Info rreth klubit qe do te ndeshet Ekipi Kuksian Metalurh - TopicsExpress



          

Info rreth klubit qe do te ndeshet Ekipi Kuksian Metalurh Donetsk, klubi i dytë i qytetit industrial të Donetskut është një nga ekipet më të konsoliduara dhe të rrezikshme të kësaj faze në Europa League. Skuadra ukrainase hyn në fazën e tretë eliminatore direkt, falë rankimit që ka bërë UEFA për Ukrainën në kompëticionet europiane. Por cila është përbërja dhe si është karakterizuar ecuria e skuadrës ukrainase gjatë viteve të fundit në Europë dhe Ukrainë? I krijuar në vitin 1996, Metalurh Donetsk ka një histori të shkurtër pas krahëve por brenda pak viteve është rritur në nivelin e një skuadre të konsoliduar. Presidenti Serhiy Taruta, i njohur në Donetsk edhe për bizneset e tij të shumta, sponsorizon skuadrën që ndeshjet e shtëpisë i luan në “Metalurh Stadium” me kapacitet 5,094 spektatorë. Sezonin e shkuar, Metalurh e mbylli kampionatin në vendin e pestë, ndërsa në Europa League u eliminua gjatë turit të tretë paraeliminator nga danezët e Tromsos me rezultatin e përgjithshëm, 2-1. Skuadra e drejtuar nga
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 13:50:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015