Histori dashurie Ajo e shikonte gjithë dashuri në kohën që - TopicsExpress



          

Histori dashurie Ajo e shikonte gjithë dashuri në kohën që dhëndri, i shoqi i saj tha “Po”, edhe pse martesa nuk u bë në gjendjen civile por në krevatin e spitalit. William Kent 24 vjeç nuk ishte në gjendje të fliste por as të mos fliste kur u lidh në martesë me të dashurën e tij të zemrës qysh në fëmijëri Emma. 25 vjeçarja Emma tregoi se i shtrëngoi dorën në vend që të thoshte po në shenjë pohimi se donte të martohej me të. “Kjo nuk ishte si çdo martesë tjetër, ajo u bë në mënyrë të shpejtë sepse nyk premtonte koha. William më premtoi se do martoheshim para se ai të vdiste pas diagnozës së bërë në muajin prill”, rrëfen Emma e përlotur. sëmundja rëndoi sistemin e tij nervor duke e bërë komunikimin thuajse të pamundur. Ajo tregon se pasi mësuan se William kishte vetëm një javë jetë, organizuan gjithçka për tu martuar në spital të rrethuar nga të afërmit e tyre. Infermieret zbukuruan dhomën e tij si për dasmë dhe një ceremoni prekëse u zhvillua në Nottingham City Hospital. I përlotur ai bëri betimin e tij me një kod që ata kishin vendosur më parë, duke shtrënguar dorën dhe më pas shkëmbyen unazat, situatë që e kishin menduar krejt ndryshe. “Vëllai im Jason dhe motra Emily mbanin unazat, ndërsa Katie mikja ime na ndihmoi të zyrtarizonim gjithçka. Ndërsa motra e tij Rachel tha se kjo ishte dita më e lumtur për vëllanë e saj. Ne u takuam në klasë të parë dhe qëndruam të lidhur për vite me radhë deri sa u martuam kështu, mes lotësh, në nisje të një jete të re dhe në prag të vdekjes”, tregon Emma, Ata studiuan bashkë në universitet dhe pasi u diplomuan vendosën të jetojnë bashkë, ndërsa Willaim i kërkoi dorën Emmës 3 vjet më parë ditën e Shën Valentinit në shtëpinë e prindërve të saj. Por e ardhmja e tyre u pengua pas trajtimit nga sëmundja e kancerit që preku të riun.U martuan me shpejtësi në 22 shtator, por ai vdiq 11 ditë më vonë, duke e bërë Emmën nga nuse të ve. Emma vijon më tej duke thënë se kishin kaluar gjithë jetën bashkë dhe se madje kishin përzgjedhur edhe emrat e fëmijëve…por tashmë çdo gjë dështo
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 18:55:51 +0000

Trending Topics




© 2015