Intervista e Edi Rames ne Top Channel mbi politiken e Jashtme te - TopicsExpress



          

Intervista e Edi Rames ne Top Channel mbi politiken e Jashtme te Shqiperise tregon me se miri kompleksion e tij te mosdijes dhe pasigurise qe ka tashme si kryeminister i ardhshem. Se pari, tha qe "një partneriteti strategjik, që shtrihet mes Italisë, Turqisë dhe Greqisë". Dikush duhet ti shpjegoje z Rama se ky partneritet strategjik egziston tashme dhe eshte pjese e nje realiteti gjeopolitik qe nuk e ka zgjedhur Shqiperia, dhe fatkeqesisht nuk eshte dhe aq i mire per Shqiperine. Madje z Rama tha se do ta rrisim kete parneritet, pa thene se si konktretish. Dikush tjeter ti thote z Rama se kjo nuk varet nga ai, por nga vete vendet e ketij trekendeshi qe tha. Se dyti, Rama tha se "Përfshirja e Turqisë në partneritetin strategjik" apo "fatkeqësisht të lënë jashtë vëmendjes së nevojshme gjatë gjithë këtyre viteve" apo "marrëdhëniet bilaterale me Turqinë do të njohin zhvillime të panjohura më parë". Dikush serish ti thote z Rama se Turqia nuk eshte lene jashte vemendjes madje gjate qeverisjes se demoktrateve investimet turke u rriten kater here dhe ka nje volum prej 1.5 miliarde dollare investimesh turkene Shqiperi ose sa 10% e PBB, ku ka me shume se 120 kompani turke te regjistruara te cilat sot zoterojne gjysmen e tregut te komunikimeve elektrike dhe telekomunikacion, banka dhe investime te tjera. Z Rama po komenton dicka qe eshte realitet per shkak se nuk e njeh aspak situaten. Perkundrazi, si kryeminister i ardhshem duhet te mendoje se cfapi duhet te beje pas kesaj. Se treti dhe se fundi, ne lidhje me raportet me Greqine, ai tha se acarimi per ceshtjen e marreveshjes se ujerave ndodhi "gjithmonë për shkaqe që janë bërë të njohura dhe që nuk kanë lidhje me qeverinë e re". Kjo eshte nje hi syve per shkak sepse e di qe Athina zyrtare e ben ate pergjegjez per rrezimin e paktit dhe sigurisht qe ka te beje me qeverine e re. Rama thote se e ka prioritet, por situata tregon se ai eshte ne pozite kaq te veshtire se nuk do tia dale dot me Athinen. Ndoshta mendon se mund te perdore efektin turk, por ne raportin Shqiperi-Greqi do ti dale edhe per keq. Si perfundim, Rama jo vetem qe nuk njeh politiken dhe prioritet e Shqiperise ne politiken e Jashtme dhe realitetin gjeopolitik ne te cilin ndodhet Shqiperia, por perkundrazi, ai mund te fuse ne nje qorrsokak vendin.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 21:05:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015