Hetim Dritan Priftit, dha leje të dubluara për minierat në - TopicsExpress



          

Hetim Dritan Priftit, dha leje të dubluara për minierat në Bulqizë. Tiranë - Me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shefit të akuzës në Tiranë, task-forca rihap hetimet për lejet minerale në Bulqizë të dhënë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Tre ditë pasi ish Ministri i Ekonomisë, Energjitikës dhe Tregtisë Dritan Prifit u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, A1Report ka mundur të zbardhë detaje në lidhje me dosjen hetimore ku Prifti është pyetur në cilësinë e deklaruesit. Burime nga Task Forca e Prokurorisë së kryeqytetit konfirmuan për A1Reprot se bëhet fjalë pikërisht për një sipërfaqe minerale në bulqizë e cila me firmën e Priftiti nga një subjekt privat i ka kaluar një tjetri në vitin 2010. Për të njëjtën çështje janë kryer hetime në 2010, por janë pezualluar. Ka qenë kërkesa e Kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla që këto hetime të rihapen e të shihet përgjegjësia ligjore e të gjithë aktorëve. Kohët e fundit lufta për posedimin e kromit ka shkaktuar shumë viktima në Bulqzië, ku vetëm javën e kaluar një 40-vjeçar u ekzekutua në pritë, ndërsa policia deklaroi se ka dyshime se vrasja lidhet me biznesin e kromit.
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 11:25:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015