| Home | About Us | AACL Board | Membership | Contact | News - TopicsExpress



          

| Home | About Us | AACL Board | Membership | Contact | News | Casting Light on Little-Known Story of Albania Rescuing Jews from Nazis By Joseph Berger The New York Times (November 19, 2013) Casting Light on Little-Known Story of Albania Rescuing Jews From Nazis Albanian American Civic League Arsllan Rezniqi rode in the back of a car used to transport Jews from Nazi-occupied Macedonia to safe hide-outs. A truck was also used and over time, Mr. Rezniqi moved 400 Jews to Decan, in Kosovo. By JOSEPH BERGER Published: November 18, 2013 There were a handful of European nations where the Nazi killing machine sputtered, but few seem more remarkable and less illuminated than Albania. Albanian American Civic League Felicita Jakoel in 1992 with her father, Josef, who was able to hide from the Nazis because of help from Albanians. Enlarge This Image Albanian American Civic League Mustafa-Pashe Rezniqui, an Albanian rescuer, in 2006. Enlarge This Image The New York Times A full picture of Albanias aid to Jews emerged in the 1990s. With ordinary Albanians moving Jews from hide-out to hide-out to elude capture, Albania saved virtually all of its 200 native Jews and 400 Jewish refugees from Germany and Austria. The country also helped spirit hundreds more over from Nazi-occupied Balkan lands. “Albania was one of the only European countries that had more Jews at the end of the war than at the beginning of the war,” said Michael Berenbaum, former project director of the United States Holocaust Memorial Museum. A full picture of that rescue emerged only in the early 1990s after the collapse of a particularly opaque and repressive Communist government and was confirmed by Yad Vashem, the Holocaust research institute, in 2007. It will be retold on Dec. 8 at the Museum of Jewish Heritage in New York, where speakers will include descendants of Albanian rescuers and of rescued Jews. Albania has practical reasons for wanting this story known. The country is seeking membership in the European Union, but its chances are hobbled by a history of ingrained corruption. At a time when Albania has promised to clean up its government, the rescue story not only highlights an episode of Albanian magnanimity, but also shows that Albanians honor their promises. The story of the rescue, said Ferit Hoxha, the Albanian ambassador to the United Nations, shows that “although we were closed under one of the fiercest Communist regimes, this nation’s people are noble and as able to deliver with courage as anyone else in Europe.” In much of Europe, the Final Solution was remarkably efficient: 90 percent of Poland’s 3.3 million Jews were killed, 88 percent of Germany’s 240,000 Jews, 77 percent of Greece’s 70,000 Jews, with similarly chilling tolls elsewhere. The exceptional difference in Albania, experts on the episode say, was rooted in a national creed called besa that obligates Albanians to provide shelter and safe passage for anyone seeking protection, particularly if there has been a promise to do so. Failure to act results in a loss of honor and standing. “It involves uncompromising protection of a guest, even at the point of forfeiting one’s own life,” wrote Shirley Cloyes DioGuardi, an organizer of the New York event whose husband, former Representative Joseph H. DioGuardi, visited Albania in the early 1990s and helped unearth details of the rescue. Another explanation, Ms. Cloyes DioGuardi says, is that in Albania, a Roman Catholic and Eastern Orthodox country until Ottoman rule led to conversions to Islam starting in the 15th century, ethnicity has always trumped religion, and piety is less than zealous. “We knew our enemies wanted to use religion to divide and conquer us, but we knew we had the same blood,” said Akim Alickaj (a-LITCH-kye), an ethnic Albanian raised in Kosovo who owns a New York travel agency and whose father helped rescue Jews. “Religion changes, but nation and blood can’t be changed.” Two other countries saved most of their Jews as well. When German occupiers ordered the deportation of Denmark’s 7,800 Jews in 1943, neighbors, colleagues and activists, in a virtually spontaneous outpouring of help and resistance, transported more than 7,000 Jews, largely by fishing boat, across a channel to neutral Sweden, according to Bo Lidegaard, editor in chief of the newspaper Politiken. Bulgaria was allied with the Nazis and turned over 11,000 Jews from occupied Macedonia and Thrace for deportation to death camps. But when an order came for deportation of Bulgaria’s own Jewish citizens, members of Parliament and church leaders pressured the government to resist, and 48,000 Jews survived. When the Nazis rolled into Albania in September 1943, taking the country over from the more lenient Italian Fascists, two Jewish residents of the city of Vlora — Rafael Jakoel and his brother-in-law — met with the mayor there. He told them, according to Mr. Jakoel’s granddaughter, Felicita, “As long as you are here, you don’t have to worry, but Germans are Germans so it’s better to go to the capital.” Rafael Jakoel and his brother-in-law went to Tirana to meet the interior minister, Xhafer Deva, of what seemingly was a fascist government collaborating with the Nazis. The minister even showed them a list of Jews whom the Germans had asked for. Nevertheless besa was so forceful that he did not turn over the list, Ms. Jakoel said. “As long as we are here you don’t have to worry,” he told them, according to Ms. Jakoel, who today, like many Albanian Jews, lives in Israel. “But if something happens to us you have to take care of yourself.” Ms. Jakoel’s father, Josef, who was 18 at the time, and his younger sister and brother were hidden in the home of Vlora’s vice mayor, mingling with his own children. Later the Jakoels hid with a family in the town of Kavaje, scrambling into a garden whenever the Germans approached. When three first cousins were seized, Mr. Jakoel and his brother-in-law returned to Tirana, found go-betweens who had good relations with the Germans and were able to buy the cousins’ release for 3,000 gold coins, Ms. Jakoel said. Many of the rescues took place in Nazi-occupied Kosovo, which is heavily populated with ethnic Albanians and was then part of Yugoslavia. Mr. Alickaj, 59, the New York travel agent, recalled in an interview that his father, Arif Alickaj, was executive secretary of the municipality of Decan and, using popular Muslim names, issued false identifications to allow Jews — many of them refugees from Macedonia and Serbia — to travel to Albania. He too was asked for a list of Jews but insisted there were none, Mr. Alickaj said. Mr. Alickaj’s friend, Arsllan Rezniqi, a grocer, owned a truck that picked up fruit and vegetables from Macedonia, and over time he transported 400 Jews to Decan. Word had come from ethnic Albanians in Macedonia that their Jewish neighbors were in jeopardy. Mr. Rezniqi’s great-grandson, Leka Rezniqi, 28, an anchor of a television news show in Pristina, Kosovo’s capital, said in a telephone interview that Mr. Rezniqi even built a house in the garden as a shelter for refugees. Albanian neighbors knew Jews were hiding on the property and never exposed them. “They knew that Arsllan gave them besa so he could not be betrayed,” said Leka Rezniqi. Mr. Rezniqi’s great-grandfather arranged for havens among the families living in the small mountain villages outside Decan, which he correctly guessed the overstretched Germans forces would seldom visit. “The Germans had checkpoints,” said Mr. Alickaj. “But our local people knew how to avoid them. They always had back routes.” A version of this article appears in print on November 19, 2013, on page A9 of the New York edition with the headline: Casting Light on Little-Known Story of Albania Rescuing Jews From Nazis. Rrëfimi për shqiptarët shpëtimtarë të hebrenjve i tregohet botës “Shqipëria ishte një prej shteteve të vetme në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillim të saj”, ka thënë Michael Berenbaum, ish-drejtor i projektit të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një pasqyrë e plotë e shpëtimit doli në pah vetëm në fillim të viteve nëntëdhjetë pas rënies së qeverisë represive dhe shtypëse komuniste. Joseph Berger New York, 19 nëntor (NYT) - Kishte një numër goxha të madh shtetesh evropiane, ku makineria vrasëse naziste, bëri kërdi, por pak prej tyre duken më të shquara dhe më pak të zbardhura sesa Shqipëria. Me shqiptarët e thjeshtë që bartnin hebrenj prej një vendi sekret në një tjetër që t’i shmangnin prej rrëmbimit, Shqipëria shpëtoi të 200 hebrenjtë e vet dhe 400 refugjatë hebrenj prej Gjermanisë dhe Austrisë. Vendi gjithashtu kishte ndihmuar edhe qindra të tjerë të iknin prej tokave ballkanike të pushtuara prej nazistëve. Shpirtmadhësia shqiptare “Shqipëria ishte një prej shteteve të vetme në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillim të saj”, ka thënë Michael Berenbaum, ish-drejtor i projektit të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një pasqyrë e plotë e shpëtimit doli në pah vetëm në fillim të viteve nëntëdhjetë pas rënies së qeverisë represive dhe shtypëse komuniste, dhe ishte konfirmuar prej “Yad Vashemit”, institutit për kërkime të Holokaustit në vitin 2007. Do të rrëfehet edhe njëherë kjo më tetë dhjetor në Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në New York, ku folësit do të jenë pasardhës të shpëtimtarëve shqiptarë dhe të hebrenjve të shpëtuar. Shqipëria ka arsye praktike që ky rrëfim të rrëfehet. Shteti po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por mundësitë e saj janë zbehur për shkak të korrupsionit të rrënjosur. Në kohën kur Shqipëria është zotuar ta pastrojë qeverinë e saj, rrëfimi i shpëtimit të hebrenjve jo vetëm që vë në pah një episod të shpirtmadhësisë shqiptare, por gjithashtu tregon se shqiptarët mbajnë fjalën e dhënë. Rrëfimi i shpëtimit, ka thënë Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në Kombe të Bashkuara, tregon se “megjithëse ishim të mbyllur nën një prej regjimeve më të ashpra komuniste, këta njerëz të këtij populli janë fisnikë dhe të zotë të tregojnë kurajë sikur gjithë të tjerët në Evropë”. E veçanta e Shqipërisë Në shumicën e Evropës zgjidhja finale ishte jashtëzakonisht efikase: ishin vrarë 90 për qind e 3,3 milionë hebrenjve të Polonisë, 88 për qind e 240 mijë hebrenjve të Gjermanisë, 77 për qind e 70 mijë hebrenjve të Greqisë, me shifra të ngjashme edhe në vendet e tjera. Ndryshimi përjashtues në Shqipëri, kanë thënë ekspertët që e njohin çështjen, ishte i rrënjosur në bindjen kombëtare të quajtur “besa”, që e obligon shqiptarin t’i bëjë konak dhe përcjellje të sigurt kujtdo që kërkon mbrojtje, në mënyrë të veçantë nëse ishte dhënë besa për një gjë të tillë. Shkelja e besës do të ishte humbje e fytyrës së shqiptarit. “Besa kërkon mbrojtjen e pakusht të mysafirit, madje edhe nëse vjen puna te dhënia e jetës së vetë të të besatuarit”, shkruante Shirley Cloyes DioGuardi, organizatore e ngjarjes së New Yorkut, burri i së cilës, ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Joseph J. DioGuardi, vizitoi Shqipërinë në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe ndihmoi në hedhjen e dritës së shpëtimit të hebrenjve prej shqiptarëve të besatuar. Një tjetër shpjegim, thekson zonja Cloyes DioGuardi, është se në Shqipëri, një shtet me ortodoksi lindore dhe katolicizëm roman deri me ardhjen e sunduesve osmanë, gjatë sundimit të të cilëve nisën konvertimet në islam në shekullin pesëmbëdhjetë, etniciteti gjithnjë ka qenë në epërsi karshi feve, dhe nderi është virtyt mbisundues. “Ne e dinim se armiqtë tanë turreshin të shfrytëzonin fenë për të ndarë dhe pushtuar, por ne e dinim se na rridhte i njëjti gjak nëpër vena”, ka theksuar Akim Aliçkaj, një shqiptar etnik i rritur në Kosovë, i cili është pronar i një agjencie udhëtimi në New York dhe babai i të cilit ndihmoi në shpëtimin e hebrenjve. “Feja ndërrohet, por kombi dhe gjaku nuk mund të ndërrohen”. Dy shtetet tjera që shpëtuan hebrenjtë Dy shtete të tjera shpëtuan shumicën e hebrenjve gjithashtu. Kur pushtuesit gjermanë urdhëruan depërtimin e 7.800 hebrenjve të Danimarkës në vitin 1943, fqinjët, kolegët dhe aktivistët, në një përpjekje të jashtëzakonshme rezistence, transportuan më shumë se shtatë mijë hebrenj, kryesisht me barka peshkimi, nëpërmjet një kanali drejt Suedisë neutrale, bën të ditur Bo Lidegaard, kryeredaktor i gazetës “Politiken”. Bullgaria ishte e lidhur në aleancë me nazistët dhe ktheu 11 mijë hebrenj prej Maqedonisë dhe Trakës së pushtuar për depërtim në kampe të vdekjes. Por kur kishte ardhur urdhri për deportim të shtetasve të vet hebrenj, deputetët dhe liderët e kishës i bënë presion qeverisë të rezistonte, dhe ishin shpëtuar më shumë se 48 mijë hebrenj. Kur nazistët kishin marshuar nëpër Shqipëri në shtator të vitit 1943, duke marrë kontrollin e vendit prej fashistëve italianë, dy banorë hebraikë të Vlorës - Rafael Jakoel dhe thjeshtri i tij - ishin takuar me kryetarin e qytetit shqiptar. Ai u kishte thënë atyre se - sipas asaj që rrëfen mbesa e Jakoelit, Felicita - “derisa ju do të rrini këtu, nuk keni pse të shqetësoheni, por gjermanët janë gjermanë dhe është më mirë të shkoni në kryeqytet”. Ata kishin shkuar në Tiranë, ku ishin takuar me ministrin e Brendshëm, Xhafer Deva, që ishte pjesë e asaj që njihet si qeveri fashiste që bashkëpunonte me nazistët. Madje ministri Deva u kishte treguar atyre një listë të hebrenjve që i kishin kërkuar gjermanët. Por, besa ishte më e fuqishme sesa kërkesa për t’ua kthyer atyre listën, thotë zonja Jakoel. “Derisa të jeni këtu, nuk keni pse shqetësoheni”, u kishte thënë atyre, thekson Jakoel, që tani, sikur shumë hebrenj shqiptarë, jeton në Izrael. “Por nëse na ndodh diçka, duhet të kujdeseni për veten”. Blerja e lirisë Babai i zonjës Jakoel, Josefi, që atëbotë ishte në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, dhe motra e vëllai i tij më të rinj ishin fshehur në shtëpinë nënkryetarit të Vlorës, duke qëndruar me fëmijët e tij. Më vonë, Jakoelët ishin fshehur në një familje në qytetin e Kavajës, duke u fshehur në kopsht sa herë që vinin gjermanët. Kur ishin rrëmbyer tre kushërinjtë e parë, Jakoel dhe thjeshtri i tij ishin kthyer në Tiranë, duke krijuar lidhje me ata që i njihnit gjermanët dhe ia kishin dalë të blinin lirimin e tyre për treqind lira, kujton zonja Jakoel. Shumë prej aksioneve të shpëtimit kishin ndodhur në Kosovën e pushtuar prej nazistëve, që është kryesisht e banuar me shqiptarë etnikë dhe dikur ishte pjesë e Jugosllavisë. Aliçkaj, 59 vjeç, agjenti i udhëtimeve në New Yorku, kujton se babai i tij, Arif Aliçkaj, ishte sekretar ekzekutiv në komunën e Deçanit dhe duke përdorur emra popullorë myslimanë, kishte lëshuar letërnjoftime të rrejshme për t’i lejuar hebrenjtë - shumica prej të cilëve refugjatë nga Maqedonia dhe Serbia - të udhëtonin drejt Shqipërisë. Edhe atij i ishte kërkuar hartimi i një liste të hebrenjve, por edhe ai kishte ngulmuar se nuk ishte asnjë, kujton Aliçkaj. Miku i Aliçkajt, Arsllan Rezniqi, dyqanxhi, kishte një kamion për transportimin e pemëve dhe perimeve prej Maqedonisë, dhe kohë pas kohe transportoi 400 hebrenj në Deçan. Kishte dalë fjala prej shqiptarëve etnikë në Maqedoni se fqinjët e tyre hebrenj ishin në rrezik. Stërnipi i Rezniqit, Lekë Rezniqi, 28 vjeç, një prezantues në një televizion informativ në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës, ka thënë nëpërmjet një interviste telefonike se zoti Rezniqi madje kishte ndërtuar një shtëpi në kopsht si strehimore për refugjatët. Fqinjët e dinin se aty fshiheshin hebrenjtë dhe kurrë nuk i zbuluan ata. “Ata e dinin se Arsllani ua kishte dhënë besën, kështu që ai nuk mund t’i tradhtonte”, ka thënë Lekë Rezniqi. Gjyshi i tij kishte aranzhuar strehimoret e sigurta në mesin e familjeve që jetonin nëpër fshatrat e vogla malore jashtë Deçanit, ku ai me të drejtë kishte supozuar se rrallë do t’i vizitonin gjermanët. “Gjermanët kishin postblloqe”, kujton Aliçkaj. “Por njerëzit tanë dinin si t’i shmangnin. Ata gjithnjë kishin rrugë anësore”.
Posted on: Wed, 27 Nov 2013 22:44:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015