• INTER: SHTATE RISITE E VALTER MAZZARRIT. #Motivimi – Puna e - TopicsExpress



          

• INTER: SHTATE RISITE E VALTER MAZZARRIT. #Motivimi – Puna e teknikut filloi në një situatë të vështirë. Në Pinzolo e priti një skuadër jashtë Evrope me shumë probleme dhe me një mungesë të madhe besimi për të ecur përpara. Tekniku ziklatër punoi më shumë në anën mentale të tyre dhe e bëri në mënyrën më të mirë ashtu siç bëri në fillimin e aventurës me Napolin. #Kondicioni – Të gjithë ishin të bindur se ziklatrit nuk do mund të ri-ngriheshin kaq shpejt dhe konsideroheshin si një skuadër e lodhur, por Maxarri shumë shpejtë vendosi diktatin e tij në forcimin përgatitjeve atletike. 3 muaj më parë Stramacioni la një skuadër që me vështirësi përballonte 90 minutat dhe haste shumë probleme edhe me skuadrat e vogla, tashmë situata ka ndryshuar dhe përgatitja e lojtarëve të Interit është e lartë. Mungesa e pjesmarrjeve në Kupat e Evropës, është në favorin e tyre për të pasur më shumë mundësi për të përgatitur një ndeshje. #Mbrojtja – Një vit më parë ishte reparti më i dobët duke pësuar shumë gola edhe me gabime elementare. Por këtë sezon shumë gjëra kanë ndryshuar dhe padyshim që një faktor i rëndësishëm është ish-mbrojtësi i Napolit, Kampanjaro që ka qenë stërvitur edhe më parë nga Maxarri. Ai e mori me vete te Interi dhe menjëherë e përshtati duke e shëndrruar në një lojtar kyç. Ai ka vënë në ekulibrat e duhura dhe Juan Jesus, ndërsa prapa është Handanovic që garanton qetësinë e nevojshme. #Titullarët – Përtej modulit 3-5-1-1, Tekniku Maxarri ka përshtatur skemat e tij në varësi të lojtarëve që ka në dispozicion. Disa nga futbollistët janë të pazëvendësueshëm. Kështu në portë është Handanovic, në mbrojtje Kampanjaro, Ranokia dhe Juan Jesus, në mesfushë Kambiaso është kyç në fazën mbrojtëse, Guarin në të djathtën ndërsa Taider garanton cilësi në qendër. Të gjithë këta emra kanë treguar një formë të jashtëzakonshme dhe ti zëvendësosh është vështirë ose gati e pamundur. #Kundërsulmet – Maxarri po luan një skemë të re me Jonathan në të djathtë duke sulmuar në mënyrë më efikase nga krahët. Të dy mbrojtësit e krahut luajnë shumë mirë edhe në fazën sulmuese dhe ky është një avantazh për Interin. #Faktori Alvez – Palasio shënon, Guarin ka kontributin e vetë, ndërsa Milito është kthyer, Kovacic garanton të ardhme, Taider një realitet i bukur, por mbi të gjitha është Riki Alvarez, që po tregon se është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai luan në pozicionin e Kaka-së së dikurshëm te Milani. Është shumë punëtor dhe i shërben mjaft mirë Palasios. #Cambiaso – Ai është dora e trajnerit në fushë. Me një detyrë të dytë mbi supe dhe me një përvojë të madhe, Estebian Kambiaso ka një freski për tu pasur zili. Rikuperon shumë topa në fazën mbrojtëse dhe punon shumë mirë në atë sulmuese, duke i lehtësuar punë skuadrës
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 17:45:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015