Itali, polici i trafikut qëllon me armë kryebashkiaken Ka qenë - TopicsExpress



          

Itali, polici i trafikut qëllon me armë kryebashkiaken Ka qenë një ngjarje e rëndë ajo e konsumuar në ambientet e bashkisë së Kardano Al Kampo në provincën e Varezes në Itali. Kryetarja e bashkisë, 48 vjecarja Laura Prati e Partisë Demokratike është qëlluar tre herë me pistoletë nga një polic trafiku, njëkohësisht dhe nënkomandant i stacionit të policisë. 61 vjeçari Xhuzepe Pegoraro ishte aty për tu ankuar pasi i shpallur fajtor për mashtrim e kishin pezulluar nga detyra. Para se të arratisej ai është shprehur se më në fund kishte larë hesapet. Policisë i është dashur të bëjë një ndekje spektakolare për ta arrestuar, pasi duke pasur një arsenal të tërë në makinë ai ka qëlluar dhe sulmuar këdo që i dilte para, fatmirësisht pa plagosur njeri. Laura Prati është dërguar menjëherë në spital ku dhe është operuar, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 21:15:02 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015