Ishte ora 8.30 e mëngjesit në një ditë intensive pune në - TopicsExpress



          

Ishte ora 8.30 e mëngjesit në një ditë intensive pune në spital, kur një i moshuar 80-vjecar, erdhi të hiqte të qepurat në gisht ! Menjëherë më tha se e kishte me nxitim pasi kishte një takim në ora 09.00 ! E ftova që të zinte vend pasi e dija që do duhej më tepër se një orë që dikush të merrej me të ! E shikoja teksa kontrollonte orën, me ankth, gjatë gjithë kohës ! Plaga dukej e shëruar dhe ndërsa po hiqja të qepurat, fillova një bisedë me të ! E pyeta se mos kishte ndonjë konsultë tjetër mjekësore për të bërë tek ndonjë doktor tjetër meqë e kishte me aq nxitim ! I moshuar më tha që jo, por që i duhej të shkonte në shtëpinë e kujdesit të shëndetit (azil ) për ti pregatitur mëngjesin gruas së tij ! E pyeta mbi shëndetin e saj ! Më tha që po kurohej që prej disa vitesh dhe se ishte viktimë e semundjes së Alzheimer ! E pyeta nëse gruaja do merzitej për vonesën e tij ! Më tha që e shoqja nuk e njihte më se kush ishte, kishte pesë vite në nje situatë te tillë ! I habitur e pyeta: "Dhe shkon çdo mëngjes edhe pse ajo nuk të njeh ?!" I moshuari duke buzëqeshur mu përgjigj: "Gruaja ime nuk më njeh, por unë akoma e njoh atë se çfarë është për mua " ! Mu desh që ti përmbaja lotët ndërsa i moshuari po largohej dhe mendova: "Kjo eshte lloji i dashurise qe dua ne jeten time " ! Dashuria e vertete nuk eshte as fizike dhe as romantike ! Dashuria e vertete eshte te pranosh njeri tjetrin me me cfare ka qenë, cfare eshte dhe cfare do te jete !
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 19:59:18 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015