërat me Europë brenda, janë vetëm fasada jote prej kohe të vjetër. Mu ndërmende më atë pardesynë bezhë të viteve ‘90 tani. Është një pardesy tipike e viteve të komunizmit dhe e rishoh shpesh nëpër foto familjarësh dhe filmash të vjetër. Kapitalizmi të solli me kostume elegant por modeli i pardesysë së vjetër, mbeti gozhdë në mendjen dhe ndërgjegjen tënde. Bëj si të duash, në daç ik, e në daç rri. Tani mënyrat e tua s’kanë më rëndësi. Lutu që kur unë të jem gjyshe, të mos jem aq spec djegës sa t’ju tregoj nipërve e mbesave për Hasanin egrave.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 19:43:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015