Iniesta pranë rinovimit Andres Iniesta është shprehur i - TopicsExpress



          

Iniesta pranë rinovimit Andres Iniesta është shprehur i gatshëm për të rinovuar kontratën me Barcelonën. Lajmin e bën të ditur presidenti i klubit katalanas, Sandro Rosell në një intervistë dhënë për televizionin TV3 ku ai theksoi se njoftimi zyrtar do të bëhet gjatë javëve të ardhshme. “Iniesta është një lojtar kyç për skuadrën tonë. Besoj se lajmi i rinovimit të tij do të jetë sensacional”. Por në intervistën e tij, Rosell preku edhe disa nga problemet me të cilat është përballur klubi. “Sëmundja e Vilanovas është lajmi më i keq gjatë periudhës së presidencës time te Barcelona. Shpresoj shumë që ai ta fitojë betejën e tij me jetën. Ne tashmë kemi në drejtimin e skuadrës Tata Martinon”. Interesant është edhe momenti i përzgjedhjes së argjentinasit. Presidenti katalanas nuk ngurron të zbulojë disa detaje nga ato momente kur emrat për zëvendësuesin e Vilanovas zienin në ambjentin katalanas. “Drejtori sportiv Andoni Zubizarreta zgjodhi Martinon mes tre emrave që kishte në tryezë. Unë vendosa firmën që ai të merrte drejtimin e skuadrës. Mos prisni që t’ju zbuloj dy emrat e tjerë sepse nuk do ta bëj. S’besoj se një gjë e tillë është e drejtë.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 13:53:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015