Ishte një njeri i varfër, i cili kujdesej për nënën, gruan, - TopicsExpress



          

Ishte një njeri i varfër, i cili kujdesej për nënën, gruan, dhe fëmijët e vet, dhe njëkohësisht punonte si shërbëtor tek një pasanik. Ishte i sinqertë në punën e tij dhe atë e kryente me përsosmëri. Mirëpo një ditë nga ditët mungoi nga puna e tij. Kjo nuk ishte traditë tek ai, më herët asnjëherë nuk mungoi! Padroni i vet në vetvete tha: “Patjetër t’ia jap një dinar më tepër që të mos mungon më. Me siguri mungon që t’i shtoj në rrogën e tij, ngase ai e dinë se kam nevojë për të”. Me të vërtetë kur erdhi të nesërmen, ia dha rrogën, dhe i shtoi në të një dinar! Punëtori nuk foli gjë, dhe nuk e pyeti padronin e vet për rritjen e rrogës. Pas një periudhe, punëtori sërish mungoi! Padroni u zemërua tepër shumë dhe tha: “Do t’ia pakësoj një dinar nga rroga!”. Dhe me të vërtetë ia pakësoi!! Punëtori as që foli gjë, dhe as që e pyeti se, pse ia zvogëloi rrogën e tij! Pasaniku u habit nga fakti se, pse punëtori i tij nuk reagoi fare, dhe e pyeti duke i thënë: “Ta rrita rrogën nuk më pyeti gjë, ta zvogëlova rrogën dhe nuk fole gjë?!”. Punëtori i tha: Herën e parë kur mungova, Allahu më furnizoi me fëmijë. Kur më shpërbleve me një dinar, thash në vete , kjo është risku i fëmijës që erdhi me të! Kur mungova herën e dytë, më vdiq nëna! Kur më pakësove nga rroga për një dinar, thash në vete, kjo ishte risku i saj dhe shkoi me të!! “Nuk ka më mirë për një shpirt, se sa të jetë i kënaqur me atë që ia dhuroi Allahu, dhe të mos varet nga njeriu se, a do t’ia shton riskun e tij apo jo! Nga arabishtja: Irfan JAHIU adm Hana.
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 15:00:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015