Hito Çako E pashqyrtuar Shko te: navigacion, kërko Hito - TopicsExpress



          

Hito Çako E pashqyrtuar Shko te: navigacion, kërko Hito Çako (3 mars 1923, në Progonat të Kurveleshit) ushtarakë shqiptar. Arsimin e mesëm e përfundoi në Sarandë. Gjatë kësaj kohe punonte si shegert në Sarandë. Merr pjesë aktive në lëvizjen nacionalçlirimtare. Me datë 28 maj 1944 i jepet detyra e komisarit të Brigadës së 5-të. U shqua veçanërisht në luftimet për çlirimin e Lurës, marrjen e kalasë së Prizrenit dhe çlirimin e qytetit të Prizrenit. Më 9 maj 1945, Hito Çako emërohet komandant i Divizionit të Parë, detyrë të cilën e kryen deri më 15 gusht 1945. Duke qenë në detyrat më të larta në krye të ushtrisë, gjenerali Hito Çako mbaron tri akademi ushtarake, përkatësisht atë “Frunze” në Moskë (1950-1954), akademinë “Voroshillov” po në Moskë (të cilën e nisi pas tri vitesh punë), e më vonë Akademinë Detare në Leningrad. Të tri këto akademi i mbaron me rezultate të shkëlqyera. Në gusht 1960 arrestohet kundëradmirali Teme Sejko, komandanti i Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë, për "tradhëti ndaj Atdheut”, dhe “agjent i shërbimeve sekrete sovjetike dhe amerikane, e Asfalisë greke”. Enver Hoxha, emëron si dorë të fortë e më të besuarin në krye të FLD, kundëradmiralin Hito Çako. Emërimi në këtë detyrë të rëndësishme i Hito Çako, që ishte edhe anëtar i Komitetit Qëndror të PPSH, e që nuk ishte me profesion detar, më tepër kishte ardhur për funksion politik, për të menaxhuar këtë situatë kritike që po kalonin marrëdhëniet [[Shqipëria|Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, reflektuar me incidente e situata të paparashikuara në FLD, e në veçanti në bazën e Pashalimanit. Në shtator 1961, pas tre vjetësh në detyrë, me vendim të Këshillit të Ministrave, largohet nga kreu i Flotës Luftarake Detare gjeneral Hito Çako, e në vend të tij emërohet kundëradmirali Abdi Mati, një nga specialistët më të mirë të marinës luftarake, deri në atë kohë zëvendës i Hito Çakos. Me datë 15 janar 1962 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor i jepet grada e gjeneralit. I jepet titulli "Hero i Popullit". Ka kryer detyra të tjera të larta si Drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe zëvendësministër i Mbrojtjes. Në Pleniumi i 5-të të Komitetit Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë (25 korrik 1974-26 korrik 1974), u dënua veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut, ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike. Beqir Balluku u përjashtua nga Komiteti Qendror (KQ) dhe partia, duke u shkarkuar njëkohësisht nga të gjitha funksionet shtetërore. Më 10 tetor 1974, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQPPSH, dënohet veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tij, gjeneralëve të njohur të ushtrisë shqiptare si Petrit Dume dhe Hito Çako, duke i “zhveshur” nga funksionet partiake e shtetërore. Grupi i gjeneralë u akuzua për veprimtari anti-parti, për hartimin e "Tezave të zeza" dhe "Teorisë së rrëshqitjes. Në Pleniumin e 6-të të KQPPSH (16 dhjetor 1974-17 dhjetor 1974), Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume e Rahman Përllaku, të cilësuar “armiq të partisë dhe të popullit”, vihen në pranga (ndalimi u krye mbasditen e datës 16 dhjetor 1974) brenda në sallën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Hito Çako iu drejtua në Plenum, Enver Hoxhës: “Nuk jam aspak revizionist, por një komunist i vendosur deri në fund të jetës sime. Revizionistët shiko se mund t’i kesh aty pranë vetes dhe duhet t’i përcaktosh!“. Në pushimin mes 2 seancave të Pleniumit, Veli Llakaj (më vonë do të kryente detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore) tentoi ta ftojë për një kafe Hito Çakon. Hito Çako iu përgjigj: “Të lutem, largohu, shiko punën tënde, nuk po e merr vesh se ne po shkojmë si qeni në vreshtë dhe po e mbyllim me mut!…“ Më 5 dhjetor 1975, tre gjeneralët e lavdishëm të luftës dhe të drejtimit të ushtrisë shqiptare, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako pushkatohen në Linzë, Tiranë. Më urdhër të Kadri Hazbiu trupat e tyre u transportuan me një automjet frigorifer dhe u varrosën në Vranisht të Vlorës. Më 18 korrik 2000, pas interesimit të familjarëve, gjenden e nxirren nga një varr i përbashkët sekret në Vranisht të Vlorës eshtrat e tre gjeneralëve të pushkatuar.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 06:24:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015