Intervistë e Kryetarit te Ballit Kombëtar Demokrat, zoti Artur - TopicsExpress



          

Intervistë e Kryetarit te Ballit Kombëtar Demokrat, zoti Artur Roshi, dhene gazetarit Beqir SINA botuar ne Gazeten Amerikane DIELLI November 7th, 2013 Roshi : Rruga e vetme e shqiptarëve, është e djathta, integrimi në BE, dhe një integrim të territoreve gjithë shqiptare / Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, në një intervistë të posaçme duke folur nga Tirana, tha se “ Balli Kombëtar Demokrat është një parti politike që operon në tregun politik shqipëtar sipas rregullave të këtij tregu. Në vazhdimësi të ideve politike të hedhura dhe të miratuara nga Mit’hat Frashëri në 31 dhjetor 1945 në Reggiana, Emilia të Italisë.- Artur Roshi thotë se ka qenë student kur ka krijuar rininë e Ballit, pas viteve ‘90, në maj të vitit ‘92 në Tiranë. Në këtë intervistë me gazetarin Beqir Sina përsa i përket përballjes së 23 qershorit, rezulatatit që mori PBKD ai tha se kjo nuk varet nga elektorati por nga sistemi elektoral që “fundos” partitë e vogla . Rruga e vetme e shqiptarëve, për Artur Roshin, është e djathta, integrimi në BE, dhe një integrim të ekonomive të territoreve gjithë shqiptare. Ndërkohë, që pyetjes se “Ku e shikon ai Ballin Kombëtar Demokrat në të ardhmen e saj?, zoti Roshi tha se :”E shoh si pjesë të qënësishme të qeverisë së djathtë. Nuk do të këtë qeveri të djathtë në Shqipëri pa pjesëtar të kabinetit të Ballit Kombëtar Demokrat. Kjo tashmë po bëhet evidente ditë pas dite në realitetin politik të djathtë në Shqipëri. Këtë e kam jo thjesht bindje timen, por kam opinionet dhe bindjet e gjithë bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të kësaj partie.” Beqir Sina:: Për 50 vjet regjimi komunist jo vetëm që ju atemoi, por hodhi shumë baltë, ndaj partive tradicionale shqiptare . Në këtë periudhë 23 vjecare paskomuniste sa arritët ta gjeni gjeni elektoratin tuaj tradicional dhe njeriun që ishte me të vërtetë i dhënë dhe që kishte mbetur aty tek partia juaj? - Artur Roshi : Më duhet të them qysh në fillim se unë që student kam krijuar rininë e Ballit pas viteve ‘90, në maj të vitit ‘92 në Tiranë. Shkallët në hirearkinë e partisë unë i kam ngjitur 1 e nga 1, duke u formësuar politikisht sipas ideve të Mit’hatit dhe sipas drejtuesve të këtyre viteve në Shqipëri. Nuk mund të lë pa përmendur kontriboutin e zotit Hysen Selfo, si një njeri i përkushtuar për çështjen e Ballit, për çështjen e nacionalizmit shqiptar. I cili e mbylli jetën e tij me nder në shërbim të kësaj kauze. Që nga viti ‘90, unë vetë si Artur Roshi nuk kam qenë asnjë ditë jashtë Ballit në Shqipëri. Nuk kam qenë ndonjë parti tjetër politike. Natyrshëm lind pyetja: “Njerëzit ku duhet të besojnë”? Une gjykoj se një nga parimet e konservatorizmit dhe partive të djathta është parimi i vazhdimësisë. Pra, njerëzit duhet të besojnë tek historia dhe tek vazhdimësia e saj. Artur Roshi është personi i vazhdimësisië së historisë së Ballit Kombëtar Demokrat dhe të Ballit në tërësi. Ne kemi punuar dhe kemi gjetur përkrahje nga familjet nacionalste më në zë. Ajo që më bën mua më të lidhur me ta, është pasioni për të bërë realitet të ardhmen e fëmijëve tanë për të vendosur në një plan interesat e famileve tona, e familjeve të vuajtura nën regjimin e diktaturës 51 vjecare në Shqipëri. Ne kemi vizionin e duhur, energjitë e duhura, praktikën e duhur për të ecur përpara dhe për të bërë realitet interesat e familjeve tona. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë e vetmja parti politike që ka garuar në këto zgjedhje me një platformë prej 10 pikash, ashtu siç kundër ka qenë dekalogu që ka ideuar Mit’hat Frashëri , ashtu siç kundër kanë qenë pikat e nacionalizmës. Sigurisht ne nuk kemi pretenduar për tu bërë forcë kryesore qeverisëse në Shqipëri, por pretendojmë gjithsesi të jemi pjesë e qënësishme e qeverisjes së djathtë në të ardhmen në Shqipëri. Me këmbëngulje unë besoj shumë se do ta arrijmë këtë gjë. Ftoj cdo shqiptar kudo që është, në çdo vend të botës të drejtojë sytë drejt Ballit Kombëtar Demokrat, kësaj force politike që është duke u rimëkëmbur, që është e mbështetur në historinë reale, në historinë e duhur të popullit shqiptar që i ka munguar që është anatemuar për shkat të kundërshtimeve politike në këtë klasë politike që unë përfaqësoj sot. Ftoj të gjithë shqiptarët ta mbështesin këtë forcë politike qoftë edhe me një “Like” në faqen zyrtare të partisë sonë, për të na dhënë kurajo, për të qenë të gjithë bashkë të gjithë drejt një horizonti, drejt të ardhmes sonë. Fjalët e ndryshme, pse ka disa rryma, pse ka disa mendime, sigurisht që janë pjesë e jetës së njerëzve dhe do të jenë të tilla në të gjithë historikun njerëzor. Ne nuk mund t’i shmangim ato, por ajo që duhet të bëjmë është të kovergojmë për shkat të interesave të së ardhmes së fëmijëve tonë, bindjet idetë tona. Ne duhetë të lëmë gjërat e vogla dhe duhet të bashkojmë gjërat thelbësore, idetë e Mit’hat Frashërit, ato na bashkojnë. I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë të kontribuojë për prosperitetin tonë, të Ballit Kombëtar Demokrat. Beqir Sina:: Si e shpjegoni ju faktin që, partitë tradicionale, si ju nuk arrini dot të nxirrni dot qoftë edhe një deputet? në një kohë që ju keni mbështetjen e një elektorati më të madh se sa nevojitet për një deputet që ju cakton kodi zgjedhor. Artur Roshi : - Së pari, kodi elektoral në Shqipëri është hartuar sipas interesave të dy partive kryesore në vendin tonë. Këto dy parti janë mjaftuar me interesat e tyre dhe gjykoj se kodi elektoral nuk është një kod që kod që vendos në garë të gjitha partitë politikë në mënyrë të barabartë, në Shqipëri, por është një kod që bën diferencime mbi bazën e kartonit që kanë në parlament, dy partitë e mëdha. Është kodi shkaktari i parë. Së dyti, gjykoj se shumë nga ish-njerëzit tanë, ish-të përndjekur, qoftë edhe njerëz që janë formësuar edhe në këto 23 vite me idetë e djathta konservatore moderne, siç janë idetë që ne predikojmë çdo ditë nuk janë ende të konsoliduar. Pra,të ketë një diskordancë midis mendimit të tyre dhe votës që ata drejtojnë në kutitë e votimit. Pra, njerëzit duan prona, kanë një mendim katërciprisht të djathtë sepse e duan pronën për ta zhvilluar atë, e duan trashëgiminë, demokracinë dhe lirinë e individit, por nuk janë bashkë në votime. Të duash të gjitha ato do të thotë që mendimet e tua të përputhen me ideologji të djathtë e konservatore, ndërsa vota është drejtuar drejt partisë së qendrës së djathtë, drejt Partisë Demokratike. Ky është hendikapi, kemi njerëz që mendojnë sipas ideologjisë konservator, dhe votojnë partinë e qendrës së djathtë e cila mbështetet në ideologjinë liberale. Pas zgjedhjeve, kur ka fituar e djathta, pra PD, këta njerëz e kanë ndier veten jashtë pushtetit. Ky ka qenë hendikapi, njerëzit ende nuk e kanë kuptuar këtë gjë. Unë besoj se duke punuar çdo ditë këto katër vite, ne do të gjejmë mundësinë për të anoncuar, si edhe për të bërë të qartë këtë hendikap. Beqir Sina:: Kur mendoni se do të bëheni parti parlamentare, të jeni në parlament ose do të bëni një grup parlamentar? Artur Roshi : - Në qoftë se ne do të shikojmë perceptimin publik, ne kemi qenë dhe duhet të jemi parti parlamentare. Meqenëse shikojmë realitetin statistikor ne nuk jemi parti parlamentare. Meqenëse do të shikojmë të ardhmen gjykoj se ne do të jemi në 4-vjecarin e ardhshëm parti parlamentare. E djathta shqipetare nuk vjen me ne pushtet pa Ballin Kombetar Demokrat . Partia Demokratike ne Shqipëri nuk vjen ne pushtet pa bashkëpunuar fort me Ballin Kombëtar Demokrat . Në qoftë se ne nuk do te kemi një bashkëpunim midis këtyre dy ideologjive ,ideologjisë liberale që përfaqëson qendra e djathtë dhe idelogjisë konservatore që përfaqeson Balli Kombëtar Demokrat.Do të thoja se vetem keto dy ideologji do të jepnin nje produkt te qënësishëm për mazhorancën e sotme . Beqir Sina::-Sipas teje moskonsolidimi i të djathtës solli dhe humbjen e madhe që ju pësuat…? më 23 qershor …! Artur Roshi : Është një pyetje shumë inteligjente nga ana juaj. E vërteta e humbjes është ajo që sapo anoncova më lart. Njerëzit e djathtë që mendojnë ashtu siç mendoj unë ngelën të pakënaquar nga mënyra e sjelljes së Partisë Demokratike si udhëheqëse e koalicionit. Partia Demokratike është munduar gjithmonë që të ndjekë interesat e njerzëve të saj por nga vinë njerëzit e saj kjo është pikëpyetja e saj - Kur dihet se disa nga njerëzit e saj vijne shumica pasardhës nomenklaturës së hershme ish komuniste, dhe sigurisht që nuk e ka të ndaluar Partia Demokratike të ketë këta njerëz si qendër e djathtë që është dhe haptas sot janë qendër e djathtë. Mungon transparenca e saj. Deri më dje Partia Demokratike ka gënjyer njerëzit tanë publikisht duke thënë se unë do të jap pronat, do të shpërblej të përndjekurit, do të përfaqësoj interesat e këtyre njerëzve, do të përfaqësoj interesat e njerzve të djathtë realisht tradicional, të vërtetë dhe këtë gjë unë ia kam kërkuar publikisht Partisë Demokratike. Transparenca është shumë e rëndësishme në botën e qytetëruar të perëndimit. Nuk ka më vend për mungesën e transparencës. Lidershipi i ri, z. Basha ka performancën e duhur për të udhëhequr gjithë koalicionin e djathtë për të udhëhequr Partinë Demokratike nën koncepte të reja. Po sigurisht duke bashkëpunuar fort me të djathtën tradicionale. Tashmë ne nuk jemi vetëm një e djathtë tradicionale, por jemi një e djathtë që konkurojmë sipas një platforme së tregut politik shqiptar denjësisht dhe jemi të qënësishëm në të. Askush nuk mund të na anashkalojë më, kjo është e sigurt. Beqir Sina:: Ku do të jetë Balli Kombëtar Demokrat, tani në këtë opozitë ? pas zgjedhjeve të 23 qershorit Artur Roshi : Ne na duhet një rimodelim bashkëpunimi me partinë më të madhe në opozitë. “Unë nuk mund të ankohem se na mungon komunikimi, por besoj se vizioni i zotit Basha, performanca dhe sharmi i tij intelektual politik perëndimor janë mjfatueshëm për drejtimin e opozitës, të ndryshimit të konceptit të saj. Ne kemi patur një bashkëpunim të djeshëm, por duhet ta rimodelojmë këtë bashkëpunim mbi gjëra konkrete dhe mbi platforma konkrete bashkëpunuese. Gjykoj se është e bëshme dhe e pranueshme edhe nga PD kjo gjë. Bashkëpunimin z. Basha e ka kërkuar publikisht edhe me aleatët dhe publikisht edhe ne ia kemi ofruar. Besoj se së shpejti ky bashkëpunim do të rritet dhe do të jetë koherent dhe sipas një rezultati që kërkohet si opozitë në tërësi. Pozicioni i Ballit Kombëtar Demokrat si një parti konservatore moderne europiane e ideuar dhe e ngritur mbi këtë ideologji tenton drejt ngritjes së një platforme që opozita të marrë përsipër objektivat që na takojnë, që do të thotë platforma konservatore moderne europiane që do të propozojë së shpejti Balli Kombëtar Demokrat, të jetë promotor i përmbajtjes së njërës nga pjesët kryesore të opozitës shqiptare. Ne të marrim përgjegjësitë që na takojnë pse jo të jemi edhe pjesë kryesore e baraz-opozitës. Së dyti mendoj se bashkëpunimi i kësaj filozofie dhe filozofisë liberale demokratike gjykoj se do të jetë një produkt opozitar potent që kërkojnë shqiptarët, alterantivë përballë mazhorancës dhe problemeve të ditës. Beqir Sina::- Në këtë kontekst sa keni arritur ju ta shfrytëzoni ndjenjën nacionaliste jashtë trojeve për të bashkuar dhe për tu lidhur me forcat progresive që janë pro Shqipërisë etnike. Sa keni arritur ju t’i gjeni këto forca dhe t’i afroni afër vetes? Artur Roshi : Ajo që ne jemi munduar të bëjmë është të vendosim kontakte me partitë homologe në botën e perëndimit. Unë do të përmend vetëm vizitën më datën 8 të këtij muaji, i ftuar nga aleanca nacionale ne Itali, në një riorganizim që do të kryejë në prag të zgjedhjeve ndoshta që parashikohen të bëhen së fundmi në Itali. Atje jam i ftuar nga grupi i punës që drejton kongresin e kësaj partie. Balli Kombëtar Demokrat edhe në platformën e saj që do të anoncojë së fundmi për publikun shqiptar do të ftoj senatorë dhe eurodeputetë të cilët do të mbajnë kumtesa mbi filozofinë konservatore europiane për tu bërë të qartë shqipëtarëve se ne jemi seriozë, ne mbështetemi diku, mbështetemi në një histori tonën, në një filozofi ndërkombëtare, botërore, mbështetemi edhe në aleatët tanë dhe e gjitha kjo për të tërhequr dhe për të zgjuar vëmendjen e tyre politike drejt të ardhmes së këtyre njerëzve që konvergojnë politikisht. Bota Sot: – Të kthehemi edhe një herë tek zgjedhjet e fundit – 23 qershorit. Ju vetë a mendoni se partitë e vogla gabuan gjatë këtyre zgjedhjeve duke u afruar rreth partive të mëdha, e duke mos krijuar një koalicion vetë të djathtë të mirëfilltë ose edhe partitë e vogla ndonjeherë me njëra-tjetrën , si Balli Kombëtar me ose Legaliteti ose edhe disa parti që kanë një qëllim të përbashkët do të kishin nxjerrë dy-tri deputetë ose dhe një deputet të vetëm…? Artur Roshi : -Llogjika politike është shume e saktë, por praktikisht ne kemi patur një kod që nuk të lejonte një gjë të tillë, prandaj kemi dy kampe, një të majtë dhe një të djathtë dhe nuk kemi një të tretë….duke parë këtë situatë ne ishim të detyruar përtej dëshirës sonë për t’u futur në këtë çadër koalicini, pavarësisht se ne e dinim se shkonim drejt një humbjeje në këto zgjedhje. Po unë gjykoj se situata zgjedhore në këndvështrimin e kodit zgjedhor duhet të ndryshojë, besoj se gjithë faktorët politikë shqiptarë janë të interesuar për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe në të ardhmen Balli Kombëtar Demokrat mund të garojë edhe në koalicione të tjera qoftë edhe e vetme në qoftë se kodi do e lejojë për të treguar vitalitetin e saj politik, energjtë e saj të reja për të treguar se nuk ka qenë asnjëherë në këtë nivel që janë sot. Beqir Sina:: -Vijmë pak tek ndarja e Ballit Kombëtar…kujt ia referoni, ose ia dedikoni në konceptin e organizimit që patët ju atëhere? Pra, cila ishte esenca e ndarjes së teorisë suaj? Artur Roshi : Unë kam qenë që në vitet ‘90. Kam krijuar rininë e Ballit, kam qenë në forumet e Ballit dhe jam bërë sot kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat. Esencialisht, është historia ajo që të ndan, Mit’hat Frashëri ka ideuar vetëm një parti, partinë e Ballit Kombëtar Demokrat. Këtë duhet ta dijë mirë çdo ballist, madje edhe çdo qytetar shqiptar. Ne na ka dëmtuar shumë mosnjohja e historisë së kombit shqiptar, e aq më tepër historia e partisë sonë brenda-përbrenda. Është e kot të flasim sot për një gjë të shkuar. Unë jam ai që e gjeta në këtë situatë, nuk e krijova unë një situatë të tillë. Ajo që më takon mua të bëj, është që përveç përpjekjeve për të konverguar punën tonë në interes të kausës sonë të cilën e kam bërë me ndërgjegje dhe i përkushtuar rreth kësaj. Ajo që më mbetet të them është se sot në politikën shqiptare potent ndjehet vetëm një parti dhe kjo është Balli Kombëtar Demokrat. Partia tjetër me emrin e organizatës ka një trajtë të shformuar në tregun politik shqiptar pa ide dhe zhvillon aktivitetin e saj ne trajtën e përkujtimoreve historike, ndërsa Balli Kombëtar Demokrat është partia që promovon idetë politike të kausës sonë, të ideve të Mit’hat Frashërit, të përditësimit dhe përjetësimit të këtyre ideve, të ideve të konservatorizmit botëror, të implementuara në ditët e sotmë që jetojmë. Ne jemi shumë aktivë në politikën shqiptare. Ne nuk jemi për asnjë moment ‘vasalë’ të ndonjë partie tjetër, por përgjithësisht kemi marrë përsipër, besoj se do të jemi më në gjendje për t’i zhvilluar dhe për t’i update-uar në ditët në vijim. Balli Kombëtar Demokrat konkretisht në pushtetin lokal, ka 4 komuna dhe 85 këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Besimi drejtohet drejt së shkuarës, drejt punës së çdo individi. Artur Roshi ka qenë që në vitet ‘90 ideator i rinisë së Ballit pas vitit ‘90 duke mos u shkëpuutur asnjë ditë nga Balli Kombëtar Demokrat dhe kjo histori besoj është mjaft domethënëse që çdo qytetar shqiptar të drejtojë besimin drejt meje, por edhe drejt partisë që unë drejtoj. Beqir Sina::-Ku e shihni Ballin Kombëtar Demokrat në të ardhmen e saj? Artur Roshi : E shoh si pjesë të qënësishme të qeverisë së djathtë. Nuk do të këtë qeveri të djathtë në Shqipëri pa pjesëtar të kabinetit të Ballit Kombëtar Demokrat. Kjo tashmë po bëhet evidente ditë pas dite në realitetin politik të djathtë në Shqipëri. Këtë e kam jo thjesht bindje timen, por kam opinionet dhe bindjet e gjithë bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të kësaj partie. Beqir Sina:: -Sa keni arritur ta zgjeroni ju Ballin Kombëar Demokrat në pjesët e tjera të Shqipërisë, përveç atyre që kanë qenë rrënjët e Ballit Kombëtar? Artur Roshi : Idetë e Mit’hat Frashërit janë ide kombëtare dhe të gjithë e dimë që shqiptarët nuk janë në Shqipërinë zyrtare që është sot, por janë edhe më gjerë. Këto ide nuk mund të jenë thjesht për shkak të historisë atje ku është zhvilluar dhe ku ka zhvilluar organizata e Ballit veprimtarinë e saj. Ne sot jemi një parti politike që operojmë lirshëm në të gjithë tregun politik shqiptar, nga jugu në veri.. Idetë tona janë të tilla, jo thjesht nacionaliste, por demokratike të mirëqena që prosperojnë jetën e çdo qytetari shqiptar që kërkon një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij. Këto bindje dalin përtej kufijve. Reputacioni jonë, veprimtari jonë dalin përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë, përçohen në Maqedoni, përçohen në Kosovë, përçohen kudo ku ka shqiptarë dhe përkrahja jonë e këtyre idevenga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në botë ne na bën të ndihemi krenar dhe besimplotë për të ardhmen. Beqir Sina:: – E keni në plan ose në program të bëni një organizim në diasporë ose në Sh.B.A për të vepruar në kuadrin e partisë suaj ? Artur Roshi : Unë kam qenë shpeshherë në Sh.B.A, kam komunikuar me shumë shqiptarë që kanë dhënë kontribute të qënësishme për çështjen kombëtare, si presidenti i nderit i Ballit Kombëtar Demokrat z. Mihat Bakalli, është një njeri shumë i nderuar që Amerikë e shumë e shumë të tjerë që kanë dëgjuar valët e radios që ka drejtuar z. Bakalli në Sh.B.A. Ballistë që kemi firmat e tyre në arkivën tonë për kontributet që ato kanë dhënë, arkivën që ne morëm nga Nju Jorku, njerëz nga Nju Xhersi, mund të përmend z. Nexhip Dauti, Skënder Metën…në Michigam , Isuf Azemi, Adriatik Shekun. Befasues për përkrahjen që u ka bërë ideve tona , janë edhe të rinjtë Agron Rumi, z. Xhumaqi etj. Kam pasur takime mjaft mikpritëse në Cikago, Dallas, Washington, Kaliforni gjithashtu. Ne jemi shumë njerëz që mendojmë njëlloj, që duam dhe dashurojmë idetë jo thjesht demokratike, por idetë e mirëfillta demokratike dhe duam të lëm gjurmë të mirë. Në historinë e ditëve që po jetojmë jemi shumë, por nëse konvergojmë mendimet tona sigurisht që bëhemi edhe më shumë , edhe më të pushtetshëm duke lënë edhe më shumë gjurmë në historinë e kombit tonë. Beqir Sina:: – Çfarë mesazhi do të kishit për bashkëatdhetarët tanë në Sh.B.A, tek Balli Kombëtar në diasporë? Artur Roshi : Duke gjetur edhe njëherë rastin të falenderoj gazetën ‘Bota Sot’ më lejoni t’ju bëj thirrje jo vetëm ballistëve që kanë milituar në rradhët e Ballit, por më shumë pasardhësëve të tyre, fëmijëve të tyre, nipërve të tyre, të drejtojnë shikimin drejt vendit të tyre, drejt Shqipërisë, drejt ideve të Mit’hat Frashërit, të lexojnë mbi to, të drejtojnë besimin politik drejt Ballit Kombëtar Demokrat. Portat e Ballit Kombëtar Demokrat janë gjithmonë të hapura për çdo bir, nip apo bijë ballisti apo për çdo nënshtëtas amerikan me kombësi shqipëtare i cili është formësuar nën idetë repulikane amerikane, vendin e ka te kjo parti në vendin e tij. Ju bëj thirrje të marrin pjesë aktivisht, pse të mos jenë edhe deputetët e ardhshëm në parlamentin shqipëtar. Asnjëherë nuk ka për t’ju munguar dashamirësia jonë, bashkëpunimi jonë, komunikimi jonë për çdo paqartësi që ato kanë me të shkuarën tonë historike. E shkuara jonë historike është një e shkuar e mundimshme, por shumë krenare. Kështu që ata edhe ne që jetojmë në Shqipëri duhet të jemi krenarë për të ecur dhe për të bërë krenarë edhe kombin tonë. I ftoj të gjithë për të shprehur ambiciet e tyre për të garuar brenda strukturave të Ballit Kombëtar Demokrat për kandidatë për kryetarë komunash e bashkish në Shqipëri. Unë them se sot ose kurrë ka nevojë Shqipëria për kontriboutet e tyre.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 17:40:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015