Horoskopi Per Sot Dashi Dashuria ne çift do jete gjate gjithë - TopicsExpress



          

Horoskopi Per Sot Dashi Dashuria ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni me gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje do kenë mundësi te mrekullueshme për takime. Mos i humbni! Ne planin financiar, edhe pse situata do jete e mire, reflektoni para se te shpenzoni. Demi Do bëni çfarë te mundni sot ne mënyrë qe marrëdhënia juaj ne çift te jete me e bukur dhe me emocionuese. Duke bashkëpunuar me partnerin do ja dilni mbanë. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë fat. Financat do arrini t’i stabilizoni shume shpejt pas një strategjie strikte qe do ndiqni këto dite. Edhe vete do habiteni nga rezultatet. Binjaket Jeta ne çift do jete shume e qete dhe aspak problematike gjate kësaj dite. Nuk do keni as debatin me te vogël dhe do ndiheni mjaft mire për këtë fakt. Beqaret do harxhojnë shume mund dhe kohe për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Mundësitë do ekzistojnë, por ata duhet te përfitojnë sa me shume. Ne planin financiar nuk do kenë asnjë problem. Gaforrja Do kuptoheni me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe për këtë arsye nuk do linde as mosmarrëveshja me e vogël ndërmjet jush. Çdo gjë do rrjedhe ashtu si e kishit menduar. Për beqaret pritet te filloje një romance e bukur dhe emocionuese. Ne planin financiar situata do jete goxha delikate për shkak te shpenzimeve marramendëse qe keni kryer. Luani Gjate kësaj dite do jeni shume romantike dhe do e bëni partnerin te ndihet si ne ëndërr. Momentet e lumtura do shumëfishohen. Beqaret do kenë disa takime dhe do fillojnë te ëndërrojnë mjaft për personin qe do kenë afër. Këshilla e yjeve është t’i marrin gjerat sa me shtruar. Financat nuk do jene aspak problematike, përkundrazi disa do kenë përmirësime. Virgjeresha Mjedisi yjor do jete mjaft i favorshëm gjate kësaj dite për te folur pa dorashka me atë qe keni ne krah. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja juaj do ece ne rrugën e duhur. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar nuk është ende koha te ndërmerrni rreziqe për ta përmirësuar situatën. Peshorja Dite shume e vështirë kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bini aspak ne një mendje me atë qe keni ne krah dhe debatet do jene te pafundme. Beqaret do influencohen pozitivisht nga planetët dhe do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar duhet te këshilloheni me specialistet ne mënyrë qe situata te përmirësohet. Akrepi Nuk do e lini për asnjë moment vetëm partnerin sot dhe kjo ne disa momente mund ta bezdise atë. Mësoni te respektoni lirinë e tjetrit dhe ta kuptoni qe çdokush ka nevoje te reflektojnë ne vetmi. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do ndihen mire për këtë fakt. Ne planin financiar mund te kryeni shpenzime me tepër sepse situata do jete e favorshme. Shigjetari Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël me partnerin tuaj vetëm qe te kaloni momente sa me te bukura me te. Gjithçka do jete e lejuar nga yjet. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume atyre qe do i joshin sepse disa do kërkojnë te tallen ose do duan thjesht një aventure kalimtare. Financat do fillojnë te përmirësohet dalëngadalë nëse tregoheni te matur. Bricjapi Do jeni mjaft sensuale me partnerin tuaj sot dhe do e përkëdhelni gjate gjithë ditës atë. Ai do ju ridashuroje. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene një dite me te qete. Beqaret qe kërkojnë aventura do jene te privilegjuar, te tjerët duhet te presin edhe pak. Situata financiare do jete komplekse. Beni kujdes me hapat qe do hidhni qe te mos e përkeqësoni gjendjen. Ujori Tregohuni me tolerante dhe me te kuptueshëm sot me atë qe keni ne krah nëse doni qe lidhja juaj te jete e mire. Ata qe kane pasur debate te forta duhet te dine edhe te kërkojnë falje për gabimet. Beqaret do ndihen keq sepse as sot nuk do mund ta gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar mund te kryeni transaksione dhe te hiqni edhe para mënjanë. Peshqit Nëse e keni gjetur tashme shpirtin tuaj binjak, duke filluar qe sot do futeni ne një etape te re edhe me te bukur. Ka shume mundësi qe te filloni edhe ndonjë bashkëjetesë me partnerin. Beqaret duhet te kenë me shume se kurrë besim tek vetja sepse vetëm kështu do e gjejnë dashurinë e shumëkërkuar. Financat duhen menaxhuar me shume kujdes.
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 06:18:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015