Investimet evropiane në Kosovë presin sundimin e ligjit (Sapo - TopicsExpress



          

Investimet evropiane në Kosovë presin sundimin e ligjit (Sapo të përmirësohet sundimi i ligjit, investimet evropiane do të do të rriten, ka thënë ai, duke shtuar se SHBA po ashtu kanë përkrahur rolin e BE-së në Kosovë. SHBA e “kanë zemrën e Kosovës e BE e ka të ardhmen e saj”, ka thënë Zhbogar, njofton STA.) Publikuar: 13.06.2013 Lubjanë, 13 qershor – Kosova është ende konflikt i ngrirë, por rruga e saj evropiane është inkurajim i madh për reforma të mëtejme, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar. "Te të dy palët ekzistojnë frustrime të mëdha dhe kurrë nuk do ta dini se çfarë do të provokojë konflikti i madh", ka thënë Zhbogar duke paraqitur raportin për Kosovën në Këshillin e Jashtëm të Parlamentit slloven. Zhbogar ka shtuar se procesi evropian është instrument i madh për ndërmjetësim paqësor në mes të Prishtinës e Beogradit në duar të BE i cili është gjithnjë më me ndikim në Kosovë. Sipas fjalëve të Zhbogarit, përparimi në situatën e brendshme të Kosovës është i dukshëm edhe pse ai edhe më tej është “përplot kundërthënie” dhe Brukesli ka dëshirë që të ecën më shpejt. Zhbogar po ashtu ka thënë se Sllovenia në momentin që BE përgatit pakon për veriun e Kosovës, duhet të shqyrtojë projekte konkrete për atë pjesë.. Ai ka konfirmuar se të gjitha investimet e mëdha deri vonë në Kosovë kanë ardhur nga Turqia, por ka shtuar se do të vendoset këshilli i investitorëve evropianë dhe mbikëqyrja e gjyqeve tregtare të Kosovës për të lehtësuar investimin nga BE. Sapo të përmirësohet sundimi i ligjit, investimet evropiane do të do të rriten, ka thënë ai, duke shtuar se SHBA po ashtu kanë përkrahur rolin e BE-së në Kosovë. SHBA e “kanë zemrën e Kosovës e BE e ka të ardhmen e saj”, ka thënë Zhbogar, njofton STA. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme Bozho Cerar, ka vlerësuar se Sllovenia është njëra nga investueset kryesore në Kosovë dhe për këtë arsye fuqimisht përkrah fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit duke shtuar se kjo varet edhe nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. (boss) Burimi: koha.net/?page=1,13,148919
Posted on: Thu, 13 Jun 2013 09:46:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015