IKA... Ika…po të lë… I dëgjon jehonat? Po iki atje ku - TopicsExpress



          

IKA... Ika…po të lë… I dëgjon jehonat? Po iki atje ku mbaron mendimi im… Përtej atij pragu ku liria të bën frikacak dhe frika të lirë… përtej atij pragu ku dija të vret dhe vdekja të mëson… përtej atij pragu ku dëshirat prangosen dhe pranga bëhet dëshirë… përtej atij pragu ku kujtimet plagosin dhe plaga të përgjon… Ika…po të lë… Për ku nuk e di… (E c’kuptim ka të dish ku po shkon?) M’u lodhën hapat mbi të njëjtat gjurmë… (A ekziston kujtesa që harron? ) M’u cfilitën ëndrrat në të njëjtin gjumë… Ka edhe rrugë që duhen bërë në vetmi… Ika..po të lë… Po ti? Mos derdh lotë por qesh sepse të kam mësuar aq mirë të qash… (vetëm kush njeh lotin di kuptimin e qeshjes plot gaz…) Kur të të mungoj kapërce Lumin e Destineve të Tredhura dhe guxo të vështrosh larg…përtej… mes pluhurit që troku i një kali të cmëndur la pas… Ika…po të lë… Atje poshtë është qyteti, vendi ku njerëzit jetojnë të vetmuar bashkarisht… vendi ku njerëzit varrosen së bashku të vetmuar… vendi ku ne të dy vetmojmë të mallkuar në krahë të njëri -tjetrit pambarimisht… Ika… po të lë… atje poshtë është qyteti dhe më tutje s’ka asgjë… ©Artan Gjyzel Hasani
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 23:16:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015