Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur në lidhje - TopicsExpress



          

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur në lidhje me atë njeri të cilin e ka prekur “shigjeta e helmuar e Iblisit”[1], pra, si të kurohet ky njeri? Ai ka thënë: “Ai njeri që është goditur me shigjetë të helmuar, duhet të bëj ç’është e mundur që pikë së pari ta pastrojë plagën, e pastaj t’i gjejë sa më shpejtë ilaçin e duhur, e në rastin konkret ilaçi gjendet në disa çështje: E para: Të martohet, se në këtë mënyrë do të gjejë prehje. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse dikush nga ju mahnitet nga bukuria e një femre, le të shkojë te bashkëshortja e tij, se ajo ka atë që ka edhe ajo.” Duke vepruar kështu, ai e shuan pasionin dhe e dobëson epshin. E dyta: T’i falë rregullisht pesë kohët e namazit, t’i përkushtohet adhurimit, lutjes, e sidomos në një të tretën e fundit të natës, si dhe të jetë i përqendruar gjatë faljes dhe leximit të Kuranit. Të lutet shpesh me lutjen profetike: “O Ti që i rrotullon zemrat! Bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde! O Ti që i orienton zemrat! Orientoje zemrën time për tek bindja ndaj Teje dhe ndaj të Dërguarit Tënd!” Nëse njeriu i shton adhurimet, përuljen ndaj Zotit dhe lutjen, Allahu ia largon brengën e tij nga zemra, ashtu siç thotë në ajetin kuranor: “Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur.” Jusuf, 24. E treta: Të largohet prej saj sa të jetë e mundur. Të largohet nga shtëpia e saj, nga puna, nga rrethi shoqëror etj; në mënyrë që të mos e shohë e as të mos dëgjojë për të[2], pasi largësia i ftoh marrëdhëniet dhe kur njeriu kujtohet rrallë, ndjenja shuhet në heshtje. Le t’i veprojë këto të tria dhe do ta vërejë ndryshimin, e Allahu e di më së miri.”[3] _____________________ [1] Është për qëllim ndjenja e fortë e dashurisë, apo pasioni i zjarrtë, që ndodh si pasojë e shikimit të ndaluar (sh.p). [2] Njerëzit thonë: “Kujtohem për ty, kur të shoh në sy” (sh.p). [3] “El Fetaua”, Vëll. XXXII, f. 5.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 14:39:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015